Kërkim
i Avancuar
Kombinimi i dy dozave të vaksinave jep imunitet të mirë

Kombinimi i dy dozave të vaksinave jep imunitet të mirë

Marrja e dy dozave të vaksinës është shumë e rëndësishme që të kemi mbrojtje të plotë kundër Covid-it.

Mirëpo, a mund t’i kombinojmë ato nga prodhues të ndryshëm. Një studim i kryer në Angli ka treguar që marrja e dy dozave të vaksinës nga prodhues të ndryshëm (AstraZeneca dhe Pfizer) jep mbrojtje të mirë ndaj Covid-it. Kjo tregon që është krejt e sigurtë dhe efikase kombinimi i këtyre vaksinave.
Më tej, studimi ka treguar që marrja e dozës së dytë Pfizer pas dozës së parë AstraZeneca ka dhënë imunitet më të mirë se sa marrja e të dy dozave AstraZeneca.
Njëjtë, imunitet më të mirë se sa marrja e të dy dozave Astrazeneca jep edhe kombinimi doza e parë Pfizer dhe doza dytë Astrazeneca, edhe pse më pak se kombinimi i paraprak Pfizer/AZ. Pra në të dy rastet e kombinimit të vaksinave kemi pasur nivel më të lartë të antitrupave dhe qelizave imune T.