Kërkim
i Avancuar
Lidokaina

Lidokaina

Përdorimet

Aritmi ventrikular-e posaçërisht pas infarkt-it të miokardit (infarkt i miokardit) dhe anestezi lokale.

Kundërpërdorimet​​

Çrregullimet sinoatriale, të gjitha shkallët e blloqeve atrio-ventrikulare, depresion i rëndë miokard-ial; porfiri.

Efektet anësore​

Marrje mendsh, parestezi ose përgjumje (veçanërisht nëse jepet shpejt injeksioni); konfuzion, depresion respirator dhe konvulsion; hipotension dhe bradikardi (mund të çojë deri në arrest kardiak); janë raportuar edhe raste të reaksioneve të mbindjeshmërisë.

Dozimi​

Me injeksion intravenoz tek pacientët pa ndonjë dëmtim të madh cirkulator (qarkullues) jepen 100 mg në bollus gjatë disa minutave (50 mg tek pacentët e lehtë ose tek pacientët me dëmtim më të rëndë cirkulator), të vazhdohet menjëherë me infuzion të lidokain-ës 4 mg/min gjatë 30 minutave duke i dhënë nga 2 mg/min për 2 orë, pastaj nga 1mg/min; të reduktohet edhe më koncentrimi nëse dhënia e infuzionit zgjat edhe mbas 24 orësh (monitorimi me EKG dhe këshillat e specialistit për infuzion janë të nevojshme).

Format farmaceutike dhe dozat​

Aritmia:

Injeksion: 20 mg/mL 2mL amp, 5 mL amp, 10 mL amp, 20 mL amp.

Infuzion: 1 mg/mL dhe 2 mg/mL në glukozë 5% 500 mL.

Anestezik:

Tretësira për injeksion: 0.5%, 1%, 2%.

Xhel: 2%.

  • Shpërndaje: