Kërkim
i Avancuar
Metronidazoli

Metronidazoli

Përdorimet​​

Trajtimi i infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat anaerobe; infeksionet protozoale në amebiazë dhe trikomoniazë; infeksione të lëkurës, të SNQ (sistemi nervor qendror), intra-abdominale (barkut); infeksionet sistemike (në gjak) anaerobike. Lokalisht për trajtimin e akne rosacea, vaginozës (vaginale) bakteriale, kolitit (infeksionin e zorrës së trashë) pseudomembranoz të shkaktuar nga antibiotikët; në ulcerën e shkaktuar nga H. pylori në kombinim me antibiotikët tjerë.

Efektet anësore​

Marrje mendsh, dhimbje koke, ndjenjë të vjelle, diarre, humbje oreksi, ataksi (ngathtësi), konvulsione (dridhje tipike), shije metalike, neuropati, tromboflebit (infeksion venoz nga trombet), mialgji (dhimbje muskulare), ndryshim i testit të funksionit të mëlçisë.

Dozimi

– Neonatët (të lindurit para kohe), në infeksione anaerobe, oralisht (nga goja) dhe I.V (intra venoze); neonatët nën 1200 g 7.5 mg/kg çdo 48 orë;

– Neonatët nën 7ditë, 1200-2000 g, 7.5 mg/kg/ditë çdo 24 orë; mbi 2000 g, 15 mg/kg në doza të ndara çdo 12 orë;

– neonatët mbi 7 ditë, 1200-2000 g, 15 mg/kg/ditë çdo 12 orë; mbi 2000 g, 30 mg/kg/ditë çdo 12 orë.

– Fëmijët amebiazë (të infektuar nga ameba): oralisht (nga goja): 35-40 mg/kg/ditë në çdo 8 orë, (10 ditë).

– Trikomoniazë (të infektuar nga trikomona): oralisht: 15-30 mg/kg/ditë, në çdo 8 orë, (7 ditë). – Infeksionet anaerobe: oralisht:15-35 mg/kg/ditë çdo 8 orë.

– I.V (intra venoze). 30 mg/kg/ditë çdo 6 orë. – Kolit (infeksioni i zorres se trashe): oralisht: 20 mg/kg/ditë çdo 6 orë. Doza maksimale 2g/ditë:

– Të rriturit amebiazë: oralisht: 500-750 mg çdo 8 orë. – Trikomoniazë: oralisht: 250 mg çdo 8 orë (7 ditë) ose 2 g si dozë e vetme.

– Infeksionet anaerobe: oralisht ose I.V. : 500mg çdo 6-8 orë, maks. 4 g/ditë.

– Kolit: oralisht: 250-500 mg 3-4 herë në ditë, (10-14 ditë).

– Vaginozë(infeksion vaginal) bakteriale: oralisht: 500 mg 2 herë në ditë (5-7 ditë) ose 2g si dozë e vetme.

Format farmaceutike dhe dozat​

Tableta: 200 mg,250mg, 400mg, 500 mg.

Suspension: 200 mg/5 mL.

Tretësirë për infuzion: 5 mg/mL, 100 mL.

  • Shpërndaje: