Kërkim
i Avancuar
Midazolam

Midazolam

Përdorimet​

Qetësim me amnezi (gjumë), premedikacion, induktim në anestezi.

Kundërpërdorimet​​

Shih diazepamin.

Efektet anësore​

Shih diazepamin, depresion i frymëmarrjes dhe ndërprerje e saj veçanërisht pas dozave të larta apo injeksioneve të shpejta.

Dozimi​

Për sedacion (letargji) me rrugë I.V (intra venoze) gjatë 30 sekondave 2 mg. Nëse sedacioni nuk është i mjaftueshëm mund të rritet pas 2 minutash me nga 0.5-1 mg. Doza e zakonshme mes 2.5-7.5 mg (rreth 70 mcg/kg).

Për premedikim (faza para mjekimit) me injeksion I.M. 70-100 mcg 30-60 minuta para operacionit.

Për induktim me injeksion I.V. të ngadalshëm 200-300 mcg/kg.

Sedacion te pacientët në mjekim intensiv me infuzion I.V. fillimisht 30-300 mcg/kg gjatë 5 minutave pastaj 30-200 mcg/kg/orë. Doza e ulët në hipovolemi, vazokonstriksion (ngushtim i enëve të gjakut), hipotermi (ulje e temperaturës) si dhe në rastet kur përdoret një analgjetik opioid.

Format farmaceutike dhe dozat​

Injeksione: 5 mg/5mL; 15 mg/3mL.

  • Shpërndaje: