Kërkim
i Avancuar
Omega-3, acidet yndyrore kaq të dobishme për shëndetin

Omega-3, acidet yndyrore kaq të dobishme për shëndetin

Acidet yndyrore ofrojnë shumë përfitime shëndetësore për trupin dhe trurin. Në fakt, pak dietologë kanë studiuar tërësisht acidet e ngopura omega 3. Këtu janë 9 përfitime shëndetësore të acideve të ngopura omega 3 të pranuara edhe nga shkenca.

 1. Acidet Omega 3 mund të luftojnë depresionin dhe ankthin

Depresioni është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme në botë. Simptomat përfshijnë trishtimin, letargjinë dhe një humbje të përgjithshme të interesit për jetën.Ankthi, gjithashtu një çrregullim i zakonshëm, karakterizohet nga shqetësimet e vazhdueshme dhe nervozizmi.Në mënyrë interesante, sipas studimeve njerëzit që konsumojnë omega 3 në mënyrë të rregullt kanë mundësi më të vogël që të ndihen në depresion. Mbi të gjitha, kur njerëzit me depresion dhe ankth fillojnë të marrin rregullisht omega 3, simptomat e tyre përmirësohen. Janë të paktën 3 tipe të acideve yndyrore omega 3: AlA, EPA, dhe DHA. Nga të gjithë, EPA është më i miri në luftën kundër depresionit. Një studim zbuloi gjithashtu se EPA është efektiv kundër depresionit si një drogë antidepresive.

2. Omega 3 mund të përmirësojë shëndetin e syve

DHA, një tip i Omega 3, përbën ndërtuesin më të madh të retinës së syrit. Kur nuk merr mjaftueshëm DHA, probleme të shikimit mund të shfaqen. Marrja e mjaftueshme e Omega 3 është e lidhur me reduktimin e degradimit të makulës, një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të shikimit dhe verbërimit.

 3. Omega 3 mund të mbrojë shëndetit e trurit gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjithë jetës

Omega 3 është thelbësore për rritjen e trurit dhe zhvillimin e fëmijëve. DHA përbën 40% të acideve yndyrore të pangopura në trurin tuaj dhe 60% në retinën e syrit tuaj (Prandaj, nuk është për t’u habitur që foshnjat që ushqehen me një formulë të fortifikuar DHA kanë shikim më të mirë sesa foshnjat ushqehen me një formulë ku ajo mungon. (Marrja e mjaftueshme e omega-3s gjatë shtatzanisë është e lidhur me përfitime të shumta për fëmijën tuaj, përfshirë këtu:

  • Inteligjencë më të lartë;
  • Komunikimin më të mirë dhe aftësi sociale;
  • Më pak probleme në sjellje;
  • Uljen e rrezikut të vonesës së zhvillimit;
  • Ulur rrezikun e ADHD, autizmin dhe paralizën cerebrale.

 4. Omega 3 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Sulmet e zemrës dhe goditjes janë shkaku më i madh i sëmundjeve të zëmrës. Dekada më parë, kërkuesit vëzhguan se konsumimi i mishit në disa komunitete ndimhmonte në zvogëlimin e rreziqeve për sëmundjet e zemrës. Ky fakt u lidh drejpërdrejtë me konsumimin e omega-3.Që atëherë, acidet omega-3 mund të shkaktojnë një ulje të madhe të triglicerideve, zakonisht të përdorur në një përqindje rrëeth 15-30%.
Presioni i gjakut: Omega 3 mund të rrisë në mnëyrë të ‘mirë’ nivelin e kolesterolit HDL.
Mpiksja e gjakut: Omega-3 mund të bëjë që trombocitet e gjakut të mos grumbullohen së bashku. Kjo ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të dëmshme për gjakun.
Pllakë: Duke i mbajtur arteriet tuaja të qeta dhe të lira nga dëmtimet, acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në parandalimin e pllakës që mund të kufizojë dhe ngurtësojë arteriet tuaja.
Inflamacioni: Omega-3 zvogëlojnë prodhimin e disa substancave të lëshuara gjatë përgjigjes inflamatore të trupit tuaj.

 5. Omega-3 mund të zvogëlojë simptomat e ADHD tek fëmijët

Çrregullimi i hiperaktivitetit të defiçitit të vëmendjes (ADHD) është një çrregullim i sjelljes i karakterizuar nga pavëmendje, hiperaktivitet dhe impulsivitet. Disa studime vërejnë se fëmijët me ADHD kanë nivele më të ulëta të gjakut të acideve yndyrore omega-3 sesa moshatarët e tyre të shëndetshëm.Për më tepër, studime të shumta vërejnë se shtesat omega-3 mund të zvogëlojnë simptomat e ADHD.
Omega-3 ndihmojnë në përmirësimin e vëmendjes dhe përfundimit të detyrave me sukses. Ato gjithashtu ulin hiperaktivitetin, impulsivitetin, shqetësimin dhe agresionin.Kohët e fundit, studiuesit vëzhguan se shtesat e vajit të peshkut ishin një nga trajtimet më premtuese për ADHD.

 6. Omega-3 mund të zvogëlojnë simptomat e sindromës metabolike

Sindroma metabolike është një koleksion i kushteve.Ai përfshin obezitetin qendror, i njohur edhe si yndyra në bark si dhe presioni i lartë i gjakut, rezistenca ndaj insulinës, trigliceridet e larta dhe nivelet e ulëta të kolesterolit HDL të “mirë”.Është një shqetësim kryesor për shëndetin publik sepse rrit rrezikun për shumë sëmundje të tjera, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin.Acidet yndyrore omega-3 mund të përmirësojnë rezistencën ndaj insulinës, inflamacionet dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës tek njerëzit me sindromën metabolike.

 7. Omega-3 mund të luftojnë inflamacionin

Inflamacioni është një reagim i natyrshëm ndaj infeksioneve dhe dëmtimeve në trupin tuaj. Prandaj, është jetike për shëndetin tuaj.Sidoqoftë, inflamacioni ndonjëherë vazhdon për një kohë të gjatë, madje pa një infeksion ose dëmtim. Kjo quhet inflamacion kronik ose afatgjatë.Inflamacioni afatgjatë mund të kontribuojë në pothuajse çdo sëmundje kronike , përfshirë sëmundjen e zemrës dhe kancerin.Veçanërisht, acidet yndyrore omega-3 mund të zvogëlojnë prodhimin e molekulave dhe substancave të lidhura me inflamacionin, siç janë eikosanoidet inflamatore dhe citokinat.

 8. Omega-3 mund të luftojnë sëmundjet autoimune

Një rënie në funksionin e trurit është një nga pasojat e pashmangshme të plakjes. Disa studime e lidhin marrjen më të lartë të omega-3 me rënien mendore të lidhur me moshën dhe një rrezik të zvogëluar të sëmundjes së Alzheimerit.Një përmbledhje e studimeve të kontrolluara sugjeron që shtesat omega-3 mund të jenë të dobishme në fillimin e sëmundjes, kur simptomat e AD janë shumë të buta.Mbani në mendje se nevojiten më shumë hulumtime në lidhje me omega-3 dhe shëndetin e trurit.

 9. Omega-3 mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë dhe acidet yndyrore omega-3 pretendohet prej kohësh që zvogëlojnë rrezikun e kancereve të caktuara.Për më tepër, konsumi i omega-3 është i lidhur me një rrezik të zvogëluar të kancerit të prostatës tek burrat dhe kancerin e gjirit tek gratë. Sidoqoftë, jo të gjitha studimet japin rezultate të njëjta.

  • Shpërndaje: