Kërkim
i Avancuar
Pentazocina

Pentazocina

Përdorimet

Tek dhimbjet në tumoret malinje; pas traumave të rënda; pas operacioneve; në infarkt të miokardit; astmë kardiake; edemë pulmonare (ënjtje mushkërie) akute; obstruksion vaskular (bllokim të enëve të gjakut) periferik; shok traumatik; emboli pulmonare (bllokim i enëve të gjakut në mushkëri nga embola); kolika abdominale (dhimbje të forta barku), renale (veshkash) dhe biliare; premedikacion para anestezisë së përgjithshme.

Kundërpërdorimet

Rritja e presionit intrakranial (koke) ose trauma të kokës; abdomen akut (bark i fortë nga dhimbjet); stazë e bronkeve; isuficiencë (pamjaftueshmëri) kardiake; insuficiencë renale, hepatike dhe respiratore; alkoolizëm akut; delirium tremens; çrregullime të qendrës së frymëmarrjes; pacientët në varësi të opioideve (drograve), hipertensioni (rritje e tensionit) arterial dhe pulmonar.

Efektet anësore

Sedacion (këputje), somnolencë (përgjumje), eufori, deprimim i frymëmarrjes, hipotension (ulje tensioni), retension (mbajtje) i urinës, spazma uretrike (të uretereve) dhe biliare, tharje goje, djersitje, marrje mendsh, bradikardi (ulja e rrahjeve), palpitacione (crregullim i rrahjeve), hipotermi (ulja e temperaturës së trupit), halucinacione, ndryshime në mënyrën e sjelljes, vartësi fizike dhe psiqike, miozë, urtikarie dhe kruarje.

Dozimi

Oralisht (nga goja) 50 mg çdo 3-4 orë preferohet të merren mbas ushqimit (diapazoni i dozimit është prej 25 mg –100 mg); Për fëmijët nën 12 vjeç nuk rekomandohet.

Parenteralisht jepen 30 mg I.M.,S.C. ose I.V; mund të përsëritet çdo 3-4 orë. Dozat që tejkalojnë 30 mg I.V. ose 60 mg I.M. ose S.C. nuk rekomandohen. Të mos tejkalohet doza e përgjithshme ditore prej 360 mg.

Injeksioni S.C. të aplikohet vetëm nëse është e domosdoshme pasi mund të shkaktohet dëmtim serioz i indeve në vendin e injektimit.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.

Kapsula: 50 mg.

Injeksione: 60 mg/2mL.

Suposte: 50 mg.