Kërkim
i Avancuar
Petidina

Petidina

Përdorimet

Tek dhimbjet postoperative; tek dhimbjet në tumore malinje; tek neuritet e rënda; në çrregullime të procesit të lindjes, të shoqëruara me dhimbje, edemë (enjtje) pulmonare (mushkërisë) akute; në spazmat gastrointestinale (stomak-zorrë) të rrugëve biliare; si premedikacion para anestezisë të përgjithshme.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar; në gjendjet komatoze; tek deprimimi i frymëmarrjes; tek rritja e presionit intrakranial (kokë). Nuk duhet të përdoret tek të sëmurët që mjekohen me inhibues të monoaminoksidazës ose që nuk i kanë kaluar 14 ditë nga ndërprerja e mjekimit me këto barna. Efektet anësore

Efektet anësore​

Eufori e lehtë, marrje mendsh, vjellje, hipotension (tension i ulët), deprimim i frymëmarrjes, eksitim i sistemit nervor qendror (në disa grupe të sëmurësh). Dozimi

Dozimi​

Oralisht (nga goja): 50-100 mg, çdo 4 orë.

Fëmijët: 0.5-2 mg/kg; I.M. ose S.C, 25-100 mg që përsëritet pas 4 orësh.; fëmijët I.M: 0.5-2 mg/kg.

Analgjezia (heqja e dhimbjes) obstetrike I.M. ose S.C, 50-100 mg që në rast nevoje përsëritet pas 1-3 orësh. Doza maksimale është 400 mg në 24 orë.

Format farmaceutike dhe dozat​

Tableta: 50 mg, 100 mg.

Shurup: 50 mg/5 mL.

Injeksione: 10 mg/mL, 25 mg/mL, 50 mg/mL, 75 mg/mL, 100 mg/mL.

  • Shpërndaje: