Ekzistojnë lloje të ndryshme të problemeve të dëgjimit. P.sh. dhimbja e veshit mund të jetë e shkaktuar nga infeksione të nofullës, bajameve osesinus-eve. Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit që mund të ndikojnë më pas tek të mësuarit dhe tek mënyra e jetesës. Gjithashtu, edhe ekspozimi ndaj zhurmave të forta mund të dëmtojë dëgjimin. Ashtu sikundër infeksionet, edhe dermatiti në vesh mund të ndodhë si rezultat i reaksioneve ndaj ilaçeve, vënies së bizhuterive ose përdorimit të kozmetikës.
Problemet e zakonshme të dëgjimit
- Otitis media (Infeksion i veshit të mesëm) – Otitis media është një infmamancion i veshit të mesëm. Ai është një infeksion i shkaktuar nga bakteri apo virusi. Otitis media zakonisht fillon nga një e ftohur e zakonshme.
- Ngjitësit e veshit – Ngjitësi i veshit është një sëmundje kronike e otitis media që kryesisht prek fëmijët. Ky është një problem i ndërlikuar që ngjitet në veshin e mesëm, pas daulles së veshit.
- Dylli i veshit – Dylli i veshit mund të jetë një problem për disa njerëz. Dylli mund të thahet, duke krijuar një mburojë që bllokon dëgjimin. Ai mund të jetë e nevojshme që të hiqet me pastruesit e veshit ose nëpërmjet shiringave të veshit nga doktori ose infermierja. Dylli i tepruar shkakton shkarkime ose dhimbje dhe mund të sjellë dëmtim të përkohshëm të dëgjimit.
Parandalimi i problemeve të dëgjimit
Vetëmenaxhimi i problemeve të veshit, veçanërisht i dhimbjeve të veshit dhe shkarkimeve nuk është e rekomandueshme. Megjithatë, këshillat e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e problemeve të veshit:
- Mos përdorni pastrues për veshin, pasi ndonjëherë ato mund të shkojnë me thellë seç duhet.
- Nëse shkoni për të notuar, duhet të përdorni tapat e veshëve.
- Nëse punoni në ambjente të zhurmshme, vendosni mbrojtësit e veshëve.
- Kur teshtini, mos e mbyllni hundën.
Është e rëndësishme për të kontrolluar çfarëdo rasti të mundshëm që lidhet me humbjen e dëgjimit. Dëmtimi i dëgjimit tek fëmijët shpesh dyshohet, sidomos në rastet kur fëmija është i pavëmendshëm në shkollë, nuk i përgjigjet instruksioneve ose do të shohë televizor me zë të lartë. Është e rëndësishme që mjeku të ekzaminojë veshët.
Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?
Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse keni:
- Dhimbje veshi;
- Rrjedhje gjaku nga veshi;
- Dhimbje veshi dhe ndiheni në përgjithësi jo mirë;
- Keni patur më parë dhimbje qafe ose traumë në kokë;
- Keni një objekt të huaj në vesh ose që ju dyshoni se mund ta keni; dhe
- Keni përdorur një ilaç për veshin dhe nuk ka sjellë asnjë përmirësim.
Deshironi te merrni nje keshille profesionale? Kliko Ketu
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.