
Shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?
- 13/05/2022
- 0 Pëlqime
- 110 Shikime
- 0 Komente
Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.
Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:
Gjakderdhja që vjen nga implantim-i – Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë derdhje gjaku me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë.
Dështimi i shtatzënisë – Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhjen në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhjen gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakrrjedhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera.
Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë nga vagina.
Shtatzënia ektopike
Në një shtatzëni ektopik-e, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian (tubat uterine). Nëse embrion-i vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzënia ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.
Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja.
Shtatzënia molare (sëmundja trofoblastike gestacionale)
Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormal-e. Në raste të rralla, indet janë kancer-oze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit.
Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës.
Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë:
Ndryshimet e qafës së mitrës – Gjatë shtatzënisë, në mitër rrjedh gjak shtesë. Një akt seksual apo një test i indeve (që merr kampione të indeve brenda mitrës), veprimtari të cilat krijojnë kontakt me qafën e mitrës, mund të nxisin gjakderdhjen. Ky lloj gjakderdhje nuk është arsye për t’u shqetësuar.
Infeksioni – Çdo infeksion i qafës së mitrës, vaginës, ose një infeksion seksualisht i transmetueshëm (si klamidia, gonorre, herpesi gjenital) mund të shkaktojnë gjakderdhjen në tremujorin e parë të shtatzënisë.