Kërkim
i Avancuar
Vitamina C

Vitamina C

Përdorimet

Hipovitaminozë (ulje të vitaminës); gjendje paraskorbutike (para se të shfaqet skorbuti) ose hipovitaminozë; gjendje paraskorbutike ose hipovitaminozë e fshehur; diateza hemoragjike; skorbut primar; sëmundje të traktit gastrointestinal (stomak, zorrë); paradontopati (pathologji të paradontit); pas lodhjeve të mëdha; në periudhën e shtatzënisë dhe gjatë të ushqyerit të fëmijës me gji.

Dozimi

Oralisht: për profilaksinë e skorbutit 50-100 mg në ditë, ndërsa për mjekimin e tij 300 mg në ditë, në doza të ndara; për raste të tjera: 100-300 mg 2-3 herë në ditë. I.M., I.V., S.C.: 100-200 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg, 100 mg, 250 mg, 500 mg;

Injeksione: 50 mg/mL 2 mL, 500mg/5mL.

  • Shpërndaje: