Kërkim
i Avancuar
Vitaminat e grupit B: Pse kemi nevojë për to?

Vitaminat e grupit B: Pse kemi nevojë për to?

Vitamina B12 (cobalamin)

Kur ju mungon vitamina B12 (dhe folate), për shembull, mund të lodheni, ndjeheni të dobët, keni kapsllëk ose depresion. Dhe kjo është vetëm një nga llojet e vitaminës B që ju nevojiten. Për një marrje te mire të vitaminës B12, provoni mishrat ose mëlçinë e viçit.

Vitamina B6 (piridoksin)

Mungesa e B6 mund të çojë në konfuzion mendor dhe simptoma të tjera. Kur mungon kjo vitamin B, mund të sëmureni më shpesh dhe të ndjeheni të dëshpëruar ose konfuz. Ju gjithashtu mund tju behen buzët me luspa, dhe të plasaritura . Duhet vetëm një sasi e vogël e saj çdo ditë, dhe shumica prej nesh e marrin atë. Nëse dëshironi të siguroheni, preferoni me mire pula, ton, dhe mëlçine e viçit.

B1 (Thiamin)

Konsumi i alkoolit pengon thithjen e vitaminës B1. Trupi juaj mund të mos perthithë mjaft nga kjo vitamine nëse shpesh keni deshire per disa pije. Nga mungesa e saj ju mund të keni dobësi, lodhje dhe madje edhe dëmtim të trurit. Mund të çojë gjithashtu në psikozë. Kështu që merrni vitaminen B1 . Orizi i pasuruar, trofta dhe fasulet e zeza janë burime të mira.

B2 (Riboflavin)

Mishi i viçit është një burim i mirë i vitaminës B2. Shumica e njerezve marrin ne fakt riboflavinë. Kjo është një gjë e mirë, sepse një mungesë serioze e saj mund të dëmtojë mëlçinë dhe sistemin nervor. Për te mos ju munguar kjo vitamine , hani një pjatë të madhe të mëlçisë viçi. Nuk mund ta besh? Qumështi, jogurti dhe viçi janë zgjedhje të mira të dyta.

B3 (Niacin)

Vitamina B3 ndihmon lëkurën, nervat dhe tretjen, por mund të jetë e dëmshme kur eshte në tepricë. Niacin ndihmon tretjen, lëkurën dhe nervat tuaj të punojnë ashtu siç duhet. Ndihmon gjithashtu në ndryshimin e ushqimit në energji. Mund ta merrni nga qumështi, vezët, orizi dhe peshqit. Por mos e teproni. Kur merrete me shumice mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, ulçera peptike dhe skuqje të lëkurës.

B7 (Biotin)

Mungesa e biotinës mund të bëjë që flokët tuaj të bien. Mungesa e B7 mund të çojë në skuqje të lëkurës, humbje të flokëve, kolesterol të lartë dhe probleme të zemrës. Mund ta gjeni në lulelakër, salmon, karrota, banane, miell soje, drithëra dhe maja.

Acidi folik (folatet) B9

Acidi folik është i rëndësishëm për gratë që të mbrojnë kundër defekteve të lindjes. Ky është një pjesetar i rëndësishëm i familjes së vitaminës B – veçanërisht nëse jeni shtatzënë, sepse mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të caktuara të lindjes. Acidi folik është versioni laboratorik i folateve , i cili natyrisht gjendet në ushqime. Mire eshte te zieni bizele dhe spinaq për të marrë kete vitamine në dietën tuaj.

  • Shpërndaje: