Kërkim
i Avancuar
10 këshilla si të lini duhanin

10 këshilla si të lini duhanin

Nuk është asnjëherë vonë për të lënë duhanin dhe ka shumë përfitime, pa marrë parasysh se çfarë moshe keni kur ju hiqni dorë. Këtu janë disa këshilla të shpejta për t’ju ndihmuar që të largoni këtë zakon dëmprurës.

Këshilla 1

Lënia e duhanit është e ndryshme për këdo, kështu që gjeni një mënyrë që do të funksionojë për ju. Kjo mund të jetë qoftë edhe një lënie e menjëhershme (ndalim papritmas dhe plotësisht) ose një reduktim gradual i numrit të cigareve, që ju pini në ditë. Përcaktoni një datë për lënien e duhanit – dhe qëndroni tek ajo. Bëje atë sa më shpejt, përpara sesa të jetë vonë. Nëse jeni duke e lënë për veten tuaj, rekomandohet që ju ta lini duhanin plotësisht, pikërisht në ditën e caktuar.

Këshilla 2

Merrni sa më shumë mbështetje që të mundeni nga familjarët tuaj, miqtë dhe kolegët e punës. Bëjini atyre të ditur që ju jeni duke planifikuar lënien e duhanit, dhe kërkojini duhanpirësve, që të mos pinë përreth jush ose të mos iu ofrojnë cigare. Lënia e duhanit njëherësh edhe me një mik, është një ide e shkëlqyeshme, pasi mund të ndani ndjenjat dhe mund të nxisni njëri–tjetrin.

Këshilla 3

Hidhni të gjitha cigaret, tavllat dhe çakmakët dhe çdo gjë tjetër që mund t’ju rikujtojë duhanin. Lani rrobat tuaj dhe pastroni makinën, në mënyrë që të largoni erën e tymit.

Këshilla 4

Terapia e zëvendësimit të nikotinës, siç është administrimi i nikotinës ose çamçakëzi, mund të jetë një ide e mirë për ata që tymosin rëndshëm ose që mund të kenë nevojë për ndihmë shtesë. Ka edhe ilaçe, të cilat janë të disponueshme me recetë, sic janë varenicline (emri i markës Champix) dhe bupropion (emri i markës Zyban), që mund t’ju ndihmojë në lënien, duke reduktuar simptomat e tërheqjes dhe të nxitjes për të pirë duhan. Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me atë që do të jetë më e mirë për ju.

Këshilla 5

Planifikoni përpara për situatat në të cilat ka shumë të ngjarë që të jeni të tunduar për të tymosur, të tilla si festat, të pirët ose daljet për kafe. Mundohuni t’i shmangni këto situata në hapat e parë të programit tuaj të lënies, ose mundohuni që të uleni në seksionin e joduhanpirësve në restorante, të pini kafen në këmbë ose me dorën tjetër, ose të mbani diçka në dorë, ndërkohë që flisni në telefon.

Këshilla 6

Shkruani të gjitha arsyet që ju shtynë, për të vendosur që të lini duhanin, dhe mbajeni atë me vete për çdo rast që do t’ju duhet për ta kujtuar!

Këshilla 7

Mbani këto 4 elemente në mendje, kur keni ndonjë dëshirë:

  • Vonesa: mbani mend, që dëshirat më të këqija, zgjasin vetëm për pak minuta dhe do të bëhen edhe më pak të shpeshta sa më e gjatë të jetë koha e lënies;
  • Frymëmarrje e thellë: kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të fokusoni mendjen tuaj në diçka tjetër;
  • Pini ujë: është një ide e mirë për të pirë sa më shumë lëngje, për të ndihmuar largimin e nikotinës dhe të toksinave të tjera nga sistemi juaj;
  • Bëni diçka tjetër: duhet të shkoni për një ecje, për një film ose të takoni një mik mbështetës. Mundohuni të hani një mollë ose të pastroni dhëmbët tuaj, kur normalisht ju do të kishit marrë një cigare. Duhet të mbani diçka tjetër, të tillë si stilolapsi ose rruaza, për të shmangur nevojën e mbajtjes së cigares, ose të përtypni çamçakëz ose të hani apo të pini pije të shëndetshme, për të patur në gojën tuaj diçka tjetër në vend të cigares.

Këshilla 8

Nëse pini shumë kafe, mund të dëshironi që të shkurtoni konsumin e kafes tuaj, pasi do të mbani më shumë kafein kur nuk ka nikotin në sistemin tuaj. Të ndjerit nervoz nuk do të ndihmojë planin tuaj për ta lënë. Do të ishte gjithashtu e mirë për të shmangur alkoolin, pasi shumë njerëz e kanë të vështirë t’i rezistojnë duhanit, kur janë duke pirë.

Këshilla 9

Nëse gjeni se jeni duke humbur motivin e lënies, kujtojini vetes sesa shumë përfitime mjekësore dhe financiare do të vijnë. P.sh. a e dinit ju se 12 muaj pas lënies, rreziku juaj për sëmundje të zemrës është reduktuar në gati sa gjysma e duhanxhinjve?

Këshilla 10

Kërkoni ndihmë për të lënë duhanin!