Kërkim
i Avancuar
6 GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH VARIANTIT DELTA TË COVID-19

6 GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH VARIANTIT DELTA TË COVID-19

Çfarë duhet të dini për variantin Delta të COVID-19?

Delta varianti është ndër mutacionet e fundit dhe më shqetësuese të virusit COVID-19 që shkaktojne SARS-CoV-2. Ky variant ka një koleksion mutacionesh të rastësishme, që bëjnë që virusi të veprojë ndryshe nga koronavirusi origjinal dhe mund të ketë virulencë më të madhe  ose edhe më rezistent ndaj trajtimit. Ka disa arsye pse varianti Delta i COVID-19 – përgjegjës për krizën COVID në Indi – i ka shqetësuar mjekë dhe ekspertë e shëndetit publik, me theks të veqantë në transmetueshmërinë dhe ashpërsinë e sëmundjes që shkakton ky variant.

1.Varianti Delta i COVID-19 është më kontagjoz.

Varianti Delta, i designuar gjithashtu si B.1.617.2, me origjinën në Indi, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin, dhe shpejt u bë lloji dominues në Britani të Madhe dhe në disa vende të tjera. Para variantit Delta, varianti Alpha (B.1.1.7) ishte lloji mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të transmetueshmërisë së tij të rritur në krahasim me koronavirusin origjinal. Varianti COVID-19 Delta vlerësohet të jetë 60% më kontagjoz (ngjitës) sesa lloji origjinal.

Dr. Rochelle Ëalensky, drejtor i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollën e Sëmundjeve (CDC), njoftoi se varianti Delta i COVID-19 së shpejti do të kapërcejë variantin Alpha në Shtetet e Bashkuara.

  1. Infeksioni me variantin Delta dyfishon rrezikun e hospitalizimit nga COVID-19.

Rritja eksponenciale e variantit Delta në Mbretërinë e Bashkuar po shkakton një ngritje të numrit të hospitalizimeve nga COVID-19. Shumica e infeksioneve tek adultët e rinjtë – ata më të rinj se 65 vjeç – infektimi u shfaq tek të pavaksinuarit ose tek ata të cilët statusi i vaksinimit me vaksinën për COVID-19 ishte i pa qartë. Varianti Delta dyfishon rrezikun e shtrimit në spital krahasuar me variantin Alpha, bazuar në një studim të fundit Skocez të rreth 20,000 infeksioneve COVID-19.

  1. Vaksinat kundër COVID-19 funksionojnë në variantin Delta – kur të jeni plotësisht i vaksinuar.

Diferenca në mbrojtje ndaj njerëzve të vaksinuar me një dozë dhe atyre me dy ose më shum doza është shumë më e madhe në variantin Delta sesa varianti Alpha. Me fjalë të tjera, një individ i vaksinuar pjesërisht është më i prekshëm nga varianti Delta sesa nga Alpha dhe variante të tjera shqetësuese. Të qenit plotësisht i vaksinuar ofron mbrojtjen më të madhe ndaj varianteve të COVID.

Në studimet laboratorike, antitrupat në serum nga njerëzit e vaksinuar ose nga njerëzit që ishin shëruar nga COVID-19 janë më pak të aftë të bllokojnë variantin Delta sesa virusin origjinal. Megjithëse antitrupat janë më pak efektivë, të dhënat statistike në rastet e COVID-19 deri më tani sugjerojnë që njerëzit e vaksinuar plotësisht janë të mbrojtur mirë nga sëmundja ose nevoja për hospitalizim. Bazuar në një studim nga Shëndeti Publik në Angli, dy doza të vaksinës ishin 88% efektive kundër variantit Delta kundrejt 33% efektiv me një dozë. Ekspertët besojnë se versioni Moderna i vaksinës do të jetë po aq efektiv. Vaksina një dozëshe e  Johnson & Johnson është rreth 60% efektive kundër variantit Delta.

  1. Varianti Delta po shkakton një rritje të rasteve COVID-19 tek fëmijët.

Në Angli, rritja e rasteve të variantit Delta të COVID-19  tek fëmijët është pjesërisht për faktin se fëmijët më të vegjël se 12 vjeç nuk janë ende në gjendje të marrin vaksinën kundër COVID-19, të paktën jo nën autorizimin e tyre si mase emergjente. Numri i rasteve të shkaktuara nga varianti Delta është më i lartë në grupmoshat më të reja (moshat 5 deri 49 vjeç) kundrejt të moshuarve (mosha 50 vjeç ose më të vjetër), por rastet po rriten me një ritëm të ngjashëm në të dy grupet. Me kufizimet e moshës së vaksinimit, duke marrë parasyshë këtu edhe faktin se varianti Delta është më i transmetueshëm dhe rrit rrezikun e hospitalizimit, pritet një rritje e hospitalizimeve nga COVID-19 në mesin e të rinjve në SH.B.A.

  1. COVID-19 Simptomat e Delta janë të ndryshme nga llojet e tjera.

Simptoma më e zakonshme tek njerëzit me një infeksion të konfirmuar me COVID-19 është dhimbja e kokës – sipas të dhënave të mbledhura nga një aplikacion i studimit të simptomave në Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji Maji kur varianti Delta ishte varianti më i zakonshëm qarkullues në Mbretërinë e Bashkuar, simptomat e variantit Delta mund të jenë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme, duke përfshirë dhimbjen e fytit, rrjedhjen e hundëve dhe ethet (megjithatë, është e rrallë të kesh ethe nga një i ftohtë i thjeshtë). Këto simptoma janë të ndryshme nga simptomat e kollës dhe humbjes së nuhatjes të shkaktuara nga variante të tjera dhe SARS-CoV-2 origjinal.

  1. Varianti Delta mund të jetë rezistent ndaj terapisë për COVID-19.

Antitrupat e krijuar në laborator që targetojnë SARS-CoV-2 kanë autorizim të përdorimit emergjent në rrethana të caktuara për parandalimin e rasteve të rënda të COVID-19. Studime shtesë laboratorike tregojnë se këto trajtime të antitrupave monoklonalë të shënjestruar janë më pak efikasë në bllokimin e proteinës spike të variantit Delta krahasuar me proteinën spike nga virusi origjinal.

  • Shpërndaje: