Infeksionet e veshit të mesëm shkak për uljen e dëgjimit tek fëmijët
- 22/08/2021
- 0 Pëlqime
- 2139 Shikime
- 0 Komente
Infeksionet e veshit të mesëm janë një ndër patologjitë kryesore që prekin fëmijët në sëmundjet e ORL dhe vegatacia adenoide ose e thënë ndryshe në gjuhën popullore mishi i huaj në hundë tek fëmijët. Këto dy patologji çojnë në uljen e dëgjimit tek fëmijët. Shkaqet që çojnë në uljen e dëgjimit mund të jenë të ndryshme. Ka edhe nga ato raste kur fëmija ka patologji të lindura, si i të qenurit shurdh-memec.
Cila është patologjia më e shpeshtë që prek fëmijët në ORL?
Infeksionet e veshit të mesit janë patologjitë më të shpeshta që prekin fëmijët dhe çojnë në uljen e dëgjimit tek fëmijët. Problemet e veshit të mesëm ose inflamacionet e veshit të mesëm mund të vijnë si pasojë e gjendjes virale, alergjive që çojnë në ulje të dëgjimit sepse duke u bllokuar hunda për shkak të sekrecioneve fillon dhe komprementohet dhe dëgjimi. Kjo për shkak se hunda dhe veshi kanë një lidhje, një komunikim që problemet e hundës ekspozohen ose reflektohen në ulje të dëgjimit tek veshët.
Cili është shkaku që çon në uljen e dëgjimit?
Kemi të bëjmë me dy shkaqe të cilat janë të brendshme ose të jashtme. Të dyja këto çojnë në uljen e dëgjimit tek fëmijët.
Të brendshme
- Infeksionet e veshit të mesit
- Dëmtimi si pasojë e nervit që në të shumtën e rasteve mund të jenë anomali të lindura ose defekte të lindura
- Probleme me veshin e mesit
Të jashtme
- Prezenca e dyllit
- Infeksione të veshit të jashtëm e cila shoqërohet me edemë të kanaleve
- Prezenca e sekrecioneve
Cilat janë simptomat që kanë fëmijët me ulje të dëgjimit?
- Duken të papërqëndruar
- Nuk kanë mbarvajtje në shkollë
- Nuk reagojnë kur u flet
- Nuk përgjigjen mirë kur i drejton një pyetje
- Nuk kanë ecuri të mirë në mësime edhe kjo ndikon shumë
A është një patologji e shërueshme?
Patjetër që është e shërueshme. Mjekimet japin rezultate shumë të mira, por edhe ndërhyrjet kirurgjikale mund të jenë si mundësi.
A munden prindërit vetë ta shikojnë këtë problem tek fëmija?
Nuk e konstatojnë menjëherë si problem tek fëmija por me kalimim e kohës e vënë re që fëmija i tyre nuk dëgjon mirë dhe i drejtohen mjekut specialist. Në fazat e para janë disa ekzaminime që vendosin diganozën nëse ky fëmijë ka probleme të lindura ose jo. Mos reagimi nga zhurmat i bën prindërit ti drejtohen një mjeku ORL.
Po tek hunda cilat janë patologjitë më të shpeshta?
Tek hunda patologjitë më të shpeshta që prekin fëmijët është vegitacia adenoide ose ndryshe mishi i hundës që njihet në gjuhën popullore.
A ndikon kjo patologji në uljen e dëgjimit?
Po ndikon kjo sepse duke patur hundën e blokuar nuk lejon të ajroset veshi
Shumica e fëmijëve që kanë probleme me mishin e hundës kanë dhe ulje të dëgjimit.
Cila moshë është më e prekur?
Mosha që preket më shumë ose më frekuente është nga 3-9 vjeç që shoqërohet me ulje dëgjimi nga prezenca e mishit të hundës.
Jemi në periudhën e virozave kemi shtim të fluksit të fëmijëve?
Periudha e vjeshtës, dimrit dhe pranverës ka shtim të rasteve që kanë probleme me hundët dhe veshët.
Kanë simtoma të ndryshme si :
- Vështirësi në frymëmarrje
- Dhimbje veshi
- Temperaturë herë- pas here
- Ulja e dëgjimit
A kemi shtim rastesh të fëmijëve që vuajnë nga ulja e dëgjimit?
Nuk mund të them që ka sepse kjo varet nga stina. Periudha e verës është më e qetë ndërsa e dimrit ka më shumë fluks. Tani është periudha e pandemisë dhe prezenca në spitale është ulur dhe nuk është si vitet e kaluara por ekzistojnë probleme të tilla.
Tek fëmijët që kanë kaluar Covid-19, a ju ka shkaktuar probleme me dëgjimin?
Jo, në konsultë nuk kam patur raste të fëmijëve që kanë kaluar Covid-19 dhe të kenë patur probleme me dëgjimin.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.