Kërkim
i Avancuar
Kotrimoksazoli

Kotrimoksazoli

Trajtimi oral i infeksioneve të rrugëve urinare, otitis media (veshi i mesem) në fëmijë dhe eksacerebimet e bronkitit (infeksion i bronkeve) kronik tek të rriturit. Është bar i zgjedhur për trajtimin e pneumocistis carni pneumonia dhe indikohet në toxoplasmosis (infeksion nga toksoplazma) e nocardiasis (infeksion nga nocardia).

Insuficiencë (pamjaftueshmeri) renale (veshkash), hepatike (mëlçie), porfiri.

Reaksione alergjike në lëkurë; sindromi Stevens-Johnson; nekrolizë (shkatërrim) toksike epidermale; çrregullime gjaku (neutropenitrombocitopeni etj.); ndjesi të vjelle; vjellje, hepatit (infeksion i mëlçisë), konfuzionataksi (çregullime të qëndrimit), konvulsione, ethe.

Dozimi: oralisht (nga goja), fëmijët 6 javë -5 vjeç, 120 mg 2 herë në ditë; 6-12 vjeç 180 mg 2 herë në ditë; të rriturit 960 mg 2 herë në ditë;

Më rrugë I.V.(intra venoze), të rriturit, si infuzion 960 mg 2 herë në ditë që mund të rritet në 1.44 g 2 herë në ditë në infeksionet e rënda; tek fëmijët, 36 mg/kg/ditë, në dy doza që mund të arrijë 54 mg/kg/ditë në infeksionet e rënda.

  • Tableta: 240 mg, 480 mg, 960 mg.
  • Shurup: 240/5 mL.
  • Tretësirë e përqendruar për infuzion: 96 mg/mL.
  • Në flakon: 5 mL.