Embolia e Likidit Amniotic (lëngut që rrethon bebin në mitër gjatë shtatzënisë)
- 15/09/2021
- 0 Pëlqime
- 1106 Shikime
- 0 Komente
Embolia e Likidit Amniotic (lëngut që rrethon bebin në mitër gjatë shtatzënisë)
Embolia e likidit Amniotic është një gjendje e rrallë, por e rrezikshme, që ndodh kur likidi amniotic (lëngu që rrethon bebin në mitër gjatë shtatzënisë) ose materialet fetale si p.sh. qime apo flokë, hyjnë në qarkullimin e gjakut amtar. Një gjendje e tillë ka më shumë gjasa të ndodhi gjatë lindjes ose menjëherë pas saj. Embolia e likidit Amniotic është e vështirë për t’u diagnostikuar.
Simptomat
Embolia e likidit Amniotic zhvillohet papritur dhe shpejtë. Ajo shfaq shenja të tilla si:
• Shkurtim i menjëhershëm i frymëmarrjes
• Edem pulmonare (shtim i sasisë së likideve në mushkri)
• Rënie e menjëhershme e presioni të gjakut
• Kolaps kardiovaskular
• Probleme me koagulimin e gjakut, të cilat rrezikojnë jetën (koagulopati e disemunuar intravaskulare)
• Të përziera ose të vjella
• Ethe
• Shpejtim të rrahjeve të zemrës ose çrregullime të ritmit të saj
• Vuajtje fetale të menjëhershme, që shoqërohen me ngadalësim të rrahjeve të zemrës fetale
• Dëmtime të sistemit nervor
• Koma
Shkaqet
Arsyeja perse ndodh embolia e likidit Amniotic nuk është akoma e qartë, por dihet se kalimi i likidit amniotic apo materialeve fetale në qarkullimin amtar, sjell një reaksion inflamator dhe aktivizim të koagulimit në vazat amtare.
Faktorët e rrezikut
Duke qenë se ky është një ndërlikim shumë i rrallë, është tepër e vështirë që të identifikohen faktorët e riskut. Llogaritet se haset në 1-12 raste për çdo 100000 lindje. Megjithatë mendohet se në shfaqjen e embolisë së likidit Amniotic ndikojnë:
• Mosha amtare e madhe: Kur nëna është mbi 35 vjeç.
• Probleme të Placentës: Nëse ka anomali të tilla si: vendosje e pjesshme apo e plotë mbi qafën e mitrës, apo shkëputje e parakohshme e placentës nga muri i mitrës mund të çojnë në shkëputjen fizike midis nënës dhe fëmijës.
• Preeclampsi:Presioni i lartë i gjakut dhe sasia e madhe e proteinës në urinë pas javës së 20-të të shtatzënisë mund të ndikoj në shtimin e riskut për embloli të likidit Amniotic.
• Induktimi i aktivitetit të lindjes: Kjo mendohet për disa metoda të përdorura, por të dhënat janë të kufizuara
• Lindja operative me secio C, me forces apo me vakum r rrisin rrezikun për emboli. Kjo për faktin se këto procedura mund të ndërpresin barrierën fizike mes nënës dhe fëmijës.
• Gjenetike: Një rol i rëndësishëm i jepet faktorit gjenetik në shfaqjen e embolisë së likidit Amniotic.
Komplikacionet:
• Dëmtime të trurit: Oksigjenimi i ulët i gjakut mund të japin dëmtime neurologjike të përhershme, të rënda.
• Hospitalizim i zgjatur: Gratë të cilat i mbijetojnë embolisë mund të qëndrojnë disa javë deri muaj në spital.
Llogaritet që vdekshmëria nga embolia e likidit Amniotic arrin deri në 10 % në vendet e zhvilluara. Gjithashtu sëmundshmëria dhe vdekshmëria është e lartë edhe për fëmijën.
Trajtimi
Trajtimi duhet të jetë i menjëhershëm për të rivendosur presionin e gjakut dhe oksigjenimin e tij:
• Vendosja e kateterit në një nga arteriet për të monitoruar presionin e gjakut, si dhe vendosja e kateterit venoz qendrorë për të siguruar marrjen e likideve në sasi të madhe, medikamentet e ndryshme apo dhe gjakut.
• Oksigjenim i vazhdueshëm
• Përfundimi i shtatzënisë nëpërmjet interventit të shpejtë
• Kujdesi për fëmijën e porsalindur.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.