Kërkim
i Avancuar
Eritromicina

Eritromicina

Zëvendësim i penicilinave te pacientët hipersensitiv (ku bën reaksion); pneumoni (infeksion i mushkërive); Camphylobacter enteritis (infeksion i zorrëve të holla); sifiliz; uretrit (infeksion i uretrës); prostatit (infeksion i prostatës) kronik; difteri.

Dhimbje abdominale (barku), ndjenjë të vjelle, vjellje, humbje e kthyeshme dëgjimi (pas dozave të larta), aritmi (çregullime të ritmit të zemrës).

Oralisht (nga goja), të rriturit, 250-500 mg, çdo 6 orë ose 500 mg-1g çdo 12 orë; maksimumi 4g /ditë, në infeksione të theksuara.

  • -Sifiliz i hershëm 500 mg, 4 herë në ditë (14-21 ditë).
  • -Uretrit, 500 mg, 2-4 herë në ditë (7-14 ditë).
  • -Fëmijët deri 2 vjeç, 125 mg, çdo 6 orë.
  • -Me rrugë I.V.(intra venoze), të rriturit dhe fëmijët në infeksione të lehta, 25 mg/kg/ditë si infuzion i pandërprerë ose i ndarë në 4 doza. Në infeksione të theksuara 50 mg/kg/ditë.
  • Tableta: 250 mg, 500 mg.
  • Shurup: 125 mg/5 mL dhe 250 mg si etilsuksinat eritromicinë.
  • Tretësirë për injeksion: 1 g/ flakon si laktobionat eritromicinë.