Kërkim
i Avancuar
Azitromicina

Azitromicina

Infeksionet e traktit respirator (frymëmarrjes), otitis media (veshi i mesëm), infeksionet e lëkurës, infeksionet e pakomplikuara gjenitale me klamidia.

Nuk perdoret tek pacientët me ndjeshmëri të rritur në eritromicinë.

Ndjenje të vjelle, vjellje, marrje mendsh, dhimbje koke, lodhje, somnolencë (përgjumje), palpitacione (rrahje të shpeshta të zemrës), dhimbje gjoksi, diarre, dhimbje barku, melenë (gjak në jashtëqitje), kolit (infeksin të zorrës) pseudomembranos, dispepsi (cregullim në tretje ushqimi), vaginiti (infeksion vaginal), nefriti (infeksion i veshkave).

Të rriturit: 500 mg një herë në ditë për 3 ditë. Fëmijët mbi 6 muaj: 10 mg/kg një herë në ditë për 3 ditë. Tek infeksioni gjenital me klamidia, 1 g si dozë e vetme.

  • Kapsula: 250mg.
  • Suspension oral: 100mg/5mL, 200mg/5mL.
  • Tableta: 250mg, 600mg.