Kërkim
i Avancuar
Ofloksacina

Ofloksacina

Infeksionet urinare, infeksionet e traktit të poshtëm respirator (mushkëritë), gonorea pa komplikime, uretriti dhe cerviciti jo-gonoreal, septicemia, infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta.

Shih shënimet më lart. Është raportuar gjithashtu takikardi, hipotension (ulja e tensionit) kalimtar, reaksione të vaskulitit (të enëve të gjakut), anksiozitet (ankth), qëndrim jostabil dhe tremor (dridhje), hipostazi (gjendje debulese), neuropati, simptomë ekstrapiramidale, reaksione psikotike (të ndërpritet terapia); shumë rrallë ndryshime në glukozën në gjak, raste të izoluara të pneumonisë, verdhëza kolestatike (bllokim të rrugëve biliare), hepatitis (infeksion i mëlcisë), nefriti intersticial (infeksion i nefroneve të veshkave); hipotensioni dhe reaksione lokale tek dhënia e infuzionit intravenoz (përfshirë tromboflebitin).

Nëpërmjet gojës tek infeksionet urinare: 200-400 mg në ditë preferohet në mëngjes, të rritet tek infeksionet e traktit të sipërm respirator (bronke,trake,laring) deri në 400 mg në ditë.

Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (mushkëri): 400 mg në ditë preferohen në mëngjes, të rritet nëse është e nevojshme deri në 400 mg dy herë në ditë.

Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: 400 mg, dy herë në ditë. Gonorea pa komplikime: 400 mg si një dozë e vetme.

Uretriti (infeksion i uretereve) dhe cerviciti (infeksion i qafës) jogonokokal: 400 mg në ditë si dozë e vetme ose e ndarë në dy doza.

Nëpërmjet infuzionit intravenoz (më së paku gjatë 30 minutash për çdo 200 mg), infeksionet e komplikuara të traktit urinar 200 mg në ditë.

Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (mushkëri): 200 mg 2 herë në ditë.

Septicemia (infeksion në gjak), 200 mg dy herë në ditë.

Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: 400 mg 2 herë në ditë.

Në infeksionet e rënda ose të komplikuara: doza mund të rritet deri në 400 mg 2 herë në ditë.

  • Tableta: 200 mg, 400 mg.
  • Injeksione: 2mg/mL 50mL, 2mg/mL 100mL.