Kërkim
i Avancuar
Cefoperazoni

Cefoperazoni

Në infeksionet serioze të traktit respirator (të frymëmarrjes), intra abdominale (brenda barkut), gjinekologjike dhe infeksionet e lëkurës; bakteremi (infeksion bakterial në gjak), septicemi (infeksion në gjak) të shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae dhe Streptococcus pyogenes, Staphylococcus aureus dhe Staphylococcus epidermidis; E. coli, Klebsiella, Haemophilus influenzae, Enterobacter, Citrobacter, Proteus, Pseudomonas aeruginosa dhe Bacteroides fragilis.

Nuk përdoret tek pacientët me ndjeshmëri të rritur në bar dhe në cefalosporinet e tjera.

Kolit pseudomembranoz (infeksion i zorrës së trashë), ndjenjë të vjelle, vjellje, diarre, neutropeni (ulje të neutrofileve të gjakut) kalimtare, eozinofili (rritje të eozinofileve), anemi, hipoprotrombinemi (ulja e protrombinës në gjak), anafilaksi.

  • Të rriturit: 1-2 g, në 12 orë I.M (intra muskul) apo I.V (intra vene ) sipas nevojës doza mund të rritet deri në 16 g në ditë (në raste të veçanta).
  • Injeksione: 0.5 g, 1g, 2g