Kërkim
i Avancuar
  1. Fillimi
  2. Doktorët
  3. Syheda Latifi Hoxha

“Prof. Dr. Syheda Latifi Hoxha” Lokacionet

Rreth “Prof. Dr. Syheda Latifi Hoxha”

Prof. Dr. Syheda Latifi- Hoxha me përvojë profesionale 43 vjeçare dhe përvojë universitare 37 vjeçare, Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Prishtinës më 1979.

Specializimin e përfundoi në Universitetin e Zagrebit, ku mori titullin “Specialiste e Gjinekologjisë dhe Obstretikës”.
Përveç këtyre Prof.Dr.Syheda Latifi-Hoxha kreu studimet pas-universitare në lëminë e mjekësisë si dhe Magjistraturën dhe Doktoraturën në Universitetin e Prishtinës.

Prof. Dr. Syheda Latifi-Hoxha u punësua në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në vitin 1979 ku punoi deri në vitin 1990 për t’a larguar nga Klinika Obstetrike-Gjinekologjike dhe nga Universiteti i Prishtinës si dhe Fakulteti i Mjekësisë forcat e egra barbare të Sërbisë.

Gjatë viteve 1990-1999 ushtroi profesionin e Gjinekologe- Obstetre në institucione spitalore të improvizuara si dhe spitalin Nëna Terezë.

Gjatë tërë këtyre 9 viteve e mbajti falas edhe mësimin në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë për lëndën Gjinekologji dhe Obstetrikë, punë që rezultoi me mbijetesën e arsimit të lartë universitar të Kosovës.

Në vitet e pas luftës në Kosovë, Prishtinë, krahas punës aktive profesionale- kryeshefe në sallat e lindjes në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë.

Prof. Dr. Syheda Latifi- Hoxha u angazhua edhe me Agjencionet e Kombeve të Bashkuara si OBSH, UNICEF dhe UNFPA si dhe me shoqatat ndërkombëtare dhe projekte ndërkombëtare si Canadian Association-SIOGJ, American Associacion for OB&GYN.

Aty, edhe u licencua për të ligjëruar më pas për të gjithë mjekët Obstetër-Gjinekolog të Kosovës, mjekët Neonatolog, mamitë dhe tërë infermierët e kësaj lëmie.

Prof. Dr. Syheda, ishte pasionante në punë dhe së bashku me stafin e saj, duke ligjëruar dhe duke zbatuar praktikisht në punën rutinore çasje të reja në menaxhimin e shtatëzënisë dhe lindjes, sipas protokoleve ndërkombëtare, arritën që të ulet vdekshmëria e nenave dhe vdekshmeria perinatale në Kosovë.

Është autore dhe koautore e shumë punimeve, hartuese e udhërrëfyeseve nacional për shëndetin e gruas, anëtare e shoqatave të ndryshme.

Aktualisht është Nënkryetare e Shoqatës së OB/GYN, Anëtare e FIGOS, Delegate e Odës së Mjekëve të Kosovës .

Prof.Dr. Syheda Latifi-Hoxha vazhdon të punoj dhe është pjesë e UNITED HOSPITAL.

Shërbime të Ofruara

Obstetrikë & Gjinekologji
Obstetrikë & Gjinekologji 0 Shërbim(e)

Eksperiencë

  • PËRVOJA E PUNËS

    Më 1979 - Filloj punën në FM, Klinika Gjinekologjike-Obstetrike deri me 2018. Vendi: Prishtinë

    1979-2018. Punë profesionale ne gjinekologji dhe obstetrikë, tek gratë me probleme gjinekologjike, tek shtatzënat, ne procesin e lindjës dhe percjelljen e grave pas lindjës, ku janë kryer intervenime të ndryshme dhe operacione, dhe te gjitha llojet e opoeracioneve te rastet me tumore dhe semundjet e ndryshme.

    Që nga viti 1987 - 2018 punoi në procesin e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës - në katedren për Gjinekologji dhe Obstetrike ne Fakultetin e Mjekësisë, duke filluar si asistente e re e deri ne profesoreshë te rregullt të Fakultetit të Mjekësisë në katedren e Gjinekologjise me Obstetrike ne Universitetin e Prishtinës.

  • Specialiste Gjinekologe Obstetre ( 1987 - 1999 ) Klinika Gjinekologji dhe Obstetrikë - QKUK
  • Shefe e sallave të lindjes ne Klinikën universitare QKUK ( 2000 - 2018 ) Klinika Gjinekologji dhe Obstetrikë - QKUK
  • Prof. Asoc. Ass. Dr. Fakulteti i Mjekësisë - Universiteti i Prishtinës

    Pozita: Asistente për Gjinekologji dhe Obstetrikë
    Prof.Ass
    Prof.Asoc
    Prof.Dr.

    Përshkrimi: Te gjitha obligimet dhe pergjegjsit e parapara me statutin e UP.

    Prej 02.10.2018 deri më 2020, punoj professor I rregullt në UBT, Fakultei i ninfermjerisë.

  • Specialiste Gjinekologe Obstetre ( 2020 - 2022 ) Spitali Aloka
  • 𝐒𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐧𝐞𝐤𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐎𝐛𝐬𝐭𝐞𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬 ( 2022 - I Pranishëm ) UNITED HOSPITAL

Edukimi

  • Doktor i Mjekësisë ( 2023 - 1979 ) Universiteti i Prishtinës, Prishtinë-Kosovë

    Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë
    Data e diplomimit: 29.10.1979.
    Diploma : Doktor i Mjekësisë

  • Studimet Pasuniversitare në lëmin e Patofiziologjisë ( 1984 - 1986 ) Universiteti i Prishtinës, Prishtinë-Kosovë

    Institucioni: Universiteti i Prishtinës,Fakulteti i Mjekësisë
    Studimet Pasuniversitare në lëmin e Patofiziologjisë

  • Specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Universiteti i Zagrebit, Zagreb - Kroaci

    Institucioni: Universiteti i Zagrebit, Klinika për sëmundje të grave dhe lindje « Petrova 13 »

    Data e specializimit 02.02. 1987.
    Diploma: Specialist i Gjinekologjise dhe Obstetrikes

  • Magjistre në Gjinekologji Universiteti i Prishtinës, Prishtinë-Kosovë

    Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë

    Data e diplomimit: 08.05.1997

    Diploma/ Magjistratura :
    Mr.Sci. teza : « Gjendja e frytit ne korelacion me ndryshimet morfologjike ne placente »

  • Doktoratura Universiteti i Prishtinës, Prishtinë-Kosovë

    Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekesise

    Data e diplomimit: 03.07.2003.

    Diploma/ Doktorata : Dr.Sci. teza : « Ndotja vaginale ne shtatezanesi dhe ndikimi i saj ne shfaqejen e Sindromit te Infeksionit Intra-Amnional »

  • Titulli Akademik Universiteti i Prishtinës, Prishtinë-Kosovë

    Asistent I angazhuar në lëndën Gjinekologji dhe Obstetrikë
    1987-1990

    Bashkëpuntor profesional në lëndën Gjinekologji dhe Obstetrikë 1990-1999 kohe kur Universiteti i Prishtines mbijetoi arsimin e larte universitare.

    Asistent i Rregullt në Katedrën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës 1999-2005

    Profesor Asistent 2005-2009

    Profesor i Asocuar 2009-2013

    Profesor i Rregullt 2013 - 2018

  • PUBLIKIMET SHKENCORE Në revista të indeksuara

    Refusal of treatment for acute leukemia in pregnancy: A case report - Journal of Medical Case Reports - 7(1):148,May 2013

    Influence and Mode of Delivery on Neonatal Complications in Twin Pregnancies at and After 28 weeks of gestation - International Journal of Gynecology and Obstetrics - 119S3 (2012) s809

    The influence of Mode of Delivery in Neonatal Complications in breech presentation - Monduzzi Editoriale Procedings - Code 587 pg129-131,2012

    Efficacy of Uterine Tamponade in stopping the postpartum haemorrhage after Cesarean Section - Monduzzi Editoriale Procedings - Code 328,pg 328-331,2012

    Influence of Mode of Delivery and Gestational Age Impact in Twin Pregnancies - Twin Research and Human Genetics - Vol 15,Issue 02,pg 210, 2012

    Mode of Delivery in twin pregnancies in Clinic of Obstetric and Gynecology at UCCK - European Journal of Medical Research - Vol.16,Sup.I,pg 35, 2011

    Perinatal and Maternal Mortality in Kosovo in the Year 2005 - Gynecol Perinatol - Vol 16,No 4,pg 191-195, Zagreb-Croatia, 2007

    Perinatal Situation in Kosova for the years 2000-2007 - Am J Epidemiol - Vol 169,No 3 ,pg

    Causes of perinatal and maternal mortality in Kosovo year 2006 - International Journal of Obstetrics and Gynecology - Vol 107,Supp 2, 2009,pg S249

    Hypertensive disorders in pregnancy and Doppler fluximetry of the umbilical cord - Ultrasound of Obstetrics and Gynecology - Vol 34,Supp.1, 2009,pg 258

    Ultrasonographic Measurements of the amniotic fluid index and causes of olygohydroamnios - Ultrasound of Obstetrics and Gynecology - Vol 34,Supp.1, pg 268,2009,

    Prenatal Ultrasonographic diagnosis of umbilical cord compilcations - Ultrasound of Obstetrics and Gynecology - Vol 38,Supp.1, october,2011

    Vdekshmëria fetale në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK-së,Prishtinë për vitin 2008. - Buletini i Shkencave Mjekësore - Vëllimi 40,Nr.2. Abstract page 158-159, Tirane 2009

    Vdekshmëria fetale në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK-së,Prishtinë ne vitin 2007. - Albanian Congress on Obstetrics-Gyneaegology 2009. - Abstract page 68

  • PUNIMET NË KONGRESE BOTËRORE DHE NË REVISTA RAJONALE

    Perinatal asphyxia-risk factors and neonatal outcome in preterm and term newborns - XXIV European Congress of Perinatal Medicine, Florence Italy - The journal of maternal-fetal &neonatal medicine, - Vol 27, Supplement 1.2014, pg 276-277

    Placental abruption, risk factors and influence in maternal and peripartal outcome - XXIV European Congress of Perinatal Medicine, Florence Italy - The journal of maternal-fetal &neonatal medicine, - Vol 27, Supplement 1.2014, pg 276-277

    Ultrasonographic diagnosis of umbilical cord complications. - World Congress on Ultrasound in Obstetrics and Gynecology. - 18-22 September 2011 - 2011 ,Book of abstracts. 21st, Los Angeles, USA.

    Sonographic measurement of the Amniotic Fluid and Causes of Olygohydroamnion. - 19th World Congress on Ultrasound in Obstetrics and Gynecology, - Hamburg, Germany, 2009

    Hypertensive disorders in pregnancy and Doppler fluximetry of the umbilical artery. - 19th World Congress on Ultrasound in Obstetrics and Gynecology, - Hamburg, Germany, 2009.

    Causes of Perinatal and Noenatal Mortality in Kosovo in 2006”. - XIX World Congress of Gynecology and Obstetrics, - Cape Town, South Africa, 2009.

    The experience with early delivery room nasal CPAP in UCCK,Neonatology Clinic - Revista Shqiptare e Obstetrikes dhe Gjinekologjise - Vol 5,No 13 fq 61, Tirane, 2013

    Perinatal Situation in Kosovo for the years 2000-2012 - Revista Shqiptare e Obstetrikes dhe Gjinekologjise- Vol 5,No 13 fq 60, Tirane, 2013

    Egzaminimi Doppler-Zhvillimi I NOTCH-it diastolic në arteriet uterine në parashikimin e hipertensionit të indukuar nga shtatzënia dhe kufizimit të rritjes fetale - Buletini i Shkencave Mjekësore,- Vëllimi 40,Nr.2. Abstract fq 195, Tirane, 2009

    Domethënia Klinike e Dopler-it të arteries umbilikale(AUm) dhe arteries cerebri media(ACM) në parashikimin e Përfundimit të pafavorshëm perinatal. - Buletini i Shkencave Mjekësore,- Vëllimi 40,Nr.2. Abstract fq 195 Tirane, 2009

    Influence of Mode of Delivery According to Birth weight in Neonatal Complications in twin Pregnancies> 28 weeks - Buletini i Shkencave Mjekësore, - Vellimi 42,N 3,pg 123,2011 Tirane

    The impact of Mode of Delivery in Neonatal Complications in Breech Presentation - Buletini i Shkencave Mjekësore - Vellimi 42,N 3,pg 122, 2011 Tirane

    Trajtimi pacientes me sindromin HELLP. - Buletini i Shkencave Mjekësore, - Vëllimi 40,Nr.2. Abstract page 193-194, Tirane 2009

    Vdekshmëria fetale në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK-së,Prishtinë për vitin 2008. - Buletini i Shkencave Mjekësore, - Vëllimi 40,Nr.2. Abstract page 158-159, Tirane 2009

    Menaxhimi Antenatal I Pacienteve me rrezik lindje te parakohshme ne kliniken obstetrike ne Prishtine ,2007 - 1-st Albanian Congress of Gynecology and Obstetrics - Libri I abstrakteve, fq 93, Tirane, 2009

    Trajtimi I RDS me CPAP dhe Surfaktant- Buletini i Shkencave Mjekësore - Vell ,2008

    Is periodontal disease a risk factor for preterm low birth weight?” - Europerio 6, meeting of the European Federation of Periodontology, - Stockholm, Sweden, 4-6 June 2009. Abstract book page 164, ref. 468 EUABS065093

    Causes of Perinatal and Maternal mortality in Kosovo, year 2006 - International Journal of Gynecology and Obstetrics, - Volume 107, Supplement 2 (2009), Page S 249.

    Roli i Doppler fluksimetrisë së arteries umbilikale në diagnostikimin e vuajtjes fetale te shtatëzënat me sëmundje hipertenzive. - Praxis Medica - 2008, Vol. 49, No , 75-79.

    Periodontal disease as possible risk factor for preterm low-birth weight of Kosova population - 12th Congress of the BaSS, Istanbul, Turkey, - 2007, Abstract page 169, PP283

    Perinatal and Maternal Mortality in Kosovo in the year 2005”, - Gynecologia et Perinatologia - 16 (4); 191-195; Zagreb, Croatia,2007

    Mardhenia ne mes te statusit parodontal te nenes dhe lindjes premature - Kongresi I dyte I stomatologeve te Kosoves - Prishtine, Qershor, 2005

    Gjendja Perinatale ne Kosove 2000-2006, - Prishtine 2007, OBSH, UNICEF, - Ministria e Shendetesise e Kosoves.

    Mardhenia ne mes te statusit paradontal te nenes dhe peshes se posalindurit; 2005. - Kongresi i dyte i stomatologeve te Kosoves - Prishtine, Qershor,2005

    Gjendja perinatale në Kosovë për vitin 2003 ; - Praxis Medica, - Vol 46(2);95-100, Prishtinë 2004

    Sindromi I infeksionit Intraamniotik-Korioamnioniti gjate dhe pas luftes ne Kosoves - Takim professional mjekesore , Shoqata e mjekeve shqiptare ne Maqedonit - Libri i abstrakteve, Fq 60, Shkup, 2012

    Analiza e mortalitetit neoneatal ne periudhen e pas luftes ne Kosove - Simpoziumi Nderkombetar” Mjekesia Feto Amtare sot dhe ne te ardhmen - Libri i rezymeve,Fq 42 ,Prishtine 2003

    Vdekshmeria perinatale ne Kosove - Simpoziumi Nderkombetar”Mjekesia Feto Amtare sot dhe ne te ardhmen - Libri i rezymeve,Fq55, Prishtine 2003

    Incidenca e lindjeve spontane pas lindjes paraprake me Sectio Cesarea - Simpoziumi Nderkombetar” Mjekesia Feto Amtare sot dhe ne te ardhmen - Libri i rezymeve, Fq 56, Prishtine 2003

    Vleresimi I gjendjes se parodonciumit te lehonat - Simpoziumi Ditet e Stomatologeve te Kosoves - Libri I abstrakteve,Fq 50, PO10

    Ndikimi I ndryshimeve makroskopike te placentes ne gjendjen e frytit - Simpoziumi Nderkombetar” Mjekesia Feto Amtare sot dhe ne te ardhmen - Libri I rezymeve ,Fq 61, Prishtine 2003

    Efikasiteti I tamponades se mitres ne ndaljen e gjakderdhjes pas lindjes te lindjet me Sectio Cesarea - Revista Kosovare per gjinekologji dhe Obstetrike - Kongresi i I-reSHOGJK,Libri I abstrakteve,fq 28,2012

    Mbijetesa e pacientës me HELLP sindrom. - Simpoziumi I dytë I Shoqatës së Internistëve të Kosovës. - Prishtinë,2003. Abstrakte

    Infeksionet vaginale në shtatzënësi me agjent mikrobik aerob dhe SIIA (sindromi I infeksionit intraamnial-horioamnioniti). - Simpoziumi i parë Ndërkombëtar i dermatovenerologëve të Kosovës. - 2003.Prishtinë.Libri I rezymeve.

    Insuficienca kronike e veshkave,hemodializa dhe shtatëzënësia. - Praxis medica. - 2003;(1);97-98

    Shkaqet e vdekshmerise perinatale ne Kosove - Praxis Medica - 2001:43,14-17

    Kindersterblichkeit vor und während der Zeit des Kriges im Kosova. - 16 Jahrestagung der Union Arabischer Mediziner in Europa(ARABMED), - Düsseldorf-Germany,1999

  • PUBLIKIME TË TJERA

    Gjendja Perinatale ne Kosove per vitet 2000-2012 - Bashkautore në pregaditjen e Raporteve vjetore të gjendjes perinatale në Kosovë për 12 vite - botuar ne vitin 2004, UNICEF, OBSH, Ministria e Shendetësise se Kosovës

    Gjakderdhja pas Lindjes - Autore ne perpilimin e protokolit Klinik - Udherrefyes Klinik për Obstetrike dhe Neonatologji, Prishtine, 2008

    Fletorja per shtatzena - Bashkautore në Perpilimin e Fletores per shtatzena - MSH,QKUK

    Projekti Ndërkombetare:A Global Development Alliance to improve Pregnancy Outcomes in Kosove - Bashkautore ne perpilimin e Raportit - USAID,MSH, 2008

  • TRAJNIMET

    Data: 2000
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata e ligjëruesit


    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Mbrojtja esenciale për të posalindurin dhe praktika e gjidhënjes

    Organizuar nga: OBSH-Kosove

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Çertifikata e ligjeruesit per kursin” mbrojtja esenciale për të posalindurin dhe praktika e gjidhënjes”


    Data:2001
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata e ligjëruesit

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Mbrojtja esenciale obsterike

    Organizuar nga: WHO (Europe)- UNICEF

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Çertifikata e ligjëruesit


    Data:2003
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata për ligjërues

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Alarm International Course”

    Organizuar nga: Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve te Kanadasë

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Çertifikata per ligjerues


    Data: 2004
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata per TOT në resurset dhe aftësitë edukative

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Resurset dhe saftësitë edukative

    Organizuar nga: Universiteti i Barcelones

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: TOT në resurset dhe aftësitë edukative


    Data: 2007
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata per trajnimin Perinatal ne Departmentin e Obstetrikës

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Perinatologjia

    Organizuar nga: "Dartmouth Medical Centre” Hanover- New Hamphshire SHBA

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Çertifikata ( 40 AMA kredi te kategorise se pare)


    Data: 2007
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata për ligjërim dhe udhëheqje te “ përmiresimi i sistemit te kujdesit perinatal”

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Përmiresimi i sistemit të kujdesit perinatal

    Organizuar nga: Aleanca Kosove - Dartmouth për foshnje te shëndosha

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Çertifikata për ligjërim dhe udhëheqje


    Data: 2007
    Kualifikimi i arritur: Çertifikata per ligjërim “ Formulari përcjelles në sistemin e referimit”,

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Formulari percjellës ne sistemin e referimit

    Organizuar nga: emri i institucionit:Aleanca Kosove Dartmouth për foshnje te shëndosha

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Çertifikata (9 AMA kredi te kategorise se parë)


    Data: 2009
    Kualifikimi i arritur: Diploma per: 3 rd Advanced Course

    Temat kryeosore/shkathtësitë profesionale të arritura: Perinatal Medicine.

    Organizuar nga: Dubrovnic-Croatia, October 30,2009. Erich Saling World School of Perinatal Medicine.

    Niveli kombëtar dhe ndërkombëtar i kualifikimit: Diploma per: Complited the 3 rd Advanced Course









Çmimet dhe Mirënjohje

  • KFOR-Finnish Liaison Monitoring Team 2
  • KFOR- Swedish Liaison Monitoring Team
  • Qeveria e Kosovës
  • QKUK
  • Shoqata e Mamive të Kosovës
  • SHOGJK
  • Oda e Mjekëve të Kosovës

Anëtarësimet

  • Nënkryetare në Shoqatën e Shoqatës së OB/.GYN
  • Anëtare e FIGOS
  • Delegate e Odës së Mjekëve të Kosovës
  • Anëtare te Komiteti për Shëndetin e Nënave dhe Fëmijeve në Kosove
  • Drejtoreshë e Alarm International Programit 2004 e tutje
  • Shef i Katedres se Gjinekologjise dhe Obstetrikes, vitet 2005-2010
  • Kryetare e Komitetit për specializime Ob/Gjin, vitet 2005-2010

Regjistrimi

  • 1751

“Prof. Dr. Syheda Latifi Hoxha” Përgjigjet

  • Përshendetje, E nderuar, ju falenderoj për pyetjen. Nga ato të dhëna që shkruani, mund të bëhet fjalë për gjakerdhje minimale që mund të ndërlidhen me ovulacion ( mesin e ciklit menstrual). Për çdo eventualitet më kontaktoni.

Artikujt

Kanceri i qafës së mitrës
Syheda Latifi Hoxha Syheda Latifi Hoxha
  • Shpërndaje Profilin: