Kanceri i qafës së mitrës është sëmundje e frikshme, trishtuese por është sëmundje që mund të parandalohet.
Është vërtetuar se skrinimi-hulumtimi i qafës së mitrës për neoplazi-kancer e ka zvogëluar incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës dhe e ka rritur shkallën e shërimit nga ky lloj I kancerit te gjitha femrat, megjithate edhe ne shtetet me te zhvilluara ne bote e edhe te ne, ende vdiset nga ky kancer.
Ne rastet me te renda, kur kanceri ka progreduar, kryhen operacionet radikale nga ekipet e mjekeve gjinekolog-obsteter dhe kirurg qe kane eksperience profesionale.
Nga praktika e përditshme rutinore me paciente, shumica e femrave që kanë pas në familje antarë që kanë vuajtur ose kanë vdekur nga kanceri i qafës së mitrës ose që personalisht vuajnë apo kanë vuajtur nga kanceri cervical, urojë që kurrë mos tu ngjajnë femrave tjera kjo sëmundje.
Porosi për femrat:
Bëje PAP dhe HPV Testin për mirëqenien tënde
Mbroje vetën nga kanceri i qafës së mitrës
Kanceri është sëmundje e frikshme. Por kanceri i qafës së mitrës është një nga disa lloje të kancerit të cilat mund të parandalohen.
Ne United Hospital kryhet mënyra standarde e skriningut dhe diagnostikimit të cilat janë hulumtimi mikrobiologjik, citologjia, kolposkopia, biopsia dhe konfirmimi histologjik i neoplazive intraepiteliale cervikale. Si metodë alternative e pëdorim edhe qasjen “shih dhe trajto” tek e cila vendimi për trajtim bazohet në testin e skrinimit dhe trajtimit pas rezultatit pozitiv të testit.
NË UNITED HOSPITAL kryhen të gjitha operacionet gjinekologjike dhe obstetrike e sidomos rastet me tumour-kancere të ndryshme të cilat nuk mund parandalohen.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.