Gjaku i asnjë njeriu nuk është i njëjtë. Gjaku është i klasifikuar në një numër grupesh të ndryshme, më i njohuri është grupi ABO dhe grupi i rezusit. Kur dikush ka nevojë për një transfuzion gjaku, është e rëndësishme që transfuzioni të ndodh ndërmjet grupeve të njëjta të gjakut. Përndryshe, një reaksion i gjakut “të huaj” mund të ndodhë.
Grupi ABO është i identifikueshëm nga një shkronjë e alfabetit, kështu që një person mund t’i përkasë grupit të gjakut A, B, AB ose O.
Grupet e gjakut kanë gjithashtu një shenjë plusi ose minusi pas një shkronje. Kështu që grupi i dikujt mund të jetë “O pozitiv” (shkruhet O+) dhe e tjetrit “AB negativ” (shkruhet AB-).
Faktori Rezus
Shenja e plusit ose minusit i referohen prezencës ose mungesës së një substance në gjak të njohur si faktori rezus, quhet kështu pasi është i pari që është zbuluar në rezusin e majmunëve.
Pjesa më e madhe e njerëzve janë rezus pozitiv (Rh+). Nëse një person me rezus negativ (Rh-) merr gjak me rezus pozitiv, trupi i tyre reagon, duke prodhuar kimikate (antitrupa) për t’u mbrojtur kundër faktorëve rezus të huaj. Kjo është e ngjashme me mënyrën sesi ne krijojmë antitrupat ndaj viruseve të ndryshme të tillë si rubeola (fruthi gjerman) dhe lia e dhenve.
Faktori Rezus dhe Shtatzënia
Faktori rezus është më i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Përpara ose gjatë lindjes është e zakonshme përzierja e gjakut të nënës me atë të fëmijës. Nëse nëna është me rezus negativ, dhe fëmija me rezus pozitiv, kjo përzierje mund t’i shkaktojë nënës prodhimin e antitrupave rezus.
Në shtatzëninë e mëvonshme këto antitrupa mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Nëse fëmija e sapo lindur është + këto antitrupa mund të shkatërrojnë gjakun e tij dhe në rastin më të keq, mund të shkaktojnë vdekje ose sëmundje serioze. Në raste të tjera, fëmija mund të vuajë vetëm një anemi ose verdhëz të lehtë.
Megjithatë, sa herë që një grua me rezus negativ ka një fëmijë, grupi i tij i gjakut kontrollohet shpejt pas lindjes. Nëse fëmija është Rh +, nënës do t’i jepet një injeksion, i njohur si “anti D”, e cila është projektuar për të ndihmuar parandalimin e formimit të antitrupave rezus. Ashtu si të gjitha vaksinat, “anti D-të” nuk janë 100% efikase në të gjitha rastet, megjithatë, ato mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të shtatzënisë së ardhshme.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.