Kërkim
i Avancuar
Çfarë është sistemi ekzokrin dhe edokrin?

Çfarë është sistemi ekzokrin dhe edokrin?

Sistemi ekzokrin përbëhet nga gjëndra që prodhojnë substanca që lëvizin përmes një kanali (tubi). Përveç pankreasit, sistemi ekzokrin përfshin edhe:

  • Gjëndrat e lotëve (gjëndrat lakrimale)
  • Gjëndrat e gjirit
  • Membranat mukoze
  • Prostatën
  • Gjëndrat e pështymës
  • Gjëndrat dhjamore (sebase)
  • Gjëndrat e djersës

 

Sistemi endokrin përbëhet nga gjëndra që sekretojnë hormone direkt në gjak. Këto gjëndra kontrollojnë shumë funksione të trupit. Përveç pankreasit, sistemi endokrin përfshin:

  • Gjëndrat mbiveshkore (adrenale)
  • Hipotalamusin
  • Vezoret dhe testiset
  • Gjëndrat paratiroide dhe tiroide
  • Gjëndrën epifize
  • Gjëndrën hipofizë
  • Gjëndrën e timusit