Alergjitë, astma dhe bronkiti
- 29/05/2021
- 4 Pëlqime
- 1515 Shikime
- 0 Komente
ALERGJITË ASTMA DHE BRONKITI
Astma dhe bronkiti janë sëmundje afatgjata që karakterizohen me pezmatim dhe ngushtim të rrugëve të ajrit, me ҫrast vështirësohet marrja dhe nxjerrja e frymës nga mushkëritë.
I prek të gjitha moshat, edhe pse më shpesh fillon në fëmijëri (astma apo bronkiti obstruktiv i fëmijërisë), por ajo për herë të parë mund të paraqitet edhe te të rriturit. Momentalisht nuk ekziston një mjekim i cili e shëron astmën plotësisht, mirëpo ka barna dhe trajtime me të cilat i mbajmë simptomet nën kontrollë dhe i parandalojmë shfaqjen e tyre. Simptomet kryesore të astmës janë: fishkëllimat gjatë frymëmarrjes, frymëzënia (uria për ajër apo mosngopja me ajër), shtërngimi i gjoksit (apo ndjesia sikur gjoksin e shtërngon një rrip ose litar i mbështjellur rreth tij) dhe kolla e gjatë. Simptomet mund të keqësohen përnjëhere. Kjo gjendje njihet si sulm astmatik apo përkeqësim i bronkitit.
Astma dhe bronkiti
Zakonisht trajtohet përmes marrjes së barnave në formë të inhalimit, si inhalatorë me presion (sprej), inhalatorë me pluhur të thatë (me kapsula) apo nebulizatorë (aparat i inhalimit). Në disa raste të rënda kërkohet të përdoren edhe barnat në formë të tabletave apo ampullave. Në rast kur shkak i astmës është alergjia atëherë japim barna edhe kundër alergjisë (në formë të tabletave).
Te astma pezmatimi i rrugëve të ajrit i bën ato shumë të ndjeshme ashtu që ato munden që përkohësisht të ngushtohen. Kjo mund të ndodhë vetëvetiu apo pas ekspozimit ndaj ndonjë ngacmuesi.
Ngacmuesit më të shpeshtë të astmës janë: alergjenët (si për shembull pluhuri i shtëpisë, qimet e kafshëve apo poleni), tymi, ndotja dhe ajri i ftohtë, ushtrimet apo aktiviteti fizik, infeksionet si ftohja apo gripi, etj.
Simptomet e astmës
Zakonisht mund të kontrollohen me trajtim. Shumica e personave me astmë zhvillojnë jetë normale dhe aktive, megjithëatë disa persona me astmë të rëndë mund të kenë probleme të vazhdueshme.
Në rastin kur dyshojmë per astmë duhet të vizitohemi te mjeku në mënyrë që të kemi një diagnozë të qartë, të marrim trajtimin e duhur për kontrollimin e simptomave dhe parandalimin e tyre, si dhe të këshillohemi si t’i evitojmë shkaktarët e paraqitjes së simptomeve të astmës.
Paralajmërim!
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.