Anatomia e aparatit riprodhues femëror
- 10/09/2021
- 0 Pëlqime
- 1163 Shikime
- 0 Komente
Aparati riprodhues femeror ne teresine e vet permbush shume funksione.
Prodhon qelizen veze te nevojshme per riprodhim, te quajtur ova ose oocyt. Kjo veze transportohet per tu fertilizuar nga nje spermatoizoid ne tubat e fallopit dhe me pas kalohet per implantim ne miter. Nese nuk ndodh fertilizimi atehere ndodh renia e shtreses se brendshme te mitres (endometriumi ) ne formen e mentruacionit. Per te mbajtur ciklet riprodhues, apatati prodhon hormone seksual femeror
Aparati riprodhues femeror permban pjesen e brendshme dhe ate te jashtme:
Funksioni i strukturave riprodhuese te jashtme eshte e dyfishte: lejon depertimin e spermes dhe i mbron nga infeksionet .
Ne keto struktura perfshihen:
Labia majora: labiumet e medha rrethojne dhe mbrojne strukturat e tjera genitale .Jane relativisht te gjera, permbajne gjendra djerese dhe yndyre. Pas pubertetit keto mbulohen me qime.
Labia minora: labiumet e vogla shtrihen nen labiumeve te medha dhe rrethojne hapjen e vagines dhe te uretres ( tubi qe mbart urinen nga fshikeza e urines ne ambient ) • Gjendrat e Bartholin’s: jane gjendra te vendosura anash hyrjes vaginale, prodhojne mukus qe sherben per lubrifikimin gjate marrdhenies seksuale dhe si barrier mbrojtese kundrejt mikrobeve te ndryshem .
• Clitoris: ndodhet ne vend takimin e 2 labiumeve te medha ne formen e nje daljeje te vogel shume te ndjeshme,( e krahasueshme me penisin tek meshkujt ). Klitoris mbulohet nga nje shtrese lekure te quajture prepucium. Klitoris ehste shume i ndjeshem dhe si rezultat i ngacmimit peson ereksion.
Organet riprodhuese te brendshme • Vagina: eshte kanal elastik musular qe bashkon qafen e mitres me pjesen e organeve te jashtme …Perben kanalin e lindjes, pret penisin gjate marrdhenieve seksuale si dhe mbart spermen. Gjate ciklit menstrual gjaku del jashte trupit nepemjet vagines.
• Uterus (mitra ): eshte organ kavitar ne forme dardhe, qe sherben per te mbatjur dhe zhvilluar fetusin .Mitra ndahet ne 2 pjese: ne qafe qe eshte pjesa e poshtme qe hapet mbi vagine, dhe trupi i mítres qe eshte pjesa qe mban fetusin gjate shtatezanise .Kaviteti i mitres komunikon nepemjet nje kanali te qafes dhe nxjerr jashte gjakun menstrual te permuajshem.
• Vezoret: jane gjendra te vogla ne forme dhe permasa te bajameve, te vendosura ne te dyja anet e mitres Jane pergjegjese per prodhimiin e vezeve dhe hormoneve sekuale. Ne kohen e lindjes secila vezore permban rreth 1 milion veze, por ne moshen e pubertetit, rreth arrijne rreth 300 mije dhe nga keto vetem 300 deri 400 munden te ovulojne gjate periudhes aktive te gruas.
• Tubat e Fallopit: jane 2 tuba te muskular te holle qe shtrihen nga kendet e jashtem te majte dhe te djathte te mitres deri ne afersi te vezoreve. Tubi ne pjesen e tj fundore formon nje strukture ne forme gypi te mbuluar me disa zgjatime ne forme gishtash (fimbrie ). Keto vendosen ne siperfaqene e vezores per te kapur qelizen veze te cliruar nga folikuli, dhe e kalojne ate ne tub per tu tranportuar drejt mitres. Siperfaqja e brendshme e tubave eshte e veshur me cilie qe bejne te mundur kete kalim te vezes.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.