Kërkim
i Avancuar
Cilat janë pakënaqësitë që do të keni kur të lini duhanin?

Cilat janë pakënaqësitë që do të keni kur të lini duhanin?

Shenjat e mungesës së nikotinës

Në 2/3-at e përsonave të varur nga duhani shfaqen shënjat e mungesës së nikotinës dhe janë të përkohëshme. Shumica e këtyre shënjave zhduken për 2 ose 3 javë.

Ndonjëherë mund të zgjasin më shumë. Këto shenja janë:

  • Të mos jesh i qetë
  • Mungesë gjumi
  • I/E stresuar
  • Vështirësi në përqëndrim
  • Të reagosh në mënyrë të tepërt
  • I/E nevrikosur
  • I/E lodhur
  • Dridhje
  • Dhimbje koke
  • Kapsllëk
  • Tharje të gojës
  • Hapje oreksi, shtim në peshë
  • Kollë, sekrecione

Çfarë mund të bëni në këto raste?

Nëse nuk jeni i qetë, jeni i stresuar apo i nevrikosur mund të dilni shëtitje, mund të merreni me sport, mund të bëni një dush, mund të dëgjoni muzikë.

  • Nëse keni probleme me gjumin atëherë pas orës 18.00 të mbrëmjes mos pini caj, kafe dhe pije që përmbajnë kafeinë. Mund të bëni një banjo më ujë të ngrohtë ose mund të pini qumësht të ngrohtë.
  • Nëse keni dhimbje koke mund të beni një dush, mund të dilni shëtitje ose të bëni ushtrime fizike të lehta.
  • Nëse jeni kaps mund të pini në sasi të mëdha ujë dhe lëngje frutash, të hani ushqime të pasura.
  • Nëse keni tharje të gojës mund të pini ujë ose të përtypni çamçakëz.
  • Mos harroni këto shenja janë të përkohëshme dhe trupi juaj po përpiqet të mësohet pa nikotinë.

Rritja e oreksit dhe shtimi në peshë është një gjë tjetër që ndodh shpesh tek personat që lejnë duhanin. Në përgjithësi pritet që të shtohet 3-5 kile në peshë. Kjo nuk duhet t’ju frikësojë. Shumë persona kanë frikë nga kjo dhe e përdorin këtë gjë si një arsye për të filluar përsëri duhanin. Ushqimi i rregullt me kalori të ulët, bërja e ushtrimeve fizike, mospërdorimi i ushqimeve me kalori të lartë si p.sh biskotat, patatinat, farat dhe frutat e thata do të pengojnë shtimin në peshë ose do të mbajnë nën kontroll shtimin e menjëhershëm në peshë.

Është vënë re se fillimi i ushtrimeve fizike në kohën kur lini duhanin ju ndihmon të mos shtoni në peshë dhe ta ndjeni veten më mirë.

Shënjat që shfaqen nga mungesa e nikotinës e vështirësojnë situatën. Nëse doktori juaj e sheh të arsyeshme mund të aplikojë një trajtim mjekësor për të ulur dëshirën për të pirë duhan dhe për të kontrolluar shënjat e mungesës së nikotinës. Kjo do t’ju ndihmojë për të mësuar të jetoni pa duhan.

Përfitimet e lenies së duhanit

Përfitimet në shëndetin tuaj:

Për 20 minuta

  • Ritmi i zemrës, tensioni i gjakut, temperatura e trupit kthehet në normalitet.

Për 24 orë

  • Sasia e monoksidit të karbonit ulet.
  • Për 2 javë deri në 3 muaj
  • Kapaciteti juaj ushtrimor rritet.
  • Kolla pakësohet dhe humbet për 3 muaj.
  • Sasia e gëlbazës pakësohet për 2 javë.
  • Ju do të merrni frymë më lehtë.
  • Do t’ju përmirësohen ndjesitë e të nuhaturit dhe të shijuarit.
  • Sistemi juaj imunitar fillon të forcohet.
  • Do të filloni ta ndieni veten më të fortë.
  • Njollat e verdha në dhëmbët dhe gishtat tuaj do të fillojnë të zhduken.

Për 1 vit

  • Rreziku për krizën e zemrës fillon të ulet që në ditët e para dhe pas një viti ky rrezik ulet me 50%.
  • Rreziku për hemoragjinë e trurit dhe sëmundjes së enëve të gjakut të këmbëve (sëmundja Buerger) ulet deri në 30-50%.
  • Parandalohen sëmundjet e mushkërive si bronkiti kronik dhe emfizema që mund të përparojnë deri në pamajftueshmëri të sistemit të frymëmarrjes. Në vitet e mëtejshme funksionet e sistemit të frymëmarrjes përmirësohen.

Për 5 vite

  • Përgjysmohet rreziku i kancerit të gojës, fytit, rrugës së ushqimit, fshikëzës urinare.

Për 10 vite

  • Rreziku i paralizimit për 5-10 vite ulet aq sa ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.
  • Rreziku i kancerit të mushkërisë, gojës, fytit, rrugës së ushqimit, fshikëzës urinare, veshkave dhe pankreasit ulet.

Për 15 vite

  • Rreziku i sëmundjeve të enëve koronare dhe krizës së zemrës barazohet me të atyre që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Përfitimet sociale të lënies së duhanit:

Të dashurit tuaj në shtëpi, në vëndin e punës, në ambjente shoqërore, të cilët nuk pijnë duhan, nuk do të bezdisen më nga tymi i duhanit dhe nuk do të kenë kontakt me duhanin.

Mund të bëheni shembull i mirë për fëmijët tuaj; ata nuk do të jenë më përdorues pasivë të duhanit dhe për ta do të ulet rreziku i infeksionëve të veshit dhe bajameve, rreziku për zhvillimin e sinozitit, bronkitit, frymëmarrjes me fishkëllima dhe astmës.

Do të bëheni shembull për persona të tjerë që ju rrethojnë dhe që pijnë duhanin. Kjo do ndihmojë edhe të tjerët ta lënë duhanin.
Nuk do të prishni më ambjentin, pasi shtëpia, makina dhe rrobat tuaja nuk do të mbajnë më erë duhan.

Atëherë do të jeni një person që nuk i sjell dëme shoqërisë nga pirja e duhanit.

Përfitimet ekonomike:

Paraja që do të përdornit për të blerë cigare do t”ju mbetet ju dhe në këtë mënyrë do të kurseni. Nëse tani, pini çdo ditë dy paketa me cigare markë e huaj, në fund të një viti pas lënies së duhanit mund të blini një kompjuter. Pas dhjetë vitesh mund të blini një makinë.
Për arsye të sëmundjeve të shkaktuara nga duhani do të pakësoni shpenzimet për mjekun, spitalin dhe medikamentet.

Pikat kyçe për mosfillimin përsëri të duhanit

Duhet një përpjekje e madhe për të mos e filluar përsëri duhanin. Instikti i të pirit herë pas herë do t’ju sjellë vështirësi. Vini re kur shfaqen këto vështirësi dhe përcaktoni faktorët shkaktues (si p.sh stresi, pas ngrënies, çaji, kafeja, alkoli, ambjenti shoqëror, të parit e cigareve). Jini të parapërgatitur ndaj këtyre faktorëve:

Kujtojini vetës pse e latë duhanin.

Kur të vijë dëshira për të pirë, aplikoni metodat e treguara më sipër (të merrni frymë thellë, të pini ujë, të bëni ushtrime fizike etj.).

Largohuni nëse jeni në një ambient ku pihet duhan.

Jepini vetes një stimul nëse ia dolët mbanë të mos pini.

Nëse për ndonjë arsye keni pirë duhan, mos jini të ashpër me veten dhe mos e humbni besimin. Mos harroni që jeni duke luftuar me një lëndë ndaj së cilës ju keni varësi dhe mos fajësoni veten. Nëse pini një herë nuk do të thotë se jeni të pasuksesshëm.

Gjëja që do të bëni është të mos vazhdoni të pini, sepse ju e patë që mund të rrini pa pirë. Kjo tregon që ju nuk keni nevojë për duhan dhe mund ta lini atë përgjithmonë.