Fëmijët (duke marrë parasysh atë që u tha në vërejtje të posaçme) oralisht (nga goja) 20-30 mg/kg/ditë, të ndarë në dy marrje, maksimumi 1.5g/ditë.
Fibrozë cistike, 20-40 mg/kg/ditë; me rrugë I.V, 10 mg-20 mg/kg/ditë, të ndarë në dy doza.
Të rriturit oralisht: në infeksionet urinare 250-500 mg 2 herë në ditë (7-10) ditë; tek gratë me cistit të pakomplikuar 100 mg, 2 herë në ditë (3 ditë).
Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (frymëmarrje) dhe lëkurës 500-750 mg 2 herë në ditë (7-14 ditë).
Infeksionet e kockave dhe kyçeve, 500-750 mg 2 herë në ditë, 4-6 javë.
Diarre infektive 500 mg 2 herë në ditë, 5-7 ditë;
Ethe tifoide 500 mg 2 herë në ditë, 10 ditë;
Profilaksi kirurgjike (sulm para operacionit), 750 mg, 60-90 min. para operacionit;
Gonore 250-500 mg si dozë e vetme;
Infeksion gonokoksik sistemik 500 mg 2 herë në ditë, 7 ditë;
Me rrugë I.V (intra venoze), si infuzion (direkt në sistemin e gjakut) i ngadalshëm (30-60min), në infeksionet urinare 200-400 mg 2 herë në ditë, 7-10 ditë;
Në infeksionet e traktit të poshtëm respirator dhe ato të lëkurës 400 mg 2 herë në ditë, 7-14 ditë.