Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë
- 15/10/2022
- 0 Pëlqime
- 775 Shikime
- 0 Komente
Shumë shtatzëna ankohen se kanë dhimbje në bark gjatë shtatzënisë. Edhe pse dhimbjet e barkut nuk janë të rrezikshme gjatë shtatzënisë, këshillohet që të vizitoni mjekun nëse ndjeni dhimbje. Në raste të caktuara, kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz, të cilin vetëm mjeku mund ta diagnostifikojë.
Zakonisht dhimbjet e barkut lajmërohen në periudhën e hershme të shtatzënisë. Ndonjëherë mund të ndjehet dhimbja apo sikleti i cili është i ngjashëm me dhimbjet menstruale. Kjo mund të jetë paralajmërim që mitra pregatitet të bartë foshnjen për nëntë muajt e ardhshëm. Megjithatë, që të jeni të sigurta, asnjëherë nuk duhet injoruar këshillën e mjekut për çfarëdo ankese që mund ta keni gjatë shtatzënisë.
Nëse ndjeni dhimbje në bark dhe keni temperaturë, ndjeni ethe, gjakrrjedhje apo ndonjë gjurmë gjaku, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë gjendjeje serioze. Në këtë rast, është e domosdoshme që të vizitoni mjekun që të përcaktojë diagnozën. Për shembull, krahas dhimbjeve në bark, keni gjakderdhje, ndjeni dhimbje në shpinë, keni marramendje, këto janë simptomet kryesore të shtatzënisë jashtë mitrës sepse qeliza vezë është e forcuar për pjesën e jashtme të mitrës në vend që të përforcohet për kanalin vezorë. Kjo gjendje zakonisht lajmërohet në periudhën e hershme të shtatzënisë. Nëse nuk diagnostifikohet, mund të paraqes kërcënim serioz për shtatzëninë tuaj.
Simptomet të cilat tregojnë për abort, janë poashtu dhimbjet në bark, gjurmë gjaku, gjakrrjedhje, dhimbje shpine dhe të tjera. Nëse vëreni që gjurmët e gjakut po bëhen më të mëdha, menjëherë kontaktoni mjekun për tu shëruar. Për ndryshe, këto simptome mund të shpiejnë në abort apo në humbje të foshnjes. Nëse gjendja nuk është përmirësuar, mjeku mund të ju përshkruajë ilaçe për ndalim të gjakrrjedhjes dhe shpëtimin e foshnjes. Shkaktarët tjerë që mund të lajmërohen janë shkëputja e placentës, dhimbja në ligamente, rritja e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë.
Shumica e grave të cilat ndjejnë dhimbje apo siklet në bark gjatë tërë shtatzënisë, mund të jetë rezultat i zgjerimit të mitrës, gazrave, rritjes së thartirës në organizëm dhe ndonjëherë kapsllëkut. Largojini dyshimet tuaja duke vizituar doktorin dhe provoni që të qetësoheni gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.