Kërkim
i Avancuar
Infarktet e zemrës: Shenjat, simptomat dhe trajtimi

Infarktet e zemrës: Shenjat, simptomat dhe trajtimi

  • 28/04/2023
  • 1 Pëlqim
  • 4721 Shikime
  • 0 Komente

Infarkti (aksidenti cerebrovaskular CVA apo ataku i trurit) ndodh kur një pjesë e trurit është e dëmtuar ose shkatërruar për shkak se ajo nuk furnizohet mirë me gjak.

A ka tipe të ndryshme infarktesh?

Janë 2 tipe kryesore të infarkteve: infarkti ishemik dhe infarkti hemorragjik.

Infarkti ishemik

Infarkti ishemik është tipi më i zakonshëm i infarkteve dhe shkaktohet nga bllokimi i enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo mund të jetë për shkak të “forcimimit” dhe ngushtimit të arterieve (arteriosklerozës), ose nga një mpiksje që bllokon një enë gjaku.

Një tip i infarktit ishemik është infarkti trombotil. Ai shkaktohet nga një mpiksje gjaku (thrombus) në një nga arteriet e kokës ose qafës, e cila redukton ashpër rrjedhën e gjakut. Mpiksja e gjakut, mund të jetë shkak i depozitave të ndërtuara të yndyrës në enët e gjakut.

Një tjetër tip i infarktit ishemik është infarkti embolik , që ndodh kur një mpiksje gjaku që formohet diku në trup (p.sh. në dhomat e zemrës) kalon nga sistemi qarkullues për në tru. Mpiksja udhëtuese quhet embolus.

Infarkti hemorragjik

Lloji më i rëndë i infarkteve është infarkti hemoragjik. Ndodh kur një enë gjaku në tru plas, duke lejuar gjakun të pikojë dhe të dëmtojë një pjesë të trurit. Ekzistojnë 2 tipe: hemorragjia subaraknoide, e cila ndodh në hapësirën rreth trurit; dhe hemoragjia intracerebrale (tipi më i zakonshëm), i cili përfshin gjakderdhjen brenda vetë indeve të trurit.

Cilat janë simptomat e një infarkti?

Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas. Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë. Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit. Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes.

Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një ose më shumë nga funksionet e mëposhtme:

  • Aftësinë për të kryer lëvizje;
  • Të folurit;
  • Pjesën vizuale;
  • Koordinimin;
  • Ekujlibrin;
  • Kujtesën;
  • dhe Perceptimin.

A ka shenja paralajmëruese për infarktet?

Disa infarkte paraprihen nga infarkte të vogla apo të përkohshme – infarkte të rastit ishem (TIAs). Infarktet e vogla ndodhin kur ka një mpiksje gjaku të përkohshëm dhe një pjesë e trurit nuk merr sasinë e nevojshme të gjakut.

Simptomat ndodhin shpejt dhe zakonisht për një kohë të shkurtër, për disa minuta deri në disa orë. Si infarkti, edhe simptomat ndryshojnë në varësi të pjesës së trurit që është prekur.

Shenjat paralajmëruese

  • Dobësi e papritur ose mpirje krahu, fytyre dhe këmbe në njërën anë të trupit;
  • Vështirësi në të folur;
  • Turbullim apo humbje të shikimit;
  • Marramendje të pashpjegueshme, sidomos kur shoqërohet me ndonjë nga shenjat e mësipërme;
  • Dizekujlibër ose rënie e papritur;
  • Dhimbje koke (zakonisht e rëndë dhe e papritur);
  • Konfuzion.

Ndërsa simptomat e TIA-s janë të ngjashme me ato të një infarkti, ato zakonisht janë të përkohshme dhe të kthyeshme.

Megjithatë, infarktet e vogla nuk duhet të injorohen sepse njerëzit që kanë patur një infarkt të përkohshëm kanë më shumë mundësi që të kenë një infarkt tjetër.

Është e rëndësishme që të takoni menjëherë doktorin kur shenjat paralajmëruese të infarktit shfaqen. Doktori do të vendosë nëse një infarkt, një infarkt i vogël apo një gjendje tjetër mjekësore e ngjashme me këto simptoma po ndodh, si krizë apo migrenë.

Cilat janë faktorët e rrezikshëm të një infarkti?

Sa më i moshuar që të jeni aq më i madh është rreziku për të patur një infarkt. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i të rinjve dhe i moshës së mesme kanë patur infarkte. Meshkujt që kanë diabet janë më të predispozuar ndaj infarktit. Njerëzit që kanë patur infarkte të mëparshme kanë më shumë mundësi që të kenë një tjetër infarkt.

Konsumimi i alkoolit, duhanit dhe të qenit mbipeshë (kolesteroli i lartë në gjak rrit presionin e gjakut dhe sëmundjet e arterieve), rrisin mundësinë e të pasurit të një infarkti. Infarkti është një sëmundje vaskulare, kështu që ndan shumë faktorë të rrezikshëm me sëmundjen koronare vaskulare (të njohur si sëmundja e arteries koronare).

Një tjetër faktor i rrezikshëm është një lloj rrahje zemre e parregullt e njohur si fibrilacioni atrial (AF). Gjithashtu, disa ilaçe rrisin rrezikun e infarkteve.

Si mund ta reduktoj rrezikun e një infarkti?

Ndryshimet fizike që shkaktojnë një infarkt zakonisht duan shumë vite që të përmirësohen. Shumë njerëz janë të lindur me rrezik më të lartë për të pasur një infarkt. Mosha, gjinia, rraca, janë faktorë rreziku që nuk mund të ndryshojnë.

Presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, infarktet e vogla dhe depozitat e ndërtuara të yndyrës (kolesteroli në muret e arterieve), janë faktorë rreziku të cilat mund të reduktohen nga ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe kujdesi i mirë shëndetësor.

Si mund të reduktojmë rrezikun e një infarkti

  • Vizitohuni rregullisht për kontrolle të presioni të gjakut dhe mjekime të përshtatshme;
  • Ndaloni duhanin;
  • Reduktoni konsumimin e alkoolit;
  • Ushtrohuni rregullisht. Ushtrime për forcimin e zemrës dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut (kjo gjithashtu ndihmon në humbje të peshës);
  • Ndiqni një dietë të shëndetshme;
  • Kontrolloni kolesterolin në gjak;
  • Kontrolloni diabetin, nëse keni.

Si diagnostikohet një infarkt?

Konfirmimi i diagnozës dhe trajtimi i hershëm i infarkteve pothuajse gjithmonë bëhet në spital. Një diagnozë e hershme bëhet duke vlerësuar simptomat, duke parë historinë mjekësore tuajën dhe nëpërmjet kryerjes së testeve.

Testet që mund të rekomandohen

  • Tomografia e kompjuterizuar (CT): me rreze-X të veçanta, që prodhon 2 ose 3 fotografi dimensionale të çdo pjese të trupit.
  • Imazhet e rezonancës magnetike (MRI): ky test përdor një magnet të madh, valë radioje të energjisë së ulët dhe një kompjuter për të prodhuar 2 ose 3 piktura dimensionale të trupit.

Si kurohet një infarkt?

Nëse një infarkt ka ndodhur, trajtimi duhet të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur për tu siguruar se nuk ka dëmtime të mëtejshme në tru. Në rastet e një infarkti ishemik, është e zakonshme që të jepet aspirinë për të reduktuar rrezikun e vdekjes apo të një infarkti të dytë.

Nëse shkaku i infarktit është një mpiksje, është i mundur një administrim i shpejtë i disa ilaçeve për shpërbërjen e mpiksjeve, si: alteplase, që mund të parandalojë simptoma si paraliza. Megjithatë, ky nuk është një trajtim i përshtatshëm për të gjitha llojet e infarkteve dhe mund të rrisë rrezikun e infarktit hemorragjik, kështu që ka udhëzime strikte që përcaktojnë rrethanat në të cilat duhet përdorur.

Kur një infarkt ka dëmtuar përgjithmonë trurin, dëmtimi nuk mund të zhbëhet. Megjithatë, shumë simptoma mund të përmirësohen ndjeshëm në ditët në vazhdim pas një infarkti, sepse pjesët e trurit në periferi të një infarkti mund të shërohen. Gjithashtu, doktori mund të sugjerojë mënyra për të parandaluar infarkte në të ardhmen, përfshirë ndryshimet në jetesë, minimizimin e rreziqeve për një infarkt dhe marrjen e mjekimeve.

Në varësi të tipit dhe të shkakut të një infarkti, ilaçet antikoagulant (“hollues të gjakut”) mund të përcaktohen për të ndaluar krijimin e mpiksjeve të reja të gjakut, në mënyrë që të parandalojnë një infarkt në të ardhmen. Shembujt përfshijnë aspirinën.

Kur ka një bllokim në arterien e qafës, kirurgjia mund të kryhet për të hequr bllokimin e ndërtuar dhe për të parandaluar një infarkt në të ardhmen.

Rehabilitimi pas një infarkti

Rehabilitimi i suksesshëm pas një infarkti varet nga shumë faktorë, përfshirë shkallën e dëmtimit në tru, qëndrimin, aftësinë e ekipit të rehabilitimit, mbështetjen e familjes dhe shoqërisë. Si pasojë e përparimeve në trajnim dhe rehabilitim, shumë njerëz që kanë pasur një infarkt janë në gjendje që të jetojnë një jetë të plotë. Për disa, rehabilitimi mjafton vetëm për disa javë, ndërsa për të tjerë mund të duhen disa muaj ose edhe vite.

Infarktet ndikojnë tek njerëzit në mënyra të ndryshme në varësi të tipit të infarktit dhe pjesës së dëmtuar të trurit. Shpesh aftësi të vjetra humbin, prandaj aftësi të reja duhen mësuar. Është po aq e rëndësishme për të ruajtur dhe përmirësuar gjendjen fizike kurdo që të jetë e mundur. Rehabilitimi duhet të fillojë sa më parë pas një infarkti dhe të vazhdojë edhe në shtëpi.

Rehabilitimi konsiston në tipe të ndryshme terapie ku përfshihen:

  • Fizioterapia për të përmirësuar kontrollin e muskujve, koordinimin, dhe ekuilibrin;
  • Terapia e të folurit dhe ritrajnimi i muskujve të fytyrës dhe gjuhës, ndihma me të ushqyerin dhe me çrregullimet në të gëlltitur;
  • Terapia profesionale për të përmirësuar kordinimin sy-dorë dhe shkathtësitë e nevojshme për detyrat e përditshme jetësore si: larja dhe gatimi.

Familja është gjithashtu e rëndësishme në procesin e rehabilitimit. Anëtarëve të familjes do t’ju kërkohet për të ndihmuar personin për të rifituar aftësitë e humbura duke i inkurajuar ata që të përdorin krahun ose këmbën e prekur, duke i ndihmuar në bisedim dhe duke i mësuar sesi të bëjnë detyrat e harruara, si: krehja e flokëve, përdorimi i një filxhani, thike dhe piruni.

Nëse ju keni një nga simptomat që janë përmendur më lartë: kontaktoni me një nga specialistët