Kërkim
i Avancuar
Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është sëmundje e frikshme, trishtuese por është sëmundje që mund të parandalohet.

Është vërtetuar se skrinimi-hulumtimi i qafës së mitrës për neoplazi-kancer e ka zvogëluar incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës dhe e ka rritur shkallën e shërimit nga ky lloj I kancerit te  gjitha femrat, megjithate edhe ne shtetet me te zhvilluara ne bote e edhe te ne, ende vdiset nga ky kancer.

Ne rastet me te renda, kur kanceri ka progreduar, kryhen operacionet radikale nga ekipet e mjekeve gjinekolog-obsteter dhe kirurg qe kane eksperience profesionale.

Nga praktika e përditshme rutinore me paciente, shumica e femrave që kanë pas në familje antarë që kanë vuajtur ose kanë vdekur nga kanceri i qafës së mitrës  ose që personalisht vuajnë apo kanë vuajtur nga kanceri cervical, urojë që kurrë mos tu ngjajnë femrave tjera kjo sëmundje.

Porosi  për femrat:

Bëje PAP dhe HPV Testin për mirëqenien tënde
Mbroje vetën nga kanceri i qafës së mitrës
Kanceri është sëmundje e frikshme. Por kanceri i qafës së mitrës është një nga disa lloje të kancerit të cilat mund të parandalohen.

Ne United Hospital kryhet mënyra standarde e skriningut dhe diagnostikimit të cilat janë hulumtimi mikrobiologjik, citologjia, kolposkopia, biopsia dhe konfirmimi histologjik i neoplazive intraepiteliale cervikale. Si metodë alternative e pëdorim edhe qasjen “shih dhe trajto” tek e cila vendimi për trajtim bazohet në testin e skrinimit dhe trajtimit pas rezultatit pozitiv të testit.

UNITED HOSPITAL kryhen të gjitha operacionet gjinekologjike dhe obstetrike e sidomos rastet me tumour-kancere të ndryshme të cilat nuk mund parandalohen.