Kërkim
i Avancuar
Klaritromicina

Klaritromicina

Faringiti (infeksion i faringut) apo tonsiliti (infeksion i grykëve) i shkaktuar nga Streptococcus pyogenes; tek sinusiti maksilar (hapësirat maksilare) akut i shkaktuar nga Haemophilus influnzae apo Moraxella catarrhalis; tek ekzacerbimi akut i bronkitit (infeksion i bronkeve) kronik të shkaktuar nga M. catarrhalis apo S. pneumoniae; tek pneumonitë (infeksionet e mushkërisë) e shkaktuara nga S. pneumoniae apo Mycoplasma pneumoniae; Tek infeksionet e lëkurës dhe strukturave lëkurore të shkaktuara nga S. aureus apo S. pyogenis; infeksionet me Helikobakter pilori.

Nuk përdoret tek pacientët me ndjeshmëri te rritur në klaritromicinë apo në makrolidet e tjera.

Tek faringiti dhe tonsiliti: të rriturit 250 mg P.O.(nga goja) në 12 orë, 10 ditë; tek fëmijët 15 mg /kg në ditë P.O. në doza të ndara në 12 orë, 10 ditë; tek sinusiti maksilar akut: të rriturit 500mg, P.O. në 12 orë 14 ditë. Fëmijët, 15 mg/kg në ditë P.O. në doza të ndara në 12 orë, 10 ditë; tek bronkiti kronik, të rriturit 500 mg P.O. në 12 orë, 7-14 ditë; tek infeksionet e lëkurës: të rriturit, 250 mg P.O. në 12 orë, 7-14 ditë. Fëmijët, 15 mg /kg në ditë P.O. në doza të ndara në 12 orë, 10 ditë; tek otitis media: fëmijët, 7.5 mg/kg P.O. në 12 orë, 10 ditë; te infeksionet me Helikobakter pilori: të rriturit 500 mg P.O. në 8 orë, për 14 ditë me omeprazol 40 mg P.O.

  • Tableta: 250mg, 500mg
  • Suspension: 125mg/5mL, 250mg/5mL