Nikotina që ndodhet në cigare krijon një veti të fortë varësie nga duhani. Personat që rastësisht kanë përdorur edhe kokainë, heroinë dhe alkol dëshmojnë se varësia e nikotinës është më e madhe. Kur pini duhan, pas çdo frymëmarrjeje, nikotina arrin në tru për 7 sekonda dhe ju bën të ndiheni mirë. Kjo ju bën të kërkoni më shumë nikotinë. Ata që pijnë duhan kanë zakon të dorës dhe të gojës. Sa më shumë cigare të pini në ditë aq më të forta janë këto zakonë. Dëmet e duhanit shfaqen pas një kohë të gjatë. Për këtë arsye përsonat që pijnë duhan vazhdojnë të pijnë pa qënë në dijeni të rrezikut. Ngaqë duhani bëhet një pjesë e mënyrës së jetësës për ata që e pijnë, gjatë ditës kjo shkakton domosdoshmërinë për të pirë edhe gjëra të tjera.
Si do ta lini duhanin?
- Ka disa mënyra për lënien e duhanit:
Të heqësh dorë me dëshirën e mirë: Një pjesë e të varurëve nga duhani e lenë atëvetë mënjëherë me dëshirën dhe vullnetin e tyre, si pasojë e vendimit që ata marrin.
Me trajtime që janë vertëtuar të jenë ndikuese: Për ata që e kanë të vështirë talënë duhanin mënyra më ndikuese e trajtimit është përdorimi i metodave shkencoremë këshillën e mjekut. Trajtimet, ndikimi i të cilave është vërtetuar dhe aprovuar, janëtrajtimi i nikotinës (çamçakëza nikotinë, spraj më nikotinë për hundët, shiritat ngjitës tënikotinës) dhe një ilac antidepresiv që ul efektet e mungesës së nikotinës (bupropion).
Bupropion: është antidepresiv i përdorur për të reduktuar dëshirën për të pirëduhan dhe ka marrë aprovimin e FDAs për t”u përdorur si suplementar në trajtimine largimit nga duhani. Ai mund të ndihmojë në rritjen e shkallës së qëndrimit largduhanit, më shumë sesa përdorimi i patchit dhe ndihmon në zbutjen e shqetësimitdhe simptomave të depresionit, të cilat janë të zakonshme në personat që janë nëprocesin e lënies së duhanit. Kjo molekulë vepron si një antagonist i receptorëve nikotinikë në sistemin qëndror nervor, dhe ekzistojnë disa mendime me baza klinikeqë sygjerojnë se përdorimi i saj mund të çojë në lënien e duhanit, si pasojë e bllokimittë efekteve euforike të nikotinës, ndërsa përdoret i shoqëruar me patchin.
Trajtime që janë të diskutueshme nga ana shkencore: Hipnoza dhe akupunktura janë metoda të diskutueshme nga ana shkencore. Efektet e tyre nuk janë vërtetuar.
Përgatituni për lenien e duhanit
- Mos mendoni që nuk mund ta lini duhanin. Mos jini pesimistë.
- Saktësoni një ditë për lënien e duhanit dhe atë ditë të jini të vendosur për ta lenë duhanin.
- Shkruani arsyet për lënien e duhanit dhe vendosini këto shënime në vënde të dukshme, mbajini pranë vetes, varini rreth e rrotull.
- Bëjani të ditur vendimin tuaj familjes së shoqërisë dhe kërkoni ndihmë nga ata.
- Në shtëpi dhe në vendin e punës hiqni çdo gjë që ju kujton duhanin (cakmak,tavull duhani, mbajtëse cigaresh). Hiqni cigaret nga canta dhe xhepi juaj. Mos mbani cakmak me vetë.
Kur të lini duhanin merruni me aktivitete të reja ditore të cilat jua lehtësojnë përpjekjen tuaj. Mund të filloni programe të ushtrimeve fizike të përshtatshme me moshën. Gjëja më e mirë është të ecni. Nëse keni ndonjë hobi apo dëshirë për të bërë diçka lini një pjesë të kohës për këtë.
– “Kam dështuar në të kaluarën …” shumica e atyre që kanë arritur talenë duhanin kanë dështuar 4 deri në 5 herë përpara se të arrinin suksesnë përpjekjet e tyre.
– “Eshte tepër vonë, tashmë jam i semurë …” ka avantazhe në lëniene duhanit në çfarëdolloj moshe. Mbas një infarkti te miokardit, ata që vazhdojnë të pijnë duhan janë 10 herë më të predizpozuar të vdesin sesa ata që kanë qënë duhanpirës dhe e kanë lënë.
Ju lutemi mos harroni!
Është e vështirë të shpëtosh nga një lëndë që krijon veti të jesh i varur prej saj.Por kjo nuk është e pamundur. Do t’ia dilni mbanë duke qënë të vendosur.
Shënjat e mungesës së nikotinës, që i përjeton çdo person i varur prej saj, janëtë përkohëshme. 2-3 javët e para përbëjnë përiudhën kur ju do ndieni më tëpërvështirësi.
Ngjarje të papritura, jo të këndëshme mund t’ju shtyjnë të pini përsëri. Atëherë kujtoni që pirja e duhanit është vetëm një zakon të cilin ju mund ta vini poshtë.Mos harroni që duhani nuk ndryshon situatën në të cilën ndodheni. Pirja eduhanit nuk do të zgjidhë problemet tuaja, për më tepër të qënit përsëri të varur prej duhanit do t’ju mërzisë dhe do të ulë besimin në vetvete.
Rreziku për të filluar përsëri pasi e keni lenë duhanin është më i madh në javët epara. Në këtë periudhë duhet të përdorni vendosmërinë tuaj dhe mund të merrni ndihmë nga mjeku juaj.
Nëse përpjekja juaj e parë është pa sukses, mos i humbisni shpresat dhe përpiquni përsëri.
E latë duhanin…
Ditën që ju lini duhanin merruni me diçka që t’ju heqë stresin. Mund të dilni shëtitje, mund të shkoni për të blerë diçka ose mund të bisedoni më shokët tuaj që nuk pijnë duhan. Kërkoni ndihmë nga familja dhe shoqëria. Kjo do të bëj të mundur që nëse ata pijnë duhan, të mos pijnë pranë jush.
Ditën që keni lënë duhanin mund ta festoni. Mund t’i blini vetes një dhuratë ose mund të beni diçka të veçantë në këtë ditë. Pini shumë ujë dhe lëngje frutash pasi të lini duhanin. Nëse çaji dhe kafeja ju kujtojnë pirjen e duhanit është mirë që për një farë kohe t’i pakësoni këto pije. Nëse zakonet e dorës dhe të gojës ju sjellin vështirësi, mund të luani më një kalemose me një top stresi, mund të luani më një kruajtëse dhëmbësh apo të përtypni çamçakëz pa sheqer. Mund të mbani në dorë një gotë me ujë dhe ta pini sa herë qëtë keni nevojë për duhanin.
Në 2-3 javët e para mundohuni të mos frekuentoni ambjentet ku pihet shumë duhan. Mundohuni të hiqni dorë për pak kohë nga zakonët ditore që ju kujtojnë duhanin. Mos iu jepni mundësi personave të tjerë të varur nga duhani të pengojnë përpjekjet tuaja.
- Kur dëshira për të pirë duhan ju sjell vështirësi
- Nëse keni durim do të vini re që kur të vijë dëshira për të pirë, ajo do të zgjasë vetëm 3-5 minuta.
Është në dorën tuaj ta mposhtni këtë përiudhë:
- Hani pak fruta apo perime që mund të përtypen (karrotë, sallatë jeshile,kastravec).
- Praktikoni ushtrimin e frymëmarjes 10 herë.
- Bëni ushtrime të lehta.• Bëni një dush.
- Nëse doni të pini pasi keni ngrënë, mos rrini gjatë në tavolinë, çohuni mënjëherë dhe lani dhëmbët.
Nëse jeni duke u marrë me një punë dhe ju vjen dëshira për të pirë, lëreni atë punë për pak kohë dhe merruni më dicka tjetër. Në momente kur keni shumë dëshirë për të pirë mund të merreni me një hobi, mund të dilni jashtë shtëpisë dhe të bisedoni më një mikun tuaj ose të lexoni gazetën.
Asnjëherë mos mendoni “Ç’do të bëhet sikur të pi vetëm një?” . Nëse pini qoftë edhe një cigare, kjo do të shtojë rrezikun për të filluar përseri pirjen e duhanit.
Ose mos mendoni “Domëthenë unë mund ta lë, pra nëse dua mund ta kontrollojkëtë gjëndje,”. Në këtë mënyrë ju gënjeni veten tuaj.
Cilat janë pakënaqësitë që do të keni kur të lini duhanin?
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.