Kërkim
i Avancuar
Sa muajsh mund të lahet një fëmijë në det

Sa muajsh mund të lahet një fëmijë në det

Mjekët paralajmërojnë se foshnjat nën katër muajsh nuk duhet të lahen në det. Megjithatë, është mirë që fëmija të bie në kontakt me ujin e detit pas moshës 6 muajsh.

Imuniteti i foshnjave nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ata mund të sëmuren duke hyrë në det.

Çfarë duhet të keni kujdes:

Për bebet 6-12 muajsh

Foshnjat deri në një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det.

Për bebe nga 18 – 36 muajsh

Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç nuk duhet të kalojnë 20 deri në 40 minuta.

Duke qenë se dielli është i dëmshëm, është mirë që të konsultoheni me pediatrin se çfarë kremi kundër diellit t’i vendosni fëmijës tuaj, në të gjithë trupin dhe fytyrën e tij.

Duhet të keni me vete dy rroba banje, një kapele dhe një çadër që do t’i përshtatet peshës së tij.