Kërkim
i Avancuar
Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen

Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen

Semundjet kronike te mushkerive dhe te rrugeve te frymemarrjes hasen me teper ne stinen e dimrit, ku edhe temperaturat jane te uleta. Per kete arsye, gjendja shendetesore e personave qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive ne dimer mund te perkeqesohet.

Sipas mjekeve, personat qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive, nese nuk tregohen te kujdesshem, nuk mund te kalojne nje dimer pa probleme.

Arsyet?

Ndjeshmeria e larte e organizmit te tyre ndaj luhatjeve te temperaturave te mjedisit dhe niveli i larte i ndotjes se tij.

Pakujdesi te vogla ne dukje mund te çojne ne rendim te gjendjes se pacientit.

Semundjet e mushkerive (bronkitet, semundja e ngushtimit te bronkeve etj) jane karakteristike per moshat e medha dhe per shkak te uljes se rezistences se organizmit te tyre ne pergjithesi, keto mosha jane te ndjeshme ndaj luhatjeve te temperaturave te mjedisit dhe nivelit te larte te ndotjes se tij.

Temperaturat e uleta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit jane faktore risku per keqesimin e semundjes, duke perfshire ketu dhe pirjen e duhanit, pranine e semundjeve te zemres dhe hipertensionit, diabetit, etj.

Simptomat

Me keqesimin e gjendjes kolla shpeshtohet, behet me e forte dhe shoqerohet me shtim te sasise se gelbazes, e cila trashet dhe nxirret me veshtiresi.

Marrja e frymes rendohet, frymemarrja behet e siperfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqeruar me interesim te muskujve te kraharorit. Kjo eshte arsyeja qe shpesh pacientet ankohen edhe per dhimbje gjoksi e shpatullash. Te semuret jane ne ankth, kane ndjenjen sikur po mbyten. Ne fytyre sidomos ne buze, shfaqet mavijosja qe vjen si pasoje e anomalise se shkembimit te gazrave, me pakesim te oksigjenit ne gjak dhe shtim te gazit karbonik. Si pasoje e ajrimit te ulur, te semuret jane te lodhur, te pergjumur, ankohen per dhimbje koke, por here-here jane te shqetesuar dhe shfaqin turbullime te vetedijes.

Komplikacionet jane te ndryshme, qe nga bronkopneumonia, prekje te zemres, apo eneve te gjakut, etj. Bronkopneumonite ndodhin si pasoje e humbjes se elasticitetit te muskujve te bronkeve per shkak te vete moshes dhe mbylljes se bronkeve si pasoje e grumbullimit te gelbazes ne to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkembimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit te gjakut, duke shtuar ngarkesen e ventrikulit te djathte dhe duke demtuar muret e vazave. Keta te semure duhet te kerkojne menjehere ndihme nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa me shpejt te nderhyhet, aq me shpejt do te dalin nga gjendja e renduar. Kur pengesa e frymemarrjes shpeshtohet, kolla behet me e forte dhe sasia e gelbazes eshte e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotike per 5-7 dite, qe do te ndihmoje per te luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, qe ndihmojne ne zgjerimin e bronkeve dhe lehtesojne frymemarrjen, qofte keto te marra nga goja ose me spray (pompa).