Kërkim
i Avancuar
Tërheqja e muskujve

Tërheqja e muskujve

Tërheqja e muskujve. Shkaqet, kujdesi dhe trajtimi

Sforcimi i muskujve apo tërheqja, madje dhe shkëputja e muskulit, i sjell dëme muskujve dhe tendinave që i mbajnë të ngjitur. Ju mund të ushtroni trysni të tepërt mbi muskujt tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme, duke ngritur pesha në mënyrë të menjëhershme, duke bërë sport apo duke kryer detyrat e punës tuaj. Dëmtimi i muskujve mund të jetë në formë shkëputjeje (e një pjese apo të gjithë) e fibrave të muskujve dhe tendinave të lidhura me to. Shkëputja e muskulit mund të dëmtojë dhe vena të vogla duke shkaktuar gjakderdhje lokale (nxirje) dhe dhimbje (e shkaktuar nga acarimi i mbaresave nervore pranë zonës së dëmtuar). Simptomat e tërheqjes së muskujve.

  • Enjtje, nxirje dhe skuqje ose të çara që shkaktohen nga dëmtimi i muskujve;
  • Dhimbje kur jeni duke pushuar;
  • Dhimbje kur muskuli specifik apo nyjet që lidhen me të vihen në lëvizje;
  • Dobësi të muskulit ose tendinave (Ndrydhja është dëmtimi i nyjeve dhe ligamenteve të tyre);
  • Paaftësi e plotë për të vënë në lëvizje muskulin.

Kur duhet të kërkoni kujdes mjekësor.
Nëse keni dëmtim serioz të muskulit (ose kur kurimi në shtëpi nuk jep efekt brenda 24 orëve), kontaktoni me doktorin tuaj. Nëse kur dëmtoheni dëgjoni një zhurmë të mbytur këputjeje, nuk mund të ecni apo keni një ënjtje serioze, dhimbje, temperaturë apo të çara, ju duhet të kontrolloheni në urgjencën e një spitali.

Ekzaminimet dhe testet
Doktori do ju kërkojë historikun tuaj mjekësor dhe do të kryejë një kontroll fizik. Gjatë kontrollit është e rëndësishme të përcaktohet nëse muskuli është shkëputur plotësisht apo pjesërisht. Në rastin e parë, mund të nevojitet një proces më i gjatë shërimi, operacion i mundshëm dhe rikuperim më i komplikuar. Rrezet-x apo testet laboratorike, në shumicën e rasteve nuk nevojiten, vetëm nëse ka një histori me traumat apo prova të një infeksioni.

Trajtimi i tërheqjes së muskujve
Enjtjet apo gjakderdhjet lokale ( të shkaktuara nga shkatërrimi i venave të vogla të gjaku-t), mund të mjekohen më së miri që në fillim duke vënë akull në pjesën e dëmtuar ose duke e mbajtur muskulin e sforcuar të tendosur. Nxehtësia mund të përdoret kur ënjtjet të jenë ulur. Kujdesi i parakohshëm duke përdorur ngrohtësinë, mund të rrisë ënjtjet dhe dhimbjen. E rëndësishme: I ftohti apo i nxehti nuk duhet të aplikohen asnjëherë direkt mbi lëkurë. Përdorni gjithmonë një një copë mbrojtëse midis lëkurës, të ftohtit dhe të nxehtit.

  • Merrni barna anti-inflamatore pa steroide, si aspirina apo ibuprofeni, për të zbutur dhimbjen dhe për të përmirësuar aftësinë e të lëvizurit. Mos i merrni këto barna nëse keni sëmundje të veshkave, gjakderdhje gastrointestinale të përsëritur apo kur merrni barna për hollimin e gjakut si koumadin, pa u këshilluar më parë me doktorin. Në këto raste është me e sigurt që të merrni acetamonofen, i cili ndihmon për të lehtësuar dhimbjen, por nuk e largon skuqjen.
  • Mbrojtja, pushimi, kompresimi dhe ndritja e pjesës së dëmtuar (e njohur ndryshe si formula PRICE), mund të ndihmojë muskulin e prekur. Ja se si: Në fillim largoni çdo teshë, përfshirë dhe bizhuteritë, nga zona e tërheqjes. Më pas mbroni muskulin e tërhequr nga dëmtime të mëtejshme. Mbajeni muskulin në gjendje qetësie. Shmangni aktivitetet që e kanë shkaktuar tërheqjen dhe aktivitete të tjera të dhimbshme. Vini akull mbi zonën e dëmtuar (20 minuta për orë). Akulli është i rëndësishëm dhe shërben si ilaç shumë i mirë anti-inflamator. Qese të vogla akulli të vëna mbi muskul ju ndihmojnë për të ulur inflamacionin.
  • Kompresimi ju ndihmon. Lidheni butësisht muskulin me një fasho për ta mbajtur të palëvizshëm dhe për të ulur ënjtjet. Mos e shtrëngoni shumë fort.
  • Mbajeni zonën e dëmtuar në një lartësi të caktuar. P.sh. ngrini këmbët lart kur keni një tërheqje të muskujve të këmbës.
  • Aktivitetet që rrisin dhimbjen e muskujve apo vënë në lëvizje muskulin e dëmtuar, nuk këshillohen deri sa dhimbja të jetë larguar pothuajse fare.

Trajtimi mjekësor
Trajtimi mjekësor është mjaft i ngjashëm me trajtimin në shtëpi. Gjithsesi, doktori mund të përcaktojë zonën e saktë të muskulit apo tendinës së dëmtuar, si dhe të thotë nëse duhet të përdorni paterica apo një brez për tu shëruar. Doktori mund të përcaktojë dhe nëse do ju duhet të kufizoni aktivitenin tuaj, nëse duhet të merrni disa ditë leje nga puna dhe nëse duhet të bëni ushtrime rikuperuese dhe terapi fizike, për tu shëruar plotësisht.

Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

  • Shmangi dëmtimet duke i tendosur muskujt përditë;
  • Tendosini muskujt pas ushtrimeve;
  • Krijoni një rutinë nxehjeje para ushtrimeve sforcuese si p.sh. vraponi në vend për disa minuta;
  • Filloni një program stërvitjeje duke u këshilluar me doktorin tuaj.

Këndvështrim i përgjithshëm.
Në shumicën e rasteve, me një kujdes të posaçëm, pjesa më e madhe e njerëzve rikuperohen plotësisht nga një tërheqje muskulare. Rastet më të komplikuara duhet të zgjidhen nga doktorët.