Shqetësimet e dhëmbëve të parë te fëmijët
- 12/08/2021
- 0 Pëlqime
- 1625 Shikime
- 0 Komente
Rekomandime nga pediatri për shqetësimet e dhëmbëve te parë te fëmijët.
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm. Ashtu janë edhe simptoma që ata kanë me daljen e dhëmbëve të parë. Disa prej tyre mund ta kalojnë këtë periudhë pa simptoma të veçanta, të tjerë mund të shfaqin shumë simptoma si:
- Irritim– mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, por ju thjesht e kuptoni që fëmija juaj nuk është si më parë. Herë pas here fëmija qan dhe ankohet pa arsye të dukshme.
- Jargavitje – do ju duhen disa herë t`i ndërroni bluzën pasi e shihni atë vazhdimisht të lagur.
- Gingiva të ënjtura dhe të skuqura– nëse fëmija hap gojën, mund të shihni që është e skuqur dhe ënjtur.
- S`ka oreks– me gingivat e inflamuara, ngrënia kthehet në të pakëndshme, kryesisht për fëmijët që kanë filluar me ushqimet e ngurta.
- Kafshimet– fëmijët duan të kafshojnë gjithçka përreth, përfshij edhe mamin dhe babin.
Simptomat zakonisht zgjasin 3 ose 4 ditë, kur dhembi shfaqet, simptomat fillojnë të pakësohen. Por kjo situatë mund të përsëritet me daljen e dhëmbëve të tjerë.
Shenja që tregojnë se ka diçka më shumë se dhëmbët
Simptomat e dhëmbëve nuk duhet të zgjasin më shumë se disa javë për një dhëmb. Nëse ndodh kështu, është mirë të konsultoheni me një pediatër.
Simptoma të tjera që duhet t`ju shtyjnë për t`u konsultuar me një mjek janë:
- Temperaturë mbi 380
- Hundë të bllokuara.
- Të qara që nuk pushojnë.
Rekomandime nga pediatri për lehtësuar simptomat nga dhëmbët
- Vendosni në ngrirje një garzë të pastër dhe më pas jepjani fëmijës ta kafshoj. Ndihmon në uljen e inflamacionit.
- Ushqimet e ftohta. Jepini fëmijës ushqime të ftohta si kos ose fruta të frigoriferit (për fëmijët që kanë filluar me ushqimet e ngurta).
- Lodra për dhëmbët. Janë të thjeshta për t`u mbajtur në dorë dhe ushtrojnë presionin e nevojshëm në gojë për të qetësuar fëmijën. Shmangni ngrirjen e lodrave me përmbajtje xheli, pasi mund të ndodh të dëmtohen lehtësisht ose thyhen. Mund t`i fusni në frigorifer vetëm për t`i mbajtur të freskëta.
Duhet të tregojmë më shumë kujdes me disa këshilla të tjera që shpesh jepen për dhëmbët e parë të fëmijëve, si për shembull:
- Përdorimi i medikamenteve me përmbajtje lidokaine ose benzokaine. Asnjë studim nuk e ka mbështetur efektin e tyre afat-gjatë. Efekti zgjat pak, ndërkohë fëmija gëlltit medikamentin i cili më pas, përthithet në gjak.
- Produktet bimore. Nuk ka mjaftueshëm studime mbi efektin e produkteve bimore në lehtësimin e simptomave. Dhe mos të harrojmë që ato po njësoj metabolizohen nga mëlçia dhe veshkat ndërkohë që nuk i njohim plotësisht efektet anësore të tyre.
- Paracetamoli dhe Ibuprofeni. Nëse duhet t`i jepni fëmijës suaj një nga këto medikamente, mund të filloni vetëm me një dozë. Nëse ndodh që duhet ta ripërsëritni, duhet të flisni më parë me pediatrin.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.