Kërkim
i Avancuar
Citomegalovirusi (CMV) në shtatzani

Citomegalovirusi (CMV) në shtatzani

Te pergjithshme

Citomegalovirusi (CMV) i perket familjes se herpesviruseve. Ai eshte nje virus me AND dhe eshte virus i zakonshem i cili mund te infektoj kedo. Shume njerez nuk e dine qe e kane virusin dhe rrallehere mund te shkaktoj problem tek njerezit e shendetshem. Ne grate shtatzane dhe ne njerezit me nje imunitet te dobesuar mund te shkaktoj probleme. Grate qe zhvillojne nje infeksion aktiv nga CMV gjate shtatzanise mund t’ja kalojne virusin bebit, i cili mund te paraqes simptoma. CMV perhapet nga nje person tek tjetri permes lengjeve te trupit si gjaku, peshtyma, urina, sperma dhe qumeshti i gjirit. Nje person e transmeton virusin vetem kur eshte aktiv ( kur e merr virusin per here te pare ose kur virusi riaktivizohet per shkak te nje imuniteti te dobesuar).

Grate shtatzane

Grate shtatzane te shendosha nuk kane nje risk te vecante per infeksione nga CMV. Shtatzanet te cilat jane te infektuara rralle kane simptoma por zhvillimi i femijes se tyre mund te jete ne risk per semundje kongenitale nga CMV. Transmetimi nga nena tek femija eshte 30-50 %. Nga bebet e infektuara vetem 10-15 % tregojne shenja te nje infeksioni kongenital nga CMV pas infektimit primar amtar. Infeksioni kongenital nga CMV eshte rreth 0.2-2.5 %.

Shenjat dhe simptomat

  • Infeksioni primar me CMV mund te shkaktoj temperature me origjine te panjohur. Simptomat behen te dukshme 9-60 dite pas infeksionit primar.
  • Faringiti mund te jete prezent.
  • Ekzaminimi i mushkerive ve ne dukje rale krepitante.
  • Spleni dhe limfonodulat mund te zmadhohen keshtu qe CMV perfshihet ne diagnozen diferenciale te patologjive te cilat shkaktojne limfadenopati.

Pjesa me e madhe e te rriturve te shendetshem, duke perfshire dhe grate shtatzane nuk kane simptoma. Te tjerat mund te kene : temperature, dhimbje fyti, lodhje, gjendra te zmadhuara, dhimbje te muskujve, humbje oreksi, ngrirje te artikulacioneve.

Shenjat tek femijet

Ne femijet e palindur, CMV mund te coj ne anomali qe shikohen ne ekografi ne periudhen antenatale.

Shume nuk tregojne asnje shenje te CMV ne lindje dhe nuk kane probleme ne vazhdim.

Nese dyshohet per te porsalindur te prekur me CMV do te behen testet perkatese. Testet qe perfshihen jane : testet e gjakut, te peshtymes, te urines, ekografi dhe testi i degjimit. Femija do te kete me shume teste mbi moshen 12 vjecare per tu siguruar qe nuk ka asnje problem si psh: EKG per te pare qe zemra eshte ne rregull.

1 ne 10-15 femije te lindur me CMV kane simptoma si psh : mikrocefali (koke e vogel), njolla te kuqe te vogla (petekie), ikter, melci dhe shpretke e zmadhuar, humbje degjimi, depozita te kalciumit ne tru. Ne disa femije mund te coje ne probleme te zhvillimit si psh: demtime fizike, konvulsione, crregullime te vemendjes, hiperaktivitet, autizem, demtime shikimi.

Diagnoza

Ne pacientet me CMV te dyshuar behen testet serologjike (antikorpet IgG dhe IgM).

Ne fazen akute IgM positive dhe IgG negative. IgM mund te qendrojne positive deri ne 9-12 muaj pas infeksionit akut.

Testi i aviditetit IgG mund te jete shume i nevojshem per diagnozen diferenciale ndermjet nje infeksioni akut dhe kronik. Ne format akute aviditeti i antikorpeve IgG eshte i ulet dhe format rekurente ose infeksione te aktivizuara aviditeti i antikorpeve IgG eshte i larte.

Diagnoza e infeksioneve kongenitale

Testi me i mire per diagnozen kongenitale eshte detektimi i virusit ne lengun amniotik me kulture ose PCR. Amniocenteza vlereson 12 nga 13 femije me infeksion kongenital.

Ekografia ka vlere ne vleresimin e problemeve fetale. Gjetjet ekografike jane : placentomegali, IUGR, mikrocefali, ventrikulomegali, kalcifikime periventrikulare, efuzione seroze te izoluara dhe zona ekogenike.

Menaxhimi

Tre tipet e reduktimit te ekspozimit ndaj burimeve me te shpeshta te infeksionit jane:

  1. Mos ndaj ushqim, pije, produktet dhe mjetet e ngrenies me te rinjte dhe vecanerisht me femijet e vegjel.
  2. Mos puth ne buze ose perreth saj femijet e vegjel.
  3. Laj duart pasi bie ne kontakt me bebelinat, hundet qe rrjedhin dhe sekrecionet orale.

Njerezit e shendetshem te cilet jane te infektuar me CMV por qe nuk kane simptoma zakonisht nuk kerkojne trajtim medikamentoz.

Trajtimi antiviral perdoret vetem ne individet me imunitet te kompromentuar te cilet kane infeksione te syrit dhe semundje kercenuese per jeten.

Nuk ka vaksine per te parandaluar infeksionin nga CMV.