Kërkim
i Avancuar
A është e trashëguar astma?

A është e trashëguar astma?

Një sasi e konsiderueshme kërkimesh është duke u zhvilluar në mbarë botën  për të mundësuar dhënien e një përgjigje kësaj pyetjeje. Ne tashmë e dimë se familja ndikon tek astma, por komponenti gjenetik shfaqet si e vetmja pjesë e përgjigjes.

Gjenet e astmës

Nga kërkimet gjenetike që tashmë janë bërë, doktorët e dinë që astma është një gjendje e trashëgueshme “komplekse”. Kjo do të thotë që një sërë gjenesh (jo vetëm një) kontribuojnë në ndjeshmërinë tonë drejt një gjendjeje të caktuar.

Gjenet tona janë të vendosura në trup tek kromozomet, nga ku secili kromozom përmban qindra gjene. Deri tani, disa kromozome janë implikuar në vende të mundshme për gjenet specifike të astmës.

Në 2002 , shkencëtarët identifikuan një gjen që ato besojnë se luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e astmës. Gjeni i njohur si ADAM33, tek kromozomet 20 është gjetur që të jetë i lidhur me zhvillimin  e ndjeshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes (shumë të ndjeshme), të cilat janë karakteristikë e astmës.

Shkencëtarët nga Universiteti i Southampton në Britaninë e Bashkuar, të cilët ndihmuan në zbulimin e gjeneve, thonë se mund të numërojnë rreth 40% të rasteve të astmës, dhe se ajo mund të çojë tek mënyrat e reja të diagnostikimit dhe trajtimit të astmës.

Një gjendje e trashëguar?

Është e qartë që astma tenton të trashëgohet tek pasardhësit. P.sh. nëse njëri apo të dy nga prindërit e tu kanë astmë, ju keni një shans më të lartë sesa zakonisht për të qenë më të ndjeshëm ndaj astmës.

Megjithatë, njerëz me astmë shumë të rëndë mund të kenë fëmijë që nuk e zhvillojnë këtë gjendje. Pra, duket që e tërë historia nuk qëndron tek të qenit gjenetikisht të ndjeshëm për të zhvilluar astmën.

Mjedisi

Faktorët e mjedisit janë gjithashtu të rëndësishëm për të përcaktuar se kush e zhvillon astmën.

Duket se faktorët social dhe mjedisor, si mënyra e jetesës (p.sh. nëse pini ose jo), shtëpitë (p.sh. nëse shtëpitë tona janë të ventiluara mirë për të minimizuar nivelet e pluhurit të merimangave ose mykut), dhe ekspozimi ndaj ndotjes në mjediset e mbyllura ose të hapura, mund të ndërveprojnë me një faktor gjenetik të trashëguar  për të promovuar zhvillimin e astmës në njerëzit e prekshëm.

Alergji-a është shkaku kryesor i astmës tek të rriturit dhe fëmijët, kështu që  ekspozimi ndaj gjërave që shkaktojnë një reagim alergjik tek njerëzit e ndjeshëm (alergjen-ët), siç është pluhuri i merimangave në shtëpi, ose më specifikisht jashtëqitjet e saj – janë të rëndësishme në ndikimin e zhvillimit të astmës.

Të tjerë faktorë mjedisorë që gjithashtu mund të kenë një ndikim në zhvillimin e astmës përfshijnë:

  • Të pirit e mamasë gjatë shtatzënisë;
  • Ekspozimi ndaj tymit të cigares në fëmijëri (duhani pasiv); dhe
  • Ekzpozimi ndaj të ftohtit dhe infeksioneve virale.

Gjithashtu shumë fëmijë me astmë duket që e rrisin nivelin në momentin që ato arrijnë moshën e pjekurisë, dhe në momentin që rrugët e frymëmarrjes janë zhvilluar, ato qëndrojnë në atë mënyrë. Pra tek disa nga këto njerëz, tek të cilët simptomat e astmës ulen pas moshës së pjekurisë, zbulojnë se simpomat e astmës ripërsëriten tek të 30-at ose pranë 40-ve.

Pra, edhe nëse astma juaj nuk është aktive, një ide e mirë është vazhdimi i shmangies së gjërave që ju e dini se shkaktojnë astmën, dhe mbani ilaçet tuaja të astmës ose medikamente të gatshme nëse do të keni nevojë që ti përdorni. Nëse ju jeni të shqetësuar rreth shanseve tuaj për rishfaqjen e simptomave të astmës, flisni me mjekun tuaj.