Antibiotikët janë ilaçe që përdoren për të trajtuar infeksionet e shkaktuara nga bakteret. Ato janë ilaçe shumë të mira që kanë shpëtuar jetën e shumë fëmijëve me sëmundje serioze si meningjiti, pneumonia dhe septikemia (“helmimi i gjaku-t”).
Fëmijët dhe antibiotikët
Shumë prindër shqetësohen nëse fëmijët e tyre kanë nevojë në mënyrë frekuente për antibiotikë me recetë. Disa shqetësohen se fëmijët mund të zhvillojnë imunitet ndaj antibiotikëve, ndërsa të tjerë shqetësohen për efektet anësore—duke patur frikë se trajtimi mund të bëjë më shumë keq se sa mirë.
Në më të shumtën e rasteve antibiotikët nuk dëmtojnë fëmijët. Shumë fëmijë kanë nevojë për këto ilaçe për disa javë e ndoshta deri në një muaj, për shkak të infeksioneve kronike në veshka, veshin e mesëm, bajamet e të tjera pjesë të trupit. Duke u përdorur kur duhet, antibiotikët janë midis ilaçeve më të vlefshme.
Bakteret dhe viruset
Jo të tëra infeksionet mund të trajtohen me antibiotikë. Shumë infeksione siç janë shqetësimet e vogla të stomakut që shkaktojnë diarre vijnë nga viruset, që mund të shkatërrohen nga vetë mekanizmat mbrojtës të trupit.
Në shumë raste nuk është e mundur të përcaktohet nëse infeksioni vjen nga viruset apo nga bakteret. Kjo kryesisht ndodh në disa infeksione të traktit të sipërm respirator. Këto infeksione që shkaktojnë lëndime të fytit, kollë, rrufë, dhimbje veshi etj, janë të zakonshme. Shumë fëmijë, kryesisht kur fillojnë të luajnë me fëmijë të tjerë, mund të kenë deri në mesatarisht 6 infeksione të tilla në vit.
Kur janë të nevojshëm antibiotikët?
Vendimi për rekomandimin e një antibiotiku varion nga mjeku në mjek dhe nga pacienti në pacient. Në vendim ndikojnë zgjatja dhe shpeshtësia e sëmundjes ashtu sikundër edhe prezenca e faktorëve të tjerë komplikues. Disa teste mund të jenë të nevojshëm për të gjetur se cili mikrob e shkakton infeksionin.
Cili antibiotik është i përshtatshëm?
Mjekët kanë shumë antibiotikë të ndryshëm për të zgjedhur. Disa janë efektivë kundër baktereve të caktuara, ndërsa të tjerë të njohur si “antibiotikë me spektër të gjerë”, vrasin shumë lloje të ndryshme bakteresh. Qëllimi i trajtimit është zakonisht përpjekja për të gjetur antibiotikun më të përshtatshëm kundër mikrobit që duket se shkakton infeksionin.
Është e rëndësishme të kompletohet i tërë kursi i antibiotikëve. Edhe nëse fëmija mund të duket mirë pas 2 a 3 ditësh, bakteri mund të mos jetë eliminuar tërësisht dhe një infeksion tjetër mund të zhvillohet pas një a dy javësh. Mos i jepni të njëjtin antibiotik fëmijëve nëse shfaqin të njëjtat simptoma. Kjo do të thotë se dy fëmijë të ndryshëm nuk do të reagojnë njëlloj ndaj të njëjtit antibiotik.
Efektet anësore
Asnjë ilaç nuk të garanton kundër efekteve anësore dhe antibiotikët nuk janë përjashtim. Megjithatë, efektet anësore janë të rralla dhe kur shfaqen janë zakonisht të buta. Diarreja është më e zakonshmja.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.