Çrregullimet Gastrointestinale (GI) gjatë shtatzanisë
- 10/09/2021
- 0 Pëlqime
- 1957 Shikime
- 0 Komente
Çrregullimet Gastrointestinale (GI) gjatë shtatzanisë
Çrregullimet gastrointestinale (GI) përbejnë disa nga shqetësimet më të zakonshme te shtatzënisë. Disa gra mund te vuajnë vetëm nga çrregullimet te lidhura gjate shtatzënisë, te tjera mund te vuajnë nga çrregullime kronike për te cilat duhet kujdes special gjate shtatzënisë.
Te përzierat dhe të vjellat
Te përziera me ose pa te vjella, jane te zakonshme ne shtatezani, shpesh here vetekufizohen me kalimin e kohes. Faktor riskant janë mosha e re, obeziteti, shtatzënia e pare, pirja e duhanit. Kane tendencen te perseritet shtatezanite pasuese, por ne kohezgjatje me te shkurter.
Te pezjerat ndodhin ne rreth 91 % grave shtatezane ne tremujorin e pare, zakonisht nga java e 6-8. Ne formen me te lehte njihet si semundja e mengjesit.
Fiz-patologjia eshte atribut i ndryshimeve hormonale, crregulimeve gastro intenstinale si dhe faktore psikologjik.
Persistenca ne tremujoret e tjere, ben qe te mendohet per pranine e faktoreve te tjere te te perzjervae sikur: infeksionet urinare, gastro-enterite, ulcera peptike, pankreatit, semundje biliare, hepatitet, apendicitet, insuficiencen e gjendrave adrenale, rritje te presionit intrakranial dhe shperthimi i aktivitetit te lindjes.
Trajtimi i simptomave
– Format e lehta manaxhohen nepermjet rregullimit te menyres se ngrenies, ushyerjes me vakte te vegjel dhe te shpeshte, rritje te marrjes se karbohidrateve ulje se sasise se yndyrnave te marra.
– Format me te renda mund te perdoren medikamente sikur Meclizine ( klasa B ) ose prometazine ( klasa C ) Nuk jane shume te rekomanduara ne shtatezani.
– Metoclopramide ( klasa B ) mund te perdoret ne shtatezani. Megjithese nuk eshte pare te kete efekte teratogjene, kalon placenten dhe jep efekte kolike ne gjakun fetal.
– Pyridoxine ( vit B6 ) mund te perdoret ne raste te perzjerash dhe te vjella te shpeshta.
Prognoza: amtare dhe fetale eshte pergjitesisht e mire. Ne fakt eshte pare qe grate me te perzjera dhe te vjella kane prognoze shtatzanie me te mire sesa grate qe nuk i kane.
Hyperemesis Gravidarum
Ndodh 3 deri 10 gra ne 1000 shtatezana dhe karakterizohet nga te perzjera dhe te vjella te vazhdueshme. prej fillimit te shtatezanise dhe qe cojne ne prishje te ekuilibrit te elektroliteve. Mendohet qe shkaktohet nga faktor hormonal dhe psikologjik si dhe ndikohet nga obeziteti, nulipariteti, pluripariteti, semundja trofoblastike. Nis zakonisht nga java e 4 deri ne 10 te shtatezanise por mund te vazhdoje deri ne javen e 18 apo 20. Karakterizohet nga te vjella rebele, humbje peshe mbi 5% te peshes trupore, kequshqyerje, dhimbje barku, ketoz, ulje te kaliumit, alkaloz metabolike, rritje te enzimave hepatike, dhe hipertiroidizem te formes se mesme.
Trajtimi i hiperemezis gravidarum perqendrohet ne rimarrjen e likideve, elektroliteve, vitaminave dhe mineraleve. Marrja e thiamines rekomandohet ne grate qe vjellin per nje periudhe kohere mbi 3 jave. E rendesishme eshte te menjanohen faktoret shkaktar apo nxites te te vjellave. Duhe te hane shpesh here, ne porcione e vogla, te pasura me karbohidrate, dhe te varfer ne yndyrna. Ne format e renda behet ushqyerja pareneterale apo enterale. Preparatet antiemetik dhe pyridoxine mund te perdoren per lehtesuar te vjellat dhe nauzen. Kortizoniket mund ne perdoren ne rastet refraktare. Prognoza eshte e mire dhe nuk shoqerohet me ndryshime ne hasshsmerine e anomalive kongenitale.
Semundja e refluksit Gastroesophageal (GERD)
E njohur ndryshe si djegje e lukthit. Eshte e shpeshte gjate shtatezanise, ne rreth 45 deri 80 % te grave shtatezane. 52 % e grave preken ne tremujton e pare, 24 deri 40 % ne trimestrin e dyte, dhe vetem 9 % ne tremujorn e fundit. Ndikohet nga faktor mekanik dhe te brendshem:
-levizshmeria jonormale ezofageale,
– renia e presionit te sfinkterit ezofageal te poshtem,
– rritja e presionit gastrik
– rritje e presionit te barkut nga zmadhimi i mitres shtatezane.
Grate shtatezane me GERD, shfaqin djegje ne lukth dhe regurgitim ( kthim te ushqimit apo lengjeve ) Vleresimi behet nepermjet ekzaminimit fizik. Ekzaminimi endoskopik duhet vetem ne rastet me komplikacione, apo prani te shenjave jotipike sikur kolle, dhimbje fyti, gulcime. dhe ne pranin te shenjave refraktare.
Trajtimi gjate shtatezanise mbeshtete se pari ne ndryshimin e menyres se jeteses. Per te zvogeluar simptomat keshillohet:
– Te ngrihet koka e krevatit
– Te shmanget perkulja apo terheqja e forte.
– Ushqimi te merret ne porcione te vogla, te shpeshta,
– Te mos merren ushqime ( me perjashtim te lengjeve ) 3 ore para gjumit.
– Mund te perdoren antiacide ose sucralfate, pasi keto nuk perthithen ne organizem ( por mund te ulin perthitjen e hekurit )
– Bllokuesit H2 mund te perdoren gjate shtatezanise
– Ne grupin e inhibitoreve te pompes se protoneve mund te perdoret Lansoprazol pasi ben pjese ne klasen B te medikamenteve
Prognoza e grave shtatezane me GERD eshte e mire, megjithese kjo gjendje mund te rikthehet ne shtatezanite pasardhese
Guret e fshikezes se temthit
Shtatezania shoqerohet me rritje te rriskut per formim te gureve ne temth, te cilet me pas mund te behen shkak per zhvillimin e pankreatitit. Mekanizmi i formimit te tyre gjate kesaj periudhe nuk njihet por ama, rreth 31 % e shtatezanive zhvillojne llumra biliare, dhe 2 % gure te rinje : rreziku i formimit te tyre eshte me i madh ne trimestrin e dyte dhe te trete si dhe gjate periudhes postpartum.
Mund te ndikojne faktore te tille sikur rritja e litogjenitetit te biles, rritje te stazes biliare, dhe zvogelim i zbrazjese se fshikezes se temthit. Grate shtatezane do te paraqesin dhimbje ne kuadratin e siperm te djathe ose dhimbje epigrastrike, ethe, te vjella, zverdhje, ndjeshmeri e shtuar ne pjeset e siperme te barkut.
Trajtimi
Kolikat e renda biliare mund te trajtohen ne menyre konservatore me marrje te likideve, narkotik, antibiotik dhe ndryshime te dietes. Kolangiopankreatografi retrograde endoskopike (ERCP ) mund te jete e nevojshme ne raste te kolangiteteve, obstruksioneve biliare, apo pankreatiteve. Cholecystectomia mund te behet ne raste te simptomave te vazhdueshme apo rekurente, ne raste te humbjes se madhe ne peshe, kompromentimit ushqimor te rendesishem, Koha me e mire per nderhyrje kirurgjikale eshte ne tremujorine dyte.
Ulcer peptike
Ulcera peptike nuk eshte e zakonshme gjate shtatezanise, dhe haset ne 0.005%. Mendohet qe ulcra peptike te permiresohet gjate shtatezanise si rezultat i zvogelimit te prodhimit te acidit gastric gjate kesaj periudhe. Zhvillimi i ulceres favorizohet nga pirja e duhanit, alkolit, stresi, gjendjes sociale-ekonomike, dhe histori e meparshme e uleres peptike apo gastritit nga Helicobacter pylori. Rralle mund te kete perdorim te preparateve josteroid gjate shtatezanise. Klinisht grate shtatezane ankohen per dispepsi, dhimbje epigastrike, te perzjera, te vjella, dhe djegje te lukthit. Rralle mund te komplikohen me hemoragji apo perforacion.
Trajtimi medikamentoz
Preparatet antagonist H2 receptor sikur cimetidin, ranitidine, famotidin, jane trajtim i zgjdhur per ulceren gastrike Ne rast te Helicobacter pylorigastritis, trajtimi duhet bere pas perfundimit te shtatzanise dhe ushqyerjes me gji. Lansoprazoli eshte i sigurt ne perdorimin gjate shtatezanise.
Diarrhea
Haset ne rreth 34 % te grave shtatezane, dhe mund te shkaktohet:
– nga agjent infektiv sikur salmonella, shigela, specie te campylopbacter, esheria coli, protozoar, viruse
– Helmime ushqimore
– Medikamente te ndryshem
– Sindromi i zorres se irrituar
– Acarim i semundjes inflamatore te zorres
Duhet bere:
– Ekzaminimi i materialeve fekale per bakterie, parazite, veze parazitesh, prani te qelizave leukocitare.
– Ne raste persistente duhet bere sigmoidoskopy
Trajtimi kryesor eshte ai konservativ : marrja e likideve dhe medikamenteve per te kontrolluar diaren. Ne grate me sindromin e zorres se irrituar shtohen diete e pasur me fibra. Duhen shmangur antidepresantet, si dhe antikolinergjiket dhe antispazmotike.
Konstipacioni
Hasen ne rreth 11 deri 38 % te shtatezanave. Jane multifaktorial gjate shtatezanise. Favorizohen nga:
– Ulja e levizshmerise se zorreve se holla
– renie e nivelit te motilines.
– renie e levizshemerise se zorres se trashe
– rritje e perthithjese se ujit
– marrja e hekurit ne shtesat vitaminike
E rendesishme eshte te perjashtohet demtimet ano- rektale ( ekzaminim digital i rektumit, anoskopi ose sigmoidoskopi ) Merren analiza te plota te gjakut per te perjashtuar: hipotiroidizmin, diabetin e sheqerit, hiperkalcemia, dhe hipokalemia.
E rendesishme eshte rregullimi i dietes, rritja e aktivitetit fizik, kryerja rutine e ushtrimeve te Kegel dhe perdorimin e agjenteve fryres ( psyllium) Nuk keshillohet perdorimi per nje kohe te gjate i laksativeve. Vaj i recinit dhe vaj mineral nuk duhet perdorur gjate shtatezanise.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.