Kërkim
i Avancuar
  1. Fillimi
  2. Dismenorea
Dismenorea

Dismenorea

Dismenorea

Jane dhimbje apo krampe menstruale shoqeruese te ciklit menstrual. Keto dhimbje mund te nisin me ardhjen e ciklit, ta paraprijne ate, te vazhdoijne deri ne perfundimin e tij dhe me rralle akoma te vazhdojne e disa dite me pas. Mund te jene thjesht besdizese por ne raste te tjera mund te jene te forta aq sa te pengojne aktivitein fizik normal.

Simptomat:

• Dhimbje renduese, krampe apo therese ne pjesen e poshtme te barkut

  • Dhimbje qe perhapen ne fund te shpines apo ne kofshe
  • Shoqerohen me te perzjera dhe te vjella
  • Dalje jashte te shpeshte te squllet
  • Djersitje
  • Gjendje te dobet fizike

    Shkaqet
    Gjate nje cikli menstrual, mitra tkurret per te nxjerr permbajtjen e brendshme dhe per te ndaluar hemoragjine. Gjate ketyre kontraktimeve prodhohen subsatance te ngjashme hormonale te tipit Prostaglandin qe jane pergjegjese per dhimbjen ( sa me e larte te jete niveli i prostaglandinave te prodhuara aq me te forta jane krampet menstruale ). Ne rastet e kontraktsioneve te forta ndodh ngushtimi i vazave te gjakut furinizuese te mitres qe pasohet me ulje te sasise se oksigjenit indor dhe ishemi apo vuajtje qelizore ( e ngjashme me infarktinn ne zemer )

Krampet menstruale mund te shkaktohen nga gjendje te tilla si:
• Endometrioza. gjate te ciles indet veshese te siperfaqes se brendshme te mitres rriten ne ne vezore, tuba, cipen veshesese te hapesires se barkut.
• Fibromio uterine: ne varesi te permasave dhe te vend-ndodhjes mund te japin dhimbje menstruale.
• Adenomioza. gjate se ciles epiteli i brendhsme rritet ne murin (masen muskulore ) te mitres
• Semundje inflammatore pelvike (SIP). infeksione bakterial qe perfshijne oraganet e brendshem pelvike japin ngjitje te tyre cka influencon ne intensifikimin e dhimbjes
• Stenoza Cervikal. ne disa gra hapja e jashtme e kanalit te qafes se mtres mund te jete aq e vogel sa behet penges per rrjdhjen e fluksit menstrual duke shkaktuar rritje te presioni te gjakut ne miter dhe dhimbje te forta.

Faktoret rrezikues
• Mosha me e re se 20 vjec
• Pubertet i hershem ( < 11 vjec )
• Hemragji e shtuar vaginale (menorrhagia)
• Hemoragji menstruale te cregullta (metrorrhagia)
• Nulipariteti ( kur nuk ka lindur kurre femije )
• Histor i familiare te dysmenorrhes
• Duhani

 

Komplikacione
Krampet menstruale nuk kane komplikacione te tyre, por nese jane te forta mund te interferojne me aktivitetin social, fizik. Komplikacionet e tjera jane ato te semundjeve shkatuese apo perkeqesuese.

Diagnoza
Se pari: marja e hollesishme dhe e kujdesshme e histories se familjes. Egzaminimi pelvic gjate te cilit shihet per anomali te aparatit genital, kerkohen infeksione te ndryshme dhe merret tampon per flore bakteriale
Ekografi pelvike (trans abdomen –transvaginal ). per te pare teresin anatomike, pranin e cisteve, fibromiomave, ngjitjet midis organeve
Tomografi kompjuterike (CT). per te marre imazhe te kockave, organeve dhe indeve te buta trupore me te detajuara.
Resonance magnetike (MRI). Perdoret fusha magnetike per te prodhuar imazhe te strukturave indore te brendshsme., sidomos ne rastet e endomtriozes
Hysteroscopi. Me ane ten je tubi te holle te pajisur me drite, behet e mundur te shihet brendesia e mitres per te pare pranin e miomave dhe polipeve.
Laparoscopi: Ben te mundur shikimin e brendesisi se hapesires se barkut nepemjet tubave optike te pajisur me kamera, per rastet e endomotriozes, adherencave, fibromiomave, cistet e vezores, dhe shtatezanit ekstrauterine.

Trajtimi
• Antiinflmatoret josteroid mund te merren advil ( ibuprofen) apo naproxen ne doza te rregullta duke i nisur nje dite para ardhjes se ciklit e vazhdimi deri 5 dite. Te perdorshme, gjithashtu jane dhe acidi mefenamik (ponstan ).
• Contrceptivete oral parandalojne ovulacionin dhe reduktojne krampet menstruale marrje e hormomoneve mund te behet dhe ne formen e injeksioneve, patch ne lekure, implantet, apo te inseruara ne vagine.
• Kirurgji. nese krapmet mentrualae shkaktohen nga semundje te tilla sikur endometrioza, apo fibromioma, atehere nderhyrje kirurgjkale eshte e nevojshme.

Menyra e jeteses
• Ushtrime fizike, ndikojne ne uljene e krampeve menstruale, sikur dhe banjat e ngrohta.
• Akupuncture. Mund te lehtesoj dhimjet shpesh here
• Stimulimi elektrik Transcutaneous nepermjet te ciles rritet pragu i dhimbjes, dhe stimulon clirimin e endorfinave ( qe jane vraseseit natyrall te dhimbjes )
• Suplementet Dietetik. marrja e vit E, omega-3, vitamin B1 (thiamine), vitamin B-6 dhe magnesium supplement ulin se tepermi krampet mentruale.

  • Shpërndaje: