Kërkim
i Avancuar
Sekrecione me erë të keqe, Çfarë duhet të dini?

Sekrecione me erë të keqe, Çfarë duhet të dini?

Sekrecione me erë të keqe? Ja ç`duhet të dijë çdo grua

Me siguri keni parë produkte me aromë për përdorim intim në raftet e dyqaneve të kujdesit personal dhe ndoshta keni menduar nëse era e sekrecioneve tuaja është OK?

Shumë gra përdorin dush vaginal që i bëjnë ato të ndihen më “të pastra” dhe të eliminojnë erën e pakëndshme. Por në fakt, ato mund të jenë duke bërë më shumë dëm se të mira për zonën e tyre intime.

Dushi vaginal nuk është i rekomanduar pasi vagina është një organ vet-pastrues. Kur përpiqeni të pastroheni duke përdorur dush të zonës intime, ajo që në fakt po bëni është thjesht eliminimi i mikrobeve të shëndetshme dhe ndryshimi i përkohshëm i pH të vaginës.

Ndoshta mund të mendoni se me anë të dushit vaginal po mbroheni nga infeksionet por në fakt po krijoni një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e shumë infeksioneve. Gjithashtu, dushi vaginal mund të çojë në një sërë problemesh të tjera shëndetësore, si sëmundja inflamatore pelvike dhe irritimi vaginal.

A duhet t`ju shqetësojë era e sekrecioneve?

Era e sekrecioneve vaginale mund të jetë një arsye shqetësimi për shumë gra, por është normale që sekrecionet të kenë një erë. Gjithashtu, është normale që era e sekrecioneve të mund të ndryshojë përgjatë ciklit menstrual, dietës, ose shtesave ushqimore (suplementeve). Larja e zonës së jashtme – vulvës, me sapun mund të ndryshojë erën natyrale të sekrecioneve por gjithashtu mund të shkaktojë tharje të indit më të ndjeshëm në atë zonë, ndaj përdorini këto produkte rrallë dhe me kujdes. Lajeni vulvën vetëm me ujë, veçanërisht nëse jeni duke ndjerë tharje, kruarje ose djegie.

Kur era e sekrecioneve tregon për një problem shëndetësor?

Në disa raste, era e sekrecioneve vaginale mund të tregojë për një problem shëndetësor. Nëse ndjeni një erë të keqe, ose nëse era shoqërohet me sekrecione jeshile, mund të jetë tregues i një infeksioni. Nëse keni dhimbje në zonën pelvike ose vaginale duhet të konsultoheni me një gjinekolog.

Ndonjëherë, era që i shoqëron simptomat e tjera mund të jetë për shkak të një infeksioni më serioz si gonorrhea, trichomoniasis ose chlamidia.

Por, në më të shumtë e rasteve, shkaku nuk është një infeksion.

Vaginoza bakteriale, një disbalancë e llojeve të ndryshme të baktereve që gjenden në vaginë, mund të shkaktojë discomfort dhe erë të pakëndshme.

Vaginiti mykotik
gjithashtu ndodh si pasojë e një disbalancë bakteriale, që bën të mundur rritjen e mykut në vaginë.

Përdorimi i tamponëve, prezervativëve ose letrës higjienike, gjithashtu mund të shkaktojë erë të pakëndshme nëse ndodhë të kenë mbetur në vaginë.

Mungesa e estrogjenit nëse jeni pas menopauzës mund të jetë shkak për erën e pakëndshme vaginale.

Mbani mend:

Vagina ka veti vet-pastruese, ndaj shmangni përdorimin e dushit vaginal, që në fakt mund të dëmtojë më shumë se ndihmojë shëndetin vaginal.

Kryeni një konsultë vjetore te gjinekologu për një kontroll dhe mos hezitoni të kontaktoni gjinekologun nëse ndjeni shqetësime ndërmjet vizitave të përvitshme