Sipas specialistëve, të ushqyerit të fëmijëve me zor dhe të ushqyerit përpara ekranit janë dy gabime, të cilat i bëjnë shpesh të rriturit. Këtij mendimi i bashkangjiten, mjekët pediatër dhe psikologët, pra mjekët që kujdesen për shëndetin biologjik të fëmijës. Në terma psikologjikë, kjo është një mënyrë që nuk e shohim vetëm në kohët e sotme, por ka ekzistuar gjithmonë. Kjo lloj mënyre krijon presion tek fëmija, ndikon në procesin e rritjes së fëmijës, në edukimin e tij si në sjellje, por edhe në edukimin e ushqyerjes.
- Si ndikon ushqyerja e fëmijëve me zor?
Praktika që përdorin të rritur për të ushqyerit fëmijët me zor, varion. Kush mbaron i pari është kampion, deri tek ajo që i jep fund kësaj situate është; ta ushqejë fëmijën duke dalë apo duke luajtur në rrugë. Të gjitha këto teknika janë të gabuara, janë gjymtuese, deri tek një dhunë e pastër.
Ne e dimë se e ngrëna është një proces psikik dhe kjo mënyrë e dëmton fëmijën, duke e perceptuar ndryshe botën që ai po shikon apo po jeton. Fëmija e percepton mjedisin si i mirë apo si i keq, duke filluar që nga ushqyerja. Ushqyerja dhe ushqimi janë process i edukimit. Nëse ne e respektojmë fëmijën për një ushqyerje sa më të mirë, duke respektuar kohën e të ngrënit dhe mënyrën e të ngrënit, edhe fëmija edukohet ashtu siç duhet dhe beson tek mjedisi që po jeton.
- A duhen ushqyer fëmijët me zor?
Patjetër që jo! Fëmija kupton kur dëshiron të hajë, kur e merr uria, kur nuk dëshiron të hajë. Pra në mënyrën e tij ai e kupton dhe kërkon ndihmë. Në moshën 1 vjeç fëmija grindet, ose përplas buzët kur do diçka, ndërsa fëmijët e tjerë më të rritur e kërkojnë vetë atë, shkojnë vetë për të marë diçka, apo kanë një orar të mirë të ushqyerjes, ulen, vendosen, kthehen nga loja për t’u ushqyer. Pra dashje pa dashje ne futemi tek edukata e ushqyerjes së fëmijës, e cila e ndihmon atë.
- Si ndikon praktika e dhënies së ushqimit me dhunë tek fëmijët?
Ndikimi jo fort i mirë i praktikës së dhënies së ushqimit me dhunë tek fëmijët ndikon në mënyrë negative tek ata. Procesi i të besuarit, të kuptuarit ose të besuarit në mjedisin rrethues tek fëmijët, fillon që nga mënyra e të ushqyerit. Pra marrëdhënia me ushqimin është proces neurologjik, biologjik, por edhe gjenetik tek fëmijët. Prindi duhet të respektojë në rradhë të parë fëmijën, duhet të dijë se çfarë pëlqen ai, duhet të dijë se çfarë ha fëmija, duhet të respektojë tavolinën ku duhet të qëndrojë, duhet të gatuajë dhe ta pregatisë ushqimin me fëmijën. Por duhet ta fillojë pak e nga pak me fëmijën, dy lugë sot, dy lugë pak më vonë, ose një gjellë që ai pëlqen do kënaqet më tepër me atë gjellë. Por duhet kujdes, nëse fëmija nuk e mbaruar të gjithë pjatën, duhet t’i lëmë kohë fëmijës dhe duhet provuar pas gjysmë ore për t’i dhënë një ushqim tjetër fëmijës, pra duhet respektuar edhe koha e një ushqimi të dytë. Të gjitha këto që përmenda, ndikojnë në procesin e rritjes së fëmijës dhe në edukimin e tij si në sjellje, por edhe në edukimin e ushqyerjes.
- A duhet që prindërit t’u japin ushqime të dëmshme, vetëm se ata këmbëngulin?
Shumë prindër preferojnë që t’u japin fëmijëve shumë ushqime që mund t’ju bëjnë dëm në stomak, që mund të jenë pica, apo patate të skuqura që fëmijët i pëlqejnë shumë, apo ushqime të shpejta, lloje të ndryshme ushqimesh, mjafton që prindi të kënaqet se hëngri fëmija. Jo nuk është kjo, ne duhet ta ushqejmë fëmijën pak e nga pak në njërin vakt dhe shumë vakte njëkohësisht. Mbaj mend që pediatrja në rritjen e fëmijëve të mi shprehej gjithmonë, sepse edhe unë si nënë shqetësohesha për ushqimin, por ajo që kam mësuar dhe e jap si këshillë sot është “ushqeje fëmijën pak”. Pak në një minutë, pak në gjysmë ore, pak në një orë, por jepja shpesh. Shprehja fëmijës pjesën e ushqimit, ki durim, luaj me fëmijën për ngjyrat e ushqimit, bëje të luaj, jo me ushqimin, por duke treguar harmoni rreth ushqimit, se sa vlen, se si duhet të jetojë me këtë ushqim dhe sa i vlefshëm është ushqimi për të jetuar. Duhet të kënaqemi edhe kur mund të hajë pak dhe jo me atë sasinë që mund t’i bëjë dëm fëmijës dhe jo të kënaqet i rrituri se e hëngri pjatën të gjithën deri në fund.
- Si mund t’u vijmë në ndihmë prindërve që hasen me këtë problematikë çdo ditë?
Ne si prindër duhet të përdorim praktika më të qëndrueshme, më jetëgjatë, në dhënien e ushqimit të fëmijës, në mënyrë që fëmija ta pëlqejë atë që do, kështu do ta mbajë mend për mirë. Nëse përdorim praktika negative për mënyrën se si i japim ushqimin, këto praktika do mbahen mend për një kohë shumë të gjatë tek fëmija sepse mund t’i shkaktojë të vjella, neveri nga ushqimi, dhe mund t’i vrasë oreksin fëmijës, mund të shkaktojë emocione negative dhe zakone jo të shëndetshme të mënyrës së të ushqyerit, çrregullim të të ngrënit, por edhe mospëlqim të gjithë jetës së tij, të atij ushqimi që po i jep fëmijës. Pra le të përdorim praktika më të mira, që fëmija të mbajë mend një praktikë më të mirë të të ushqyerit.
- A ka një zgjidhje për këtë? Cila është zgjedhja juaj?
Ushqimi me zor nuk e lehtëson dhimbjen, por e bën më të madhe tek fëmija. Një fëmijë duhet të hajë vetëm kur është i urritur, të mos e nxitim atë, mos bëhemi të bezdisur. Këshilla e parë është që të bëhemi një model i mirë për fëmijën, nëse fëmija sheh kur familjarët hanë së bashku vaktet ushqimore, fëmija nxitet për ngrënë me ta. Këshilla tjetër është që t’i ofrojmë fëmijës disa alternativa, që t’i lemë fëmijës të zgjedhë ushqimet e shëndetshme dhe ta bëjmë atë që të jetë efektiv.
Ne mund t’i themi: “Çfarë mund të gatuajmë sot, supë me brokoli apo me karrrota”? Që sido që të jetë dhe kjo është e rëndësishme, si me brokoli e si me karrota. Një mënyrë tjetër që është shumë efikase është angazhimi i fëmijës në kuzhinë, pra t’ja bëjnë në formë loje dhe më pas fëmija të kënaqet, e të hajë atë që ka përgatitur vetë si dhe ta shpërblejmë duke i thënë: “Sa gatim të mirë që ke bërë, unë nuk kam ngrënë asnjëherë si ky lloj gatimi”, pra duke e shpërblyer me fjalë pozitive. Kështu fëmija mezi pret që të marë shpërblimin domethënës të atij gatimi që ka bërë dhe do e hajë me dëshirë edhe vetë.
Studimet tregojnë se:
Të dhëna studimore tregojnë se refuzimi i ushqimit është një revoltë që fëmijët bëjnë ndaj prindërve për sjelljen që ata bëjnë. Studime të ndryshme të realizuara nga OBSH shpjegojnë se, njësoj si për të rriturit, ushqimi është kënaqësi edhe për fëmijët. Argumentohet se të ushqesh fëmijët me zor është t’i privosh ata nga kënaqësia e ushqimit. Të dhënat tregojnë se kjo gjendje për të kuptar se çfarë po konsumojnë, fillon që kur fëmijët janë tepër të vegjël rreth moshës 2- 3 vjeçare.
Këshillat e psikologut
Kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre që të ushqehen mund të bëjnë që fëmijët të humbasin kontrollin mbi jetën e tyre dhe kjo mund të çojë në probleme të vetëvlerësimit. Por, si mund ta bëni fëmijën të hajë si duhet, pa e detyruar atë?
- -Hani bashkë me fëmijën tuaj
- -Kini durim kur fëmijës i prezantoni diçka të re
- -Nëse fëmija shpërqendrohet, fitoni vëmendjen e tij përsëri
- -Jini të durueshëm
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.