“Dr. Cen Morina” Lokacionet
Rreth “Dr. Cen Morina”
Shërbime të Ofruara
Dermatologji
Specializime
Anëtarësimet
- Oda e Mjekëve të Kosovës
- European Academy of Dermatology and Venereology: EADV
- Shoqatës Botërore të Dermatosokopisë
Regjistrimi
Përshtypjet e pacientit
Asnjë vlerësim nga pacientët deri më tani.
Artikujt
Asnjë artikull nuk është postuar ende.
“Dr. Cen Morina” Përgjigjet
Probleme me lëkurën, kruarje ne regjionin e këmbëve 02/04/2022
Persahendetje e nderuara! Duke marrur shume me kujdes shqetesimin Tuaj lekuror, Ju falenderoj qe me keni gjetur mua te me kerkoni ndihmen si profesionist shendetesor , gjegjesisht dermatovenerolog. Nje prurit prologues qe e pershkruani Ju mund te jete me etiologji (shkaqe) qe mud te jete e sh.llojshme. Keni permendur trajtime brenda ketyre (8) viteve pa patur une te ofruar raporte analizuese dhe trajtuese te deritanishme. Ne praktiken time dermatolologjike mbi 20 vjeqare si si dermatovenerolog gjate hulumtimeve diagnostike kur cdo gje nga analizat dalin mire, ordinoj; 1. Sensial Dermafloude(castalia) 100ml. te lyhet diten pjesa e atakuar 2. Floradix -B comlex sir.S 1×1 l.s. te pihet 3. W plus milk (Froika)s. Lyej cdo mbremje trupin dhe pas cdo larje te trupit te perseritet lyerja 4.Lacinia cr.post depilatoria.S te behet lyerje pas cdo depilimi te ciles do pjese te trupit. P.S. ne kte ordinim terapeutik dermatologjik nuk ka perberje kortizoni ! Sa i pektet higjeniko-dietetike ne tel.044126788 (prej ores 19-20 prej te henes deri tek e shtuna,apo ne e-mail; etika_derm@hotmail.com). Do te behet zgjedhje terapeutike gjithsesi vetem duhat vazhduar perpjekjet per sherim ne vazhdim edhe mbi bazen hulumtuese diagnositko-laboratorike dhe ekzaminimt te drejteperdrejt dermatologjik. Shendet. Dr.med.Cen Morina -specialist i dermatovenerologjise -anetar i OMK(Odes se Mjekeve te Kosoves) -anetar i Akademise DermatoVenerologeve Europian( EADV) -anetar i Shoqates Boterore te Dermatosokopise -Specialist i Mjeksise Ligjore -ekspert Mjekologjor i te gjitha gjykatave te Kosoves
Babi im e ka semundjen psoriasis, a ka ilaq per sherim? 01/11/2022
Pershendetje, Psoriaza është dermatozë eritemoskuamoze kronike e shpeshtë; i lakmon veҫanërisht bërrylat , gjunjët , kryqet dhe kokën. Prognoza . Psoriaza , konsiderohet si sëmundje e njeriut me gjendje shëndetësore të mirë, pra nuk duhet të jetë farë pengese për një jetë aktive, normale të gëzueshme. I sëmuri duhet ti përshtatet gjendjes , e jo të vuajë shpirtërisht nga shenjat joestetike dhe nga kronicitetit i sëmundjes. Kruarja e lehtë, që disa herë vërehet te psoriaza, nuk është shenjë karakteristike për sëmundjen, por duhet të ketë bazë psikogjene. Psoriazën e karakterizojnë fazat e keqësimit dhe ato të përmirësimit.Sëmundja keqësohet në pubertet dhe në menopauzë. Në familje, në punë, në rrethin shoqëror dalin probleme që të sëmurin e mundojnë shpirtërisht, prandaj edhe sëmundja vie e keqësohet. Përdorimi i alkoolit poashtu e keqëson gjendjen. Zhvillimi i sëmundjes, përveҫ nga shqetësimet shpirtërore, varet edhe nga gjendja e përgjithshme shëndetësore, sëmundjet e tjera, ndikimi i ambientit dhe nga stinët e vitit. Verës gjendja përmirësohet ( veprimi i dobishëm i rrezeve UV), kurse dimrit ajo kqesësohet. Sa më heret që fillon psoriaza , aq më e qëndrueshme është ndaj mjekimit. Terapia e përshtatshme i largon ndryshimet, por ato mund të kthehen në ҫdo kohë.Sëmundja nuk lë pasoja në lëkurë, e as flokët kryesisht nuk i dëmton. Përveҫ trajtave të rralla të psoriazës (pustuloze,eritrodermike, artropatike), për sa i takon jetës, sëmundja e ka prognozën e mirë. Mjekimi i psoriazës është sipmtomatik. Gjatë mjekimit të psoriazës duhet të ndërmerren masa të përgjithsme dhe të aplikohet terapia e përgjithsme dhe ajo lokale(e jashtme).Te psoriaza si te ҫdo sëmundje kronike , për tiu shmangur rezistencës medikamentoze (tachyphilaxis), barnat duhet të ndërrohen kohë pas kohe. Masat e përgjithsme i përfshijnë të gjitha veprimet që kanë për qëllim stabilizimin e shëndetit. Nxitësit e sëmundjes, nëse zbulohen , duhet të mënjanohen. I sëmuri duhet tu shmanget shqetësimeve shpirtërore. Alkoolin nuk duhet ta konsumojë. Këshillohet ushqim jo shumë kalorik, pa ëmëlsira(pa sheqer),me sasi yndyre të zvogluar, por i pasur me pemë e sidomos me perime. Dielli (UV) ndikojnë mirë , për ҫarsyje i sëmuri duhet të qëndrojë verës në natyrë në bjeshkë ose bregdet. Gjatë rrezitjes në diell duhet pasur kujdes, që të mos digjet lëkura, pasi psoriaza lakmon të shfaqet në vendet e lënduara.Këshillohen banjat e ngrohta nga 10 minuta për ҫdo ditë(ujit mund ti shtohet pak NaCl). Më shumë rreth kësaj teme, ju lutem <a href="https://doktorijuaj.com/psoriaza-psoriasis/">klikoni këtu</a>