Ndihma e parë gjatë frakturave
- 02/09/2021
- 0 Pëlqime
- 1789 Shikime
- 0 Komente
NDIHMA E PARË GJATË FRAKTURAVE
Rrezet e para të diellit dhe moti i nxehtë i tërheqin fëmijët e vegjël që ta kalojnë kohën e lirë jashtë shtëpisë. Aktivitetet e tyre më të preferuara janë çiklizmi, rrollerat, luajta me top, vrapimi, por lojërat e tyre shumë shpeshtë mund të përfundojmë me një lëndim ose frakturë. Rrezik shtesë është fakti se fëmijët nuk kanë instinktin e zhvilluar, dhe shpesh nuk dine ta amortizojnë rënien dhe prandaj lëndohen. Për fat të mire, një pjesë të madhe të lëndimeve më së shpeshti janë vetëm lëndime të jashtme, por si duhet të reagojmë nëse vjen deri në një lëndim më serioz.
FËMIJËT JANË GRUPI MË I RREZIKUAR PËR FRAKTURA
Mekanizmi i lëndimit më së shumti është rënie ose goditja e drejtpërdrejt e ekstremitetit. Përveç pacientëve më të vjetër, fëmijët janë grupi tjetër i pacientëve që më së shumti pësojnë fraktura. Veçanërisht theksohet në periudhën e pranverës dhe verës, për shkak të qëndrimit dhe aktiviteteve në vendet e hapura.
LËNDIM I LEHTË OSE FRAKTURË?
Në moshën e fëmijërisë frakturat më të shpeshta janë frakturat në humerusin, nënbërrylin, pastaj fraktura në nëngjurin dhe mbigjurin. Përveç lëndimeve të ekstremiteteve të poshtme, më së shpeshti te fëmijët mund të vijë deri në frakturën e klavikulës. “Gjatë frakturës ka shenjë për ënjtje, dhimbje në vendin e lëndimit, pamundësi për lëvizje të ekstremitetit. Te frakturat e dislokuara më së shpeshti vërehet deformiteti i ekstremitetit ku mund të dëgjohet edhe fenomeni i kërcitjes gjatë tentimit për lëvizjen e ekstremitetit. Gjatë lëndimeve më të lehta disa nga këto shenja nuk paraqiten. Gjithashtu me rëndësi të madhe është edhe mënyra e lëndimit, mekanizmi i lëndimit, me këtë mund të njihet lëndimi i mundshëm” Mjekët këshillojnë me çdo dyshim për frakturë, më të rëndësishme është që të mos manipulohet me ekstremitetin e lënduar. Me çdo manipulim nga personi jo profesional mund të shkaktohen komplikime.
“Menjëherë pas lëndimit është e nevojshme që personi i lënduar ta marrë ndihmën e parë ashtu që ekstremiteti do të imobilizohet me materialet e disponueshme. Bëhet me imobilizim të pjesës së lënduar dhe kyçet mbi dhe nën lëndimin, për shembul në këtë rast të frakturës së nënbërrylit, është e nevojshme që të imobilizohet nënbërryli se bashku me bërrylin dhe kyçin e dorës. Pastaj është e nevojshme që fëmija të transportohen deri në qendrën më të afërt mjekësore ku mund ta marrë trajtimin e duhur mjekësor”
TRAJTIMI
Frakturat në moshën e fëmijërisë mund të trajtohen në disa mënyra, në varësi të lokalizimit të lëndimit, shkallës së dislokimit dhe lakimit, plagëve eventuale shoqëruese të lëkurës në vendin e lëndimit.
TRAJTIM KONSERVATIV: nënkupton vetëm repozicioni I kockës (“rregullimi” i frakturës) dhe vendosja e imobilizimi me longetë të gipsit ose me gips cirkular
REPOZICION PA PRERJE OPERATIVE NËN KONTROLL TË RËNTGENIT DHE OSTEOSINTEZË: Në sallën e operacionit nën kontroll të rëntgenit bëhet repozicioni i kockës dhe fiksimi i fragmenteve të kockës me gjilpëra, pa prerje operative.
REPOZICION ME PRERJE OPERATIVE (operacioni i hapur) dhe Osteosintezë: Repozicion i fragmenteve me prerje operative dhe fiksimi i fragmenteve
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.