Përgatituni për një shtatzëni të shëndetshme
- 15/12/2022
- 1 Pëlqim
- 635 Shikime
- 0 Komente
Madje edhe në momentin para se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë, është mirë që të merrni masa parandaluese, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e fëmijës tuaj të ardhshëm. Së pari duhet të filloni të merrni 400 mg acid folik në ditë. Cidi folik mund të gjendet tek sallata jeshile, tek frutat agrume, fasulja, ndërkohë që acidi folik mund të merret me anë të tabletave me qëllim për të plotësuar sasitë e kërkuara të acidit folik. Acidi folik ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të fetusit që para shtatzënisë.
Është mirë që të vizitoni doktorin tuaj rregullisht disa muaj para se të mbeteni shtatzënë, në mënyrë që të konsultoheni në lidhje me kryerjen e disa vaksinave të caktuara dhe ekzaminime të cilat do t’ju shërbejnë, të filloni me terapi vitaminash prenatale si dhe ta kontrolloni gjendjen momentale shëndetësore.
Më pas, domosdoshmërisht duhet të vizitoni stomatologun tuaj. Stomatologu mund t’ju ndihmojë shumë për të patur një shtatzëni të shëndetshme. Para se të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që dhëmbët dhe mishërat tuaj të dhëmbëve të jenë të shëndetshëm. Kjo është diçka e mirë për shëndetin e fëmijës tuaj si dhe për buzëqeshjen tuaj. Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mishërave tuaj të dhëmbëve, dhe kjo gjë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohëshme.
Përveç të tjerash, mundohuni që të ruani një peshë trupore të shëndetshme. Gratë me një peshë trupore të ulët, mbeten me shumë vështirësi shtatzëna, ndërkohë që gratë me mbipeshë trupore mund të kenë probleme shëndetësore gjatë shtatzënisë siç janë diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Gjithashtu, mundohuni që kryerja e ushtrimeve t’ju bëhet tashmë një zakon. Nëse ndiheni në formë, do t’a kaloni shumë më lehtë periudhën e shtatzënisë. Ushtrimet e rregullta, përdorimi i biçikletës, vrapi apo noti për 30 minuta në ditë,janë të rekomanduara në periudhën e parashtatzënisë.
Nga ana tjetër, bëni kujdes me sasinë e konsumimit të kafeinës, si dhe ndaloni pirjen e duhanit dhe të alkoolit. Një filxhan kafe në ditë, nuk do ta dëmtojë fetusin tuaj, por gjithësesi, bëni kujdes që të mos e teproni me pirjen e saj. Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së paralindjes, rrit rrezikun e lindjes së parakohëshme me një peshë të ulët trupore. Gjëja më e mirë është ta mënjanoni krejtësisht alkoolin nga tryeza juaj, nëse keni vendosur të planifikoni shtatzëni. Pirja e alkoolit gjatë periudhës së shtatzënisë mund të shkaktojë shumë çrregullime tek fëmija.
Ky informacion nuk do të zëvendsojë këshillen e një doktori. Lista doktorëve është dhënë si një lehtësi për ju. Ajo nuk është menduar si një rekomandim. doktorijuaj.com hedhë poshtë çdo garanci ose detyrim për përdorimin tuaj të këtij informacioni, pa konsultimin e drejtëpërdrejte me doktorin. Përdorimi i këtij informacioni do të thotë se ju pranoni kushtet e përdorimit. Se si u zhvillua ky informacion për t'ju ndihmuar që të merrni vendime më të mira shëndetësore.