

Doktorët në Bord
Rreth “Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare”
QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.
Aktivitetin tonë e realizojmë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), 14-të Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
15-të Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësore janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.
MISIONI
Përmirësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës, përmes rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe kosto-efektivitetit në të gjitha njësitë organizative të QKMF-së.
VIZIONI
Shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta në tërë territorin e komunës së Prishtinës, të mbështetura në standarde të verifikuara ndërkombëtare.
Ndrrimi i natës 19:00 – 07:00
Mjekësia Familjare 07:00 – 20:00
Vaksinimi 07:00 – 20:00
SISH 07:00 – 15:00
Mjekësia Punës 07:00 – 15:00
QMG 07:00 – 15:00
Shërbimi Pediatrik 07:00 – 20:00
Shërbimi Specialistik 07:00 – 15:00
DSM07:00 – 13:30
Shërb. Radiologjisë 07:00 – 13:00
Laboratori 07:00 – 20:00
Shërbime të Ofruara









