Doktorët në Bord
Rreth “Spitali i Përgjithshëm Pejë”
HISTORIKU I SPITALIT TË PËRGJITHSHËM NË PEJË
Bërthama e parë e shëndetësis në Komunën e Pejës daton ngaviti 1920. Me 5 qershor të vitit 1925 duke pasur parasysh situatën e rëndë të shëndetësisë kosovare merret qëndrimi që të themelohet shërbimi higjieniko-epidemiologjik në Pejë me ndihmën e fondit “Rockfeler” nga SHBA dhe me këtë datë janë vënë bazat e Mjekësisë Preventive në Kosovë andaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe sot.
Në vitin 1944 shëndetësia zhvillohet në një shtëpi private të atëhershme të quajtur KULLA E BEGUT. Ka qenë qendër e ofrimit të ndihmës shëndetësore të pacientëve me patologji të ndryshme.
Nëvitin 1944 vije mjeku i parë kirurg nga Shqipëria i cili ofron ndihmën mjekësore në kushtet e rënda të pasluftës.
Në vitin 1947 lëshohet në punë pas renovimit ndërtesa e lëshuar nga forcat ushtarake italiane afër Stacionit të Trenit e cila ndërtesë ka shërbyer si spital i qytetit gjerë në vitin 1974.
Në afërsi të ish Entit Higjienik kanëqenë dy ndërtesanjë katëshepërdhese disa dhomëshe, njëra prej tyre e dedikuar për sëmundje infektive ndërsa tjetra për sëmundje të lekurës. Kuadri vendor për ofrimin e ndihmës mjekësore ka qenë deficit kështu që kuadri i ardhur nga regjionet përrreth si nga Shkupi e vende të tjera ka qenë i involvuar në punë për një kohë të gjatë për lëmitë e ndryshme.
Në kompleksin e shëndetësisë pejane ka funksionuar me dekada Spitali per shërimin e Tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive”ALI KELMENDI” i cili ka dhënë kontribut të madh në shërimin e sëmundjes së tuberkulozit për pacientët jo vetëmnga Peja dhe regjioni i Pejës por edhe për pacient nga tërë Kosova pasi ka ushtruar funksionin e sonatoriumit.
Duke marrë parasysh mungesën e kuadrit vendor dhe situatën e rëndë
Shëndetësore pas luftës së dytë botërore kontribut të madhë kanë dhënë kuadrat siç janë:
Dr. Shefqet Lika, Dr. Nexhdet Qavolli, Dr. Skender Hajdari, Mustafë Ademaj, Dr.Binak Kastrati, Dr. Mahir Morina, Dr. Shaban Berisha, Dr. Shefqet Loci, Dr. Shemsedin Agusholli etj.
Spitali ii Përgjithshëm në Pejë është i ndarë në dy tërësi fizikisht të ndara.
Blloku Kirurgjik i lëshuar në punë në vitin 1974 ku përfshihen të gjitha repartet e Bllokut Kirurgjik dhe Diagnostika.
Dy vite më vonë në vitin 1976 lëshohet Blloku Internistik i cili përfshinë në vete të gjitha repartet për shërimin e sëmundjeve të brendshme.
Peridha prej vitit 1991 e deri në qershor të vitit 1999 ishte periudhë e viteve të stagnimit të Shëndëtsisë publike në Pejë për shkak të masave të dhunshme të futura edhe në Spital nga pushteti i atëhershëm i Serbisë.
Me aplikim e masave të dhunshme në Spital kuadri i ri shqiptar nuk është pranuar kështu që ka qenë periudhë e stagnimit në aftësimin e kuadrave të reja.
Viktimë e terrorit të pushtetit të atëhershëm të Serbisë kanë rënë edhe dy mjekë pejan — Dr. Nuradnin Ceka Zejnullahu — internist dhe Dr. XhevatGashi — mjekësia e përgjithshme.
Spitali pas vitit 1999
Me angazhimin maksimal të personelit mjekësor nga qershori i vitit 1999 ka qenë fillimi i aktivizimit të punës në Spital praktikisht nga zeroja, pa pajisje, me objekte t papërshtatshme për punë, pa material sanitar, pajisje mjekësore të demoluara dhe me kuadër deficitar.
Drejtues i Qendrës medicionale që udhëheqte me shëndetësinë në Pejë në atë kohë ishte Dr.Ali Berisha ndërsa që Drejtori i parë i Spitalit pasluftës ishte Dr.Isa Kaliqani. Më pastaj Drejtor i Spitalit ishte Dr.Skender Dreshaj ndërsa që aktualisht Drehjtor është Dr.Fazli Shala
Duhet cekur se në rifillimin e punës së Spitalit dhe deri në rimëkëmbjen e Shëndëtsisë pejane ndihmë të madhe kanë dhënë Organizatat ndërkombëtare kryesisht Italiane në mbikqyerjen e “KOOPERACIONIT ITALIAN” si dhe Organizata Franqeze “MJEKET PA KUFI” duke investuar në adaptimin e objekteve shëndetësore, pajisje por edhe në trajnimit e stafit shëndetësorë.
Pas fazës emergjente të pasluftës pas donacioneve kanë filluar investimet nga buxheti i Spitalit nga ana e Ministritë së Shëndetësisë si dhe nga Ministritë e tjera dhe tashmë mund të themi se Spitali është në një gjendje relativisht të mirë të objekteve dhe pajisjeve e sidomos të stafit shëndetësorë që të ofroj shërbime cilësore për banorët e Rajonit të Pejës.
Repartet – Njësitë me shërbimet që ofrojnë
Nr. | Reparti/Njësia | Numri i Mjekëve | Numri i Infermerieve | Shërbimet që ofrohen |
Reparti Gjinekologjik me Obstetrik | 12 | 23 | Trajtimi i pacientëve me probleme gjinekologjike – obstetrike duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialistike; – Udhëheqja e lindjes normale dhe monitorimi ne tri fazat e lindjes. – Përgaditja e pacienteve për sekcio cezare; – Kryerja e kiretazhes , abortet,pastrimi I plagëve,heqja e penëjve,dorzimi I biopsis ruajtja e marialeve; – Matja e parametrave tek pacientet, Ctgçdo shtatëzanes, marrja e anamnezes se pacientes pranimi i pacjenteve etj – Aplikimi I terapis Im.iv.sc ne tri rep salla,sc,gjin.; – Kateterizimi tek pacientet me operacion; – Marrja e analizave dhe dorzimi ne laborator; – Injejktimi i ampulles Rogam te pacientet me Grup gjakut negativ gjat shtatzanis me udhzim nga mjeki , dhe pas lindjes nese beba del Rh pozitiv; – Aplikimi ì Transfuzionit; – Pastrimi i pac me s/c që janë të pa lëvizshme; – Shërbime të tjera infermierike dhe administrative. |
|
Reparti Neonatologjik | 4 | 12 | Trajtimi i foshnjave të porsalindur duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialistike; – Pjesëmarrja e mjekut dhe motrës në lindjet normale, lindje me prerje cezariane dhe ofrimi i kujdesit te te porsalindurit(lirimi i rrugeve te frymëmarrjes, mbrojtja termale, stimulimi , ne rast nevoje reanimimi shkon deri ne intubim me ventilim + masazhe kardiake dhe adrenalin; – Ordinimi i Vitamines K , matja e mases trupore, gjatesise, perimetrit te kokes, gjoksit; – Vendosja ne gji te te porsalindurit 30min deri 1 ore pas lindjes; – Trajtimi i te porsalindurit ne NJKI dhe monitorimi 24 oresh, aplikimi i O2 te lire, O2 maske, CIPAPIt; – Vendosja e vijes venose, marrja e analizave laboratorike, SAB, vendosja e SNG; – Aplikimi i fototerapise, terapise inhalatore, antibioterpise se nevojshme( i.v.); – Dhenia e vakcines se BCG , Hepatit B te te porsalindurve ne spitalin tone dhe dhenia e BCG te porsalindurve jashte spitalit; – Vizita kontrolluse rutinore ne diten e trete te lindjes te te gjithe te porsalindurve me rruge normale; – Rihospitalizimi i te porsalindurve me probleme deri ne diten e 28 te lindjes. |
|
Reparti Pediatrik | 5 | 14 | Trajtimi i pacientëve me probleme gjinekologjike – të moshës deri në 18 vjet duke ofruar shërbimet si: (Matja e temperatures,matja peshes)
– Vizitat Specialistike; – Dhënja th.im,iv; – Inhalimet; – Aspirimet; – Ekg; – Marja e gjakut per analiza; – Marja e gjakut per transfuzion; – Monitorimi pac, etj |
|
Reparti Kirurgjik | 8 | 12 | Trajtimi i pacientëve me probleme kirurgjike duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialistike; – Marrja e të dhënave të pacientit (Anamneza e semundjes); – Përgaditja e pacientit para operacionit varet nga natyra e semundjes operacioni mundet me qene urgjent dhe elektiv; – Trajtimi postoperativ (trajtimi i dhimbjes,monitorimi i shenjave vitale,mobilizimi i pacientit,mirmbajtja e SNG,drenazhave; – Trajtimi i plagëve pas operacionit,heqja e drenave,mirembajtja e kollestomes,trajtimi i plagve nga djegjet,mjetet e mbrehta etj. – Trajtimi i te gjitha llojeve te kafshimeve:gjarper,qen etj.; – Shërbimet ambullantore, përgaditja e pacientit per CT,Rtg,Eho abdomeni,kollonoskopi,gastroskopi,spirometri ; – Aplikim i terapis (IM,IV,S/C); – Marrja e analizave laboratorike,aplikimi i klizmes rektale, EKG, kateterizimi urinar,punktimi (asciti) etj; – Konsultimet e mjekve nga Repartet tjera; |
|
Reparti Ortopedik | 3 | 10 | Trajtimi i pacientëve me probleme ortopedike duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialitike; – Kryerja e operimeve të hapura tek frakturat; – Vendosja trakcioneve kutan, vendosja e gipsit, kateterizim dhe klizma; – Aplikimi i terapise (I.V, I.M, S.C) Transfuzion, matja e parametrave vital; – Intervenime me anestezion lokal ne repart dhe pastrimi i plageve; – Marrja e analizave laboratorike, matja e glikemis, dhenia e insulines; – Bartja e pac. ne RO kabinet dhe diagnostike; – Përgatitja e pacientit para intervenimit; – Kujdesi post-operativ dhe monitorimi i pacientit; – Higjiena personale tek pacientat me fraktura dhe tek te palevizshmit; – Sherbime administrative dhe ambullantore. |
|
Reparti Urologjik | 5 | 7 | Trajtimi i pacientëve me probleme urologjike duke ofruar shërbimet si:
-Vizitat Specialitike; -Intrvenimet e hapura kirurgjike; -Intrevenimet Endoskopike; – Perpunimi i Plages; – Kateterizimi i fshikes se urines; – Zgjerimi i Uretres; – Klizma; – Pyelografia Retrograde; – Cystouretrogrami retrograd |
|
Reparti ORL | 8 | 4 | Trajtimi i pacientëve me probleme të ORL-së duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialistike; -Pastrimi dhe përpunimi i plagëve, – Nxjerrja e trupave te huaj ne rruget e siperme te frymemarrjes, -Nxjerrja e trupave te huaj nga ezofagu, – Menaxhimi i gjakderdhjeve nga rrugët e sipërme të frymarrjes, – Audiometria, – Timpanometria, – Otomikroskopia, – Endoskopia e rrugeve te siperme te frymemarrjes, – Operimi I tumoreve siperfaqesore te lekures je koke dhe qafe – Operimi I bajameve te femijet dhe te rriturit, – Operimi I adenoidit dhe polipozave te hundes, – Operimi I perdes dhe konkave te hundes, – Operimi I sinuseve permes endoskopise- FESS, – Trajtimi I abceseve ne koke,qafe dhe orofaring, – Trakeotomia urgjente dhe nderrimi I kanillave, – Shiqime nga fusha e Orl-se ne ambulanten specialisitike ( otoscope,rinoskopi,orofaringoskopi,laringoskopi indirekte etj) § Sherbimet maksillofacial – Operimi I frakturave ne regjionin maksillofacial, perfshire Le Fort dhe ato panfaciale, – Operimi I ndryshimeve tumorale, me lokalizim te indeve te buta apo ne kocka ne regjionin maksillofacial dhe te qafes, – Rekonstruimi I defekteve kockore me kocka autogjene apo alllogjene, rekonstruimi I defekteve te indeve te buta me llambo lokale apo regjionale, – Trajtimi I infeksioneve dentogjene dhe Jo dentogjene ne regjionin maksillofacial dhe te qafes, – Trajtimi I personave me nevoja te veçanta te cilet nuk mund te trajtohen ne polikliniken stomatologjike, – Gadishmeria mujore per raste urgjente, – Shërbimet në ambulanten specialistike, – Asistimi dhe kordinimi me specialistet e orl-es. |
|
Reparti Oftalmologjik | 3 | 4 | Trajtimi i pacientëve me probleme oftamologjike duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialistike; – Ekzaminimi i pacientit me shpallt; – Heqja e trupave te huaj; -Matja e tensionit te syrit;4.Intervenimet per chalazion; -Intervenimet për cataract; – Intervenimet per pterygium; -Intervenimet per xanthelasma; -Intervenimet per TU; – Aplikimi intraviteral i avastines; -Caktimi I dioptris. |
|
Reparti Internistik | 10 | 15 | Trajtimi i pacientëve me probleme internistike duke ofruar shërbimet si:
– Viziat Specialistike; – Matja e glukemis dhe dhënja e insulines; -EKG; -Monitorimi i shenjave vitale; – Realizimi i programeve ditore readiologjike dhe diagnostike; – Aplikimi i terapis(I.V, I.M,S.C); – Transfuzionet; -Pergaditja e pacientit për dializ; – Kateterizimi,Klizma; -Edukimi i pacientave për diabet; – Marrja e analizave laboratorike; |
|
Njësia Koronare | 5 | 16 | Trajtimi i pacientëve me probleme kardiake duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Specialistike; – Ekektrokardiogrami; – Ergometria (stres testi); – Ehokardiografia(echo e zemrës) – Goditja elektrike e jashtme e zemrës(Defibrilimi); – Aplikimi i medikamenteve(Fibrinolitike,Antikuagulant,Nitrite intravenoze,Antiaritmik,Medikamente për përballjen e shokut kardiogjen); – Marrja e Analizave Laboratorike; – Planifikimi i procedurave diagnostike(Rtg,echo e abdomenit,ct,Gastroskopi,Kollonoskopi); – Matja e shenjave Vitale; – Monitorimi,Kateterizimi,Transfuzionet,Klizma,Oksigjenoterapia; – Trajtimi i rasteve Emergjente me Sindrom acut koronar,përciellja dhe transferi i tyre ne Qkuk. |
|
Reparti Dermatovenerologjik | 3 | 6 | Trajtimi i pacientëve me probleme dermatovenerologjike duke ofruar shërbimet si:
– Vizita Specialistike; |
|
Reparti Infektiv | 2 | 7 | Trajtimi i pacientëve me probleme të sëmundjeve infektive duke ofruar shërbimet si:
– Vizita Specialistike; – Marrja e gjakut për analiza laboratorike; – Aplikimi i barit(sc im iv); – Aplikimi i transfuzionit,plazem; – Vendosja e kateterit urinar; – Monitorimi i pacientit ne respirator; – Punksioni lumbal; – Klizma; – Inhalimi; – Testimi dhe raportimi i rasteve me Covid 19 |
|
Reparti Pneumoftiziogjik | 4 | 10 | Trajtimi i pacientëve me probleme pulmologjike duke ofruar shërbimet si:
Rep.Pulmologjise – Vizita Specialistike; – Spirometria-ekzaminimi funksional i mushkrive; – Testet e PPD-së; – Punksioni pleural; – Ekzaminimet radiologjike dhe ehosonografike; – Ekzaminimi i sputumit te pacienteve per TB ne Bk,Genexpert,Loë; – Mbajtaja e evidences se pac me Tb ne regjistrat e rrethit; – Regjistrimi i pac ne SIM-Tb; – Perpunimi i kontakteve te pac me Tb; – Testimi i pac me Tb per HIV; – Mjekimi i pac me Tb-MDR. |
|
Reparti Neurologjik | 6 | 10 | Trajtimi i pacientëve me probleme neurologjike duke ofruar shërbimet si:
– Vizita Specialistike; – EEG , dhe EMNG; – Aplikimi i terapis ( iv,im sc,intr dermale dhe peros ; – Monitorimi; – Matja e parametrave vital.tension,02 dhe puls; – Kateterizimi; – Klizma; – Marja e gjakut për analiza lab oratorik; – Dhënja e transfuzionit etj |
|
Hemodializa | 2 | 19 | Trajtimi i pacientëve me probleme që tashmë janë në hemodializë duke ofruar shërbimet si:
– Përgatitja e aparatit për hemodializë; – Përgatitja e pacientit për program të Hemodializës; – Përcjellja e gjendjes gjatë tretmanit dhe ordinimi i terapisë; – Verifikimi i vazhdueshëm i peshës trupore, dhe shenjave vitale si dhe kujdesi permanent nga infeksioni; – Dhënja e këshillave nga Mjekët Specialist për kujdesin që duhet të ketë pacienti deri në tretmanin e ardhshëm; – Mirëmbajtja e qasjes vaskulare; – Marrja e mostrave për analiza laboratorike; – Dhënja e këshillave për mënyren e ushqimit dhe aktivitetit fizik që duhet të kenë pacientët; |
|
Reparti Psikiatrik | 4 | Trajtimi i pacientëve me probleme psikiatrike duke ofruar shërbimet si:
– Ekzaminimi psikiatrik; – Psikoterapi (individuale, grupore, familjare) – Psikoedukim; – Aolikimi i terapisë medikamentoze – orale dhe parentale; – Programi i trajtimit mbajtës më Metadon; – Observimi Intermitent i pacientëve (dhoma e izolimit); – Kateterizimi dhe analizat laboratorike e diagnostike etj; |
||
Emergjenca | 2 | 31 | Trajtimi i secilit rast urgjent duke ofruar shërbimet si:
– Intubimi reanimimi i pacientit; – Monitorimi; – Qepjet përpunimet e plagëve ; – Vendosja e gipsit; – Vendosja e sondes nazogastrike; – Marrja e gjakut per analiza; – Ekg; – Klizmat; – Kateterizimet; – Vendosja e drenit torakal; – Punctimet te rastet me ascit; – Dhenja e terapis iv im sc ; – Transferet QKUK. |
|
Kujdesi intenziv | 10 | Trajtimi i pacientëve pos operativ duke ofruar shërbimet si:
– Aplikimi i terapise (im,iv,sc); – Monitorimi i pacienteve post-operativ; – Aplikimi i transfuzioneve; – Vendosja e kateterit urinar; – Pastrimi dhe mirembajtja e pacienteve me Collostomae; – Marrja e gjakut per analiza laboratorike; – Transferi i pacienteve per ne QKUK; – Monitorimi i pacienteve ne respirator; – Pastrimi i plageve,heqja e drenave tek pacientet e operuar – Pastrimi,kujdesi tek pacientet ne Koma Vigjile,trakeostome e etj.. |
||
Sallat e operacionit | 19 (instrumentar/e) | – Përgaditja e të gjitha sallave për operacion;
– Kontrollimi dhe dezinfektimi materialit për operacion; – Sterilizimi i të gjitha instrumenteve të cilat përdoren në operacion; – Shpërndarja e materialit steril nëpër salla; – Kontrollimi i përditshëm i aparaturës përkatëse të reparteve që kanë qasje në salla · Kirurgji – Llaparaskopi · Ortopedi – Artroskopi dhe radiografia operative · Urologji – Endoskopi · ORL – Endoskopi me FESS · Gjinekologjia – Histreskopi – Instrumentimi dhe asistimi në mënyrë aseptike; – Hapë dhe mbyll kutiat sterile (çarçafat , kompresat abdominale, kompresat, instrumentet)dhe reagon në kërkesat e kirurgit; – Bënë lidhjen e plagës në fund krahas rregullave të asepses; – Marrja e strishove mujore të personelit; – Pastrimi gjeneral i sallave (çdo muaj) – Sterilizimi i përditshem i materialit për të gjitha repartet |
||
Anestezioni | 8 | 11 | Përgatitja dhe mbikqyerja e operimeve duke ofruar shërbimet si:
– Anest:I Pergjithshem(APET); – Anest:Spinale; – Anest:Intravenoze(A.I.V)(Rep.Gjinekologji,RÖ Kabineti,Gastroentorologjia,Ortopedi etj); – Anest:Inhalator; – Vendosja e Kateterit Qendror Venoz (KQV); – Aplikimi i sondes Nazogastrike ne Rep.të ndryshme; – Transferet ne QKUK; – Reanimimet Cardiopulmonare; – Kyqja dhe monitorimi I pacienteve ne Respirator ne Kujdesin Intenziv. |
|
Mikrobiologjia | 3 | 4 (Laborant) | Kryerja e analizave si:
– Ekzaminimi mikroskopik e Pap testeve; – Citologjia e urinës; – Citologjia e lëndut (Ascetit); – Citologjia e lëndut pleural; – Citologjia e pshtymës etj. |
|
Laboratori | 3 | 17 (Laborant) | Kryerja e analizave si:
– Shërbimet në Amb.Spec (minimum 60 pacientë ambullantor) – Shërbimet 24 orëshe -Urgjenca(24h me shumë parametra në shêrbim të Emergjences si dhe reparteve tona); – Egazaminim e urinave; – Teste të hemostazes; – Analizen e D-Dimerit për pacientët e hispitalizuar; – Analizen e PSA; – Analizen e Troponines; – Okult teste(Adller Ëeber); – Analizat Hematologjike(Shumë parametra); – Analizat Biokimike(Shumë parametra). |
|
Ro Kabineti | 2 | 12 (teknik radiologjis) | Kryerja e shërbimeve diagnostike të radiologjisë si:
– Radiografit e te gjitha kockave ne trupin e njerit ne Spital dhe Ambulancen specialistike. – Radiografit me aparat mobil nete gjitha repartet me pacjenta te pa levizshem. – Radiografit me ct po ashtu te gjitha organeve ne trupin e njeriut. – Aplikimi i kontrastit i.v me shiring automatik dhe me menyre manuale. – Radiografin intravenoze u.i.v – Radiografin H.S.G me prezenc te Gjinekologut. – Mamografian te gjinija femrore dhe mashkullore. – Ultrazeri i abdomenit i veshkeve. – Ultrazeri i mamave; – Ultrazerit i scrotumit. |
|
Farmacia | 3 | 4 | – Bënë planifikimin e rregullt të shpenzueshmërisë së barnave për tu furnizuar me kohë;
– Siguron deponimin dhe ruajtjen adekuate te barerave, – Përcjell kalimin e afatit te barnave dhe me kohë këto barna i largon prej përdorimit në rast skadence; – Bënë shpërndarjen e barnave dhe mjeteve ndihmëse në Repartet; – Bënë pranimin dhe magazinimin e barnave nga Kompanitë furnizuese; – Përpunojnë barnat, serumeve, DDD dhe materialin tjeter sanitar; – Kujdeset për mirëmbajtjen dhe kushtet në barnatore; – Mban dokumentacionin, evidencat dhe reportet e rregullta në barnatore; – Bënë raportimin e rregullt ditore ne MSH.per furnizimin e rregullt me barna; |
|
Terapia fizikale me rehabilitim | 1 | 4 (fizeteraput) | Trajtimi i pacientëve me probleme fiziatrike duke ofruar shërbimet si:
– Vizitat Fizaktrike; – Kinezoterapia; – Elektroterapia; – Medio DIF; – Ultrezëri; – Magneta Pulsor; – Media laser combinime; – Shërbime fiziatrike në reparte; – Kontrollat etj. |
|
Amb. Specialistike | 8 | – Vizitat Specialtike;
– Pastrimi i plagëve; – Rëntgeni dhe mamografia; – Laboratori; – Eho; – EEG, EMNC; – Gastroskopi; – EKG; – Lidhje plagësh; – Heqja dhe vënja e gipsit; – Audiometria; – Pastrimi i veshve; – Kateterizime; – Ctg, Papa test, echografija, strisho vaginale etj |
Shërbimet ambulatore
Ofrohen gjatë ditëve të punës dhe ato shërbime janë:
– Vizita mjekësore Specialistike;
– Shërbime radiologjisë: Rëntgen, EHO, Mamografi, CT,;
– Analiza Laboratorike;
– Shërbime të EEG, EMN, Gastroskopi;
– Injekcione e lidhje plagësh;
– Shërbime tjera të Infermerisë.
Shërbimet administrative që ofrohen:
– Rregjistrimi, procedimi dhe arkivimi i të gjitha shkresave;
– Kryerja e shërbimeve administrative për palët;
– Lëshimi i dokumentacionit të arkivuar sipas kërkesave të palëve dhe Institucioneve përgjegjëse;
– Grumbullimi i të dhënave dhe përgatitja e raporteve;
– Kryerja e procedurave të Prokurimit;
– Procedimi dhe evidentimi i të gjitha pagesave dhe procedurave të pagesave që kryhen;
– Rekrutimi i Personelit;
– Zbatimi i akteve juridike dhe përfaqësimi i Spitalit para organeve ligjëzbatuese;
– Kryerja e shërbimeve administrative për Personelin etj;
Numri kontaktues i Spitalit dhe E-maili:
045126111
spitalipeje@gmail.com
Numri kontaktues i ambulancave specialistike:
044440834