Doktorët në Bord
Rreth “Spitali i Përgjithshëm Ferizaj”
Spitali Pergjithshëm i Ferizajt ka Këshillin Drejtues, të përbëre nga drejtori ekzekutiv, drejtori mjekësor, drejtori infermierisë dhe drejtori administratës.
– Spitali i qytetit ka zanafillën nga 15 qershori i vitit 1999, ditën kur Spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftëss vendosen në njerin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali. Spitali punën e ka nisur me tri repartet:
Urgjenca,Gjinekologjia dhe Kirurgjia.
– Fillimisht në marrëdhënie pune kanë qenë 110 punëtorë, prej tyre: 11 mjekë specialistë, 7 mjekë në specializim, dhe pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo -mjekësor. Për një kohë Spitali Rajonal i Ferizajit qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës). Në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizajt. Me ligjin e ri për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.
– Ndërsa sot Spitali Ferizajt posedon disa repartee dhe shërbime, siç janë; Emergjenca, Interno, Pediatria, Kirurgjia, Gjinekologjia, Neonatologjia, salla operative, Ortopedia, Urologjia, laboratori, Hemodializa, Barnatorja qendrore. Kurse Ambulanca Specialistike ofron këto shërbime sipas ditëve përkatëse;
E hënë; kardiologun, endokrinologun, neurologun, pulmulogun, ORL-në, ortopedin, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterelogu, reumatologu, urologu,psikologu.
E martë; kardiologun, endokrinologun, dermatologun, pulmulogun, ORL-në, ortpedin, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterologu, reumatologu, alergologu, urologu, psikologu.
E mërkurë; kardiologun, endokrinologun, pulmulogun, ORL-në, ortpedin, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterologu, reumatologu, psikologu.
E enjte; kardiologun, endokrinologun, pulmulogun, ORL-në, fiziatrin, alergologu, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterologu, reumatologu, urologu, psikologu.
E premte; kardiologun, endokrinologun, ORL-në, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, urologu, neurologu, ortopedi, psikologu.
Si shërbime administrative që ofrohen janë; personeli, SISH-i, Financat, prokurimi, zyra pasurisë, arkiva, depo qendrore, arka, dhe shërbimet tjera teknike.
Spitali Ferizajt ka 301 puntorë në total; Mjekë 82, Infermierë 158, tjerë 58
Kontakti spitalit; 0290/321-262
Email: spitaliferizaj05@gmail.com
Kontakti ambulances specialistike: 044/666-459